HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA VIDZEME, LETONI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA VIDZEME, LETONI PËR STUDENTË TË NIVELIT BACHELOR, MASTER

Në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të nënshkruar ndërmjet Universitetin e Shkencave të Aplikuara Vidzeme, Letoni dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, hapet thirrja për aplikim për studentë që dëshirojnë të marrin pjesë në Blended Intensive Programme (BIP): “ XR meets Health Tech: Investigating Virtual and Augmented Realities in the Age of AI”. https://va.lv/en

NUMRI I KUOTAVE

  • studentë

FUSHA / PROGRAMI I STUDIMIT

Thirrja është e hapur për studentë të nivelit Bachelor, Master për fakultetet si më poshte:

  • Fakulteti i Studimeve Profesianale (Program studimi: Infermieri)
  • Fakulteti i Teknonoligjisë së Informacionit (Program Studimi: Teknologji Informacioni)

KRITERET E APLIKIMIT

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (minimumi B2);
  • Performancë e mirë akademike;
  • Interes dhe motivim për temat e drejtësisë, edukimit, përfshirjes sociale dhe të drejtave të njeriut.
  • Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në komponentin online dhe fizik.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  • Vërtetim notash (në anglisht);
  • Kopje pasaporte;
  • CV (në anglisht);
  • Letër motivimi (në anglisht);
  • Foto pasaporte (JPEG).

PERIUDHA E MOBILITETIT

Mobiliteti realizohet në formën e një Blended Intensive Programme (BIP) me dy komponentë:

Komponenti online

Dy leksione përgatitore përpara zhvillimit të programit fizik

Komponenti fizik

  • Mberritja: 3 Qershor, 2026
  • Workshops & hackathon: 3 Qershor-7 Qershor 2026
  • Kthimi: Pasdite 7 Qershor
  • Vidzeme University of Applied Sciences, Valmiera ,Tērbatas iela 10, LV-4201

Për më shumë informacion link:

 

Gjatë javës intensive do të zhvillohen aktivitete akademike, punë në grupe, workshop-e

BURSA E MOBILITETIT

Mobiliteti financohet në kuadër të programit Erasmus+:

Shuma totale e grantit do të jetë 820 EUR, ku 75% do të paguhet me mbërritjen, ndërsa 25% e mbetur pas marrjes së Transkriptit të Notave (ToR) dhe dorëzimit të dokumenteve të raportimit.

AFATI I APLIKIMIT: 28 Prill 2026

DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian