Justice

Program i Integruar i Studimeve në Ciklin e Dytë Master i Shkencave në “Drejtësi

Zgjidhja ideale për një karrierë të sigurt në fushën juridike

Programi Master i Integruar në Drejtësi është një cikël 5-vjeçar studimesh që bashkon në një trajnim të vetëm nivelin bachelor dhe master, duke përgatitur profesionistë të plotë dhe të kualifikuar në drejtësi.

Duration: 5 (pese) vite akademike

Credits: 300 kredite

Zhvillimi i aftësive analitike të sistemit juridik shqiptar, duke zhvilluar kështu njëkohësisht edhe aspektet krahasimore me realitetin juridik të vendeve të tjera.

Pse të zgjedhësh këtë program?

  1. Diplomë e unifikuar dhe e fuqishme: Mundëson hyrjen direkte në profesionet e drejtësisë si avokat, gjyqtar, prokuror, noter, përmbarues, etj.
  2. Përgatitje teorike dhe praktike: Ofron njohuri të thelluara në të gjitha fushat e së drejtës dhe përfshin praktika profesionale në institucione ligjore dhe organizata nderkombetare dhe lokale.
  3. Në përputhje me standardet europiane: Harmonizuar me legjislacionin e BE-së, diploma juaj njihet më lehtë në vendet europiane.
  4. Shanse të larta punësimi: Diploma kërkohet nga sektori publik, bizneset, organizatat ndërkombëtare dhe OJF-të.
  5. Bazë për specializime të mëtejshme: Mundësi për doktoraturë apo programe të avancuara në të drejtën civile, penale, administrative, ndërkombëtare etj.

Kujt i përshtatet?

Studentëve që janë të motivuar të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme, me ndikim    dhe integritet në sistemin e drejtësisë.

Ku mund të aplikosh?

Programi ofrohet nga Department of Justice, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike, Universiteti Aleksander Moisiu Durres.

E ardhmja juaj në drejtësi fillon sot!

Zgjidh Masterin e Integruar në Drejtësi – një hap i sigurt drejt suksesit profesional dhe shërbimit ndaj shoqërisë.

en_USEnglish