HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E BUKURESHTIT NË RUMANI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL

CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E BUKURESHTIT NË RUMANI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR), NIVELIT TË DYTË (MASTER) DHE NIVELIT TË TRETË (PHD).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus +, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026 – 2027, në Universitetin e
Studimeve Ekonomike të Bukureshtit www.ase.ro.
Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor / Master / PHD
Numri i kuotave:
•      3 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Biznesit

Afati i aplikimit: 30 Prill 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen vetëm nga Universiteti
pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Studimeve Ekonomike të Bukureshtit ,
Rumani:
–          Kopje e pasaportës;
–          CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim notash;
– Letër pranimi nga një profesor i Universitetit të Studimeve Ekonomike të Bukureshtit.
Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, nivel B2;
–  Performancë të mirë akademike.

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose me shkresë pranë zyrës 511, kati i 5, Currila, Durrës.

sqAlbanian