Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Saarland në Gjermani (https://www.uni-saarland.de/).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Master.
Numri i kuotave:
• 4 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike për Kërkim Shkencor për temë diplome (3 muaj)
Afati i aplikimit deri: 13 Dhjetor 2022.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Saarland, Gjermani:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
– Abstrakt mbi temën e diplomës
– Plan kërkimi (research plan) për temën e diplomës
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 275 Euro Transporti.