Ceremonia e Diplomimit

Ceremonia e Diplomimit e studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës 29 Shtator 2023.

Të dashur studentë, të diplomuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në vitin akademik 2021-2022!

Për të festuar fundin e një tjetër kapitulli të suksesshëm në jetën tuaj akademike për përfundimin e studimeve, në të dyja ciklet, Bachelor dhe Master, për vitin akademik 2022-2023, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, organizon një ceremoni të përbashkët diplomimi me të gjithë studentët e njësive bazë përbërëse të UAMD-së!

🗓️Ceremonia e Diplomimit do të zhvillohet në datën 29 Shtator 2023, ora 17:00, në Kampusin Universitar, Spitallë!

Veshjen e ceremonialit mund ta tërhiqni deri në 28 Shtator, në katin e parë, salla 014, godina qëndrore Currila, nga e hëna në të premte, ora 09:00- 13:00! Për të tërhequr veshjen e ceremonialit nevojitet karta e identitetit!

Ju faleminderit!