Dokumentacioni për Aplikim në Programet Master Profesional dhe Master i Shkencave, Viti Akademik 2022-2023

Universiteti "Aleksandër Moisiu"

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës njofton të gjithë të interesuarit për të aplikuar për Master Profesional apo Master i Shkencave se duhet të paraqiten personalisht, ose nëpermjet personit të autorizuar prej tyre, për të dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse:

  1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me orjginialin, ose, në mungësë të saj, të një dokumenti tjetër ztar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
  2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njëhsuar me origjinalin(noterizuar),e konfirmuar nga (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar Shkollen e Mesme para vendimit nr.876, dt.03.11.2010 paraqesin Deftesën e Pjekurisë (origjinal ose e noterizuar dhe e konfirmuar nga DAR/ZA).Nëse nuk ka ka dëftesë pjekurie paraqet dublikatë të lëshuar nga Drejtoria e Shkolles së Mesme e konfirmuar nga DAR/ZA, ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
  3. Formular aplikimi (sipas formatit të Shtojcës nr. 5)
  4. Fotokopje dokumenti identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  5. Dy fotografi

Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj:

  1. a) dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Shqipëri

Data të rëndësishme:

  • Me datë 20 shtator,2022fillon procesi i aplikimit deri më datë 18 tetor,2022.
  • Me datë 03 nëntor,2022afishohen listat e aplikantëve fitues.
  • Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në IAL, brenda  tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.
  • IAL-ja detyrohet të shprehet me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.
  • Me date 17 nëntor 2022 bëhet regjistrimi përfundimtar i aplikantëve fitues.
  • Me datë 19 nëntor,2022shpallet në ambiente të dukshme listën emërore të kandidatëve të regjistruar.

 

Leave a Reply

This will close in 0 seconds

sqAlbanian