Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mikpriti Takimin e 3-të të Partnerëve të Projektit BECEE nën EIT & Horizon Europe

Më 17-18 Mars 2026, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizoi Takimin e 3-të të Partnerëve të Projektit BECEE (Balanced and Enhanced Collaboration for an Entrepreneurship Ecosystem), pjesë e iniciativave Horizon Europe dhe EIT Higher Education. Ky takim përfaqësoi një moment shumë të rëndësishëm për projektin, duke ofruar mundësinë për të rishikuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat strategjikë për avancimin e qëndrueshmërisë dhe ndikimit afatgjatë të projektit.

Gjatë dy ditëve, partnerët nga Hollanda, Zvicra, Irlanda dhe Shqipëria zhvilluan diskutime mbi progresin e projektit, bashkëpunimin institucional dhe menaxhimin e paketave kryesore të punës. Sesione interaktive dhe diskutime siguruan shkëmbimin e përvojave dhe përcaktimin e orientimeve të ardhshme të projektit.

Një moment i veçantë i takimit ishte vizita studimore, e cila ofroi njohuri mbi kontekstin lokal dhe praktikat e qëndrueshmërisë, përfshirë Portin e Durrësit dhe kampusin e UAMD, ku u prezantua plani i Green House si komponent kryesor i projektit BECEE.

Takimi përfundoi me reflektime mbi mësimet e nxjerra, pritshmëritë e partnerëve dhe hapat e ardhshëm, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për promovimin e inovacionit, sipërmarrjes dhe qëndrueshmërisë në Europë.

Partnerët e projektit BECEE:

  • Hanze Ondernemen | Centre of Expertise Ondernemen
  • ZHAW – Zurich University of Applied Sciences
  • South East Technological University

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës