Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin Kazimierz Wielki, Poloni. ( https://www.ukw.edu.pl/strona/
Nivelet e mobilitetit për studentët:
· Bachelor;
· Master.
Numri i kuotave:
· 1 (një) student.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Dep. i Administrimit Publik).
Afati i aplikimit: 12 Korrik 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Kazimierz Wielki, Poloni:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze (max 4 faqe);
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht;
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.