Karriera UAMD vizitë studimore në Poloni

Sektori i Karrierës dhe Alumnit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” zhvilloi një vizitë studimore në Universitetin e Varshavës, Universitetin Politeknik të Varshavës, SGH Warsaw School of Economics dhe Kolegjin e Europës në Natolin.

Ky shkëmbim shërbeu për t’u njohur me shërbimet e karrierës në këto universitete, ndarë dhe marrë përvoja për përmirësimin e këtyre shërbimeve.

Më konkretisht, vizita u fokusua në:

përdorimin e teknologjisë në fushën e këshillimit në karrierë;

– portalet universitare për punësim, internship dhe vullnetarizëm;

– angazhimin e alumni-t përmes programeve të mentorimit;

– bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e këshillimit.

Karriera UAMD prezantoi punën e zhvilluar me të rinjtë në UAMD, në mënyrë të veçantë pas pandemisë. Vetëm vitin e fundit akademik, janë trajnuar në grup 522 studentë, kanë përfituar nga aktivitete informuese mbi karrierën 1600 të tjerë si dhe janë këshilluar indivualisht 82 studentë. Nga një anketim për “Matjen e Kenaqësisë së Shërbimeve të Karrierës”, i zhvilluar me studentë, alumni dhe biznese, mbi 90 përqind e tyre e kanë vlerësuar shërbimin si të shkëlqyer.

Karriera UAMD i është mirënjohëse ekipit të RISIAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, falë mbështetjes së të cilëve qendra e karrierës është kthyer në një model për mbarë universitet shqiptare.

Së shpejti, kjo Qendër pret të zhvillojë një sistem të brendshëm të menaxhimit të karrierës për të promovuar automatizimin e shërbimeve, si dhe do të diversifikojë shërbimet përmes mjeteve digjitale dhe jo-digjitale.

sqAlbanian