Thirrje për shkëmbime të stafit administrativ me Universitetin e Bialystok-ut, Poloni.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron Zv.Rektorëve dhe stafit të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mundësinë për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare 25-29 Maj 2026 në Universitetin e Bialystok, Poloni (https://uwb.edu.pl/en/university).

Mobiliteti konsiston në forcimin e kapaciteteve të stafit administrativ në menaxhimin e programeve ndërkombëtare, në veçanti të projekteve dhe mobiliteteve Erasmus+, si dhe në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj jave organizohen sesione prezantimi, diskutime dhe workshop-e ku pjesëmarrësit ndajnë përvojat e institucioneve të tyre në lidhje me organizimin dhe administrimin e mobiliteteve, zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe menaxhimin e aktiviteteve të ndërkombëtarizimit. Pjesëmarrësit kanë gjithashtu mundësinë të prezantojnë strukturën dhe aktivitetet e universitetit të tyre në këtë fushë, duke krijuar një hapësirë për bashkëpunim dhe për identifikimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  4 (katër)

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim

Fushat si më poshtë vijon:

·  Zv/Rektor,

·  Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Afati i aplikimit: 22 Mars 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Bialystok, Poloni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi ku të përmenden eksperiencat e deritanishme me projektet.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Katërt, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

 
sqAlbanian