

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin “Aldo Moro” të Barit, Itali.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 dhe projektit Commo VIII i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin “Aldo Moro” të Barit, Itali. (https://www.uniba.it/)
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës deri në fund të muajit Qershor 2026.
Numri i kuotave:
· 4 (katër) për staf akademik;
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie/trajnim;
Fakultetet:
· Fakulteti i Biznesit;
· Fakulteti i Edukimit;
Afati i aplikimit: 3 Maj 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Barit, Itali:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur).
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 180 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.