Zhvillimi i Programit të Përbashkët Rajonal Master në Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mjedisit Detar – MEP&M

Në Fakultetin e Detarisë në Kotorr të Universitetit të Malit të Zi, në periudhën prej 11 deri më 12 korrik 2023, u mbajt pjesa e dytë e trajnimit në lidhje me aspektet organizative dhe procedurale të zhvillimit të kurseve të mësimit online/blended, si metoda novatore të mësimdhënies dhe të nxënit duke përdorur teknikat elektronike. Ky aktivitet u zbatua si pjesë e projektit Erasmus+ të quajtur “Zhvillimi i Programit të Përbashkët Rajonal Master në Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mjedisit Detar – MEP&M”.

Trajnimi u krye nga kolegë të Universitetit të Lubjanës, ndërsa eksperimentet u kryen në pajisjet që janë marrë për këto qëllime. U prezantuan funksionalitetet e platformës Moodle dhe Big Blue Button, të cilat nuk përdoren në universitetet partnere në Shqipëri.

Trajnimi, i cili i dedikohet formatit të kombinuar të mësimdhënies, u ndoq edhe nga stafi pedagogjik i Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës dhe Universitetit “Ismail Qemali”  Vlorë.
sqAlbanian