Në datën 12 maj 2025, ora 09:30, në sallën e konferencave të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI) dhe EURAXESS, organizon një INFO DAY dedikuar programeve europiane të kërkimit dhe inovacionit.
Ky aktivitet synon të informojë stafin akademik, kërkuesit shkencorë dhe studentët mbi mundësitë e financimit dhe përfshirjes në programet ndërkombëtare të kërkimit dhe inovacionit të mbështetura nga Bashkimi Europian. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me praktikat më të mira dhe të bashkëbisedojnë me ekspertë të fushës.