Programi Global UGRAD 2023-2024

Programi Global i Shkëmbimit Undergraduate (Global UGRAD) ofron bursë për një semestër të studimeve akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim, për të rinj nga grupe të ndryshme, studentë me potencial në lidership. Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe synon të rekrutojë pjesëmarrës nga prejardhje të nënpërfaqësuar, të cilët nuk kanë pasur mundësi të tjera për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Aplikantët e suksesshëm do të kenë një ekspozim në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA, si dhe mundësi për të rritur aftësitë e tyre profesionale. Programi është mjaft konkurrues dhe i bazuar në merita. Finalistët do të zgjidhen në bazë në arritjeve akademike, potencialin e tyre në lidership dhe gatishmërinë e tyre për studim në Shtetet e Bashkuara.

Të gjithë pjesëmarrësit do të regjistrohen në lëndët e nivelit bachelor me kohë të plotë, të zgjedhura nga programi mësimor ekzistues i institucionit të tyre pritës. Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të marrin një lëndë në studime amerikane me 3 kredite për një kuptim më të mirë të Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit do të jetojnë në mjediset e strehimit në kampus me studëntë amerikanë dhe do të kërkohet të marrin pjesë në njëzet orë shërbim komunitar. Ish-pjesëmarrësit në Global UGRAD shpesh vazhdojnë të përfitojnë nga programi Fulbright, të bëjnë praktika prestigjioze ndërkombëtare dhe të punojnë në biznese dhe qeveritë në vendin e tyre të lindjes.

FUSHAT E STUDIMIT

Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

Shënim: Sipas rregullave të vizës J-1, aplikantët e interesuar në fushat e studimit si mjekësi, infermieri, stomatologji, veterinari, farmaci apo programe të tjera klinike, duhet të dinë se kontakti I drejt për drejtë me pacientët, duke përfshirë edhe kafshët, nuk lejohet, dhe si rezultat pjesëmarrja në orët akademike dhe/ose aktivitete të tjera programatike në institucionet respektive në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e kufizuar.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:
  • Është mbi 18 vjeç.
  • Është qytetar shqiptar.
  • Studion në Shqipëri.
  • Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semstër. Pjesëmarrësit duhet të kenë të paktën edhe nje semestër për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD.
  • Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore.
  • Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe).
  • Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesavë të programit.
  • Përparësi do t’u jepet aplikantëve që kanë patur pak ose aspak përvojë në Shtetet e Bashkuara ose jashtë Shqipërisë.
  • Aplikantët duhet të kthehen në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të programit.
Aplikimet për Programin Global UGRAD 2023-2024 janë hapur!
Afati i Aplikimit: 15 Dhjetor, 2022
sqAlbanian