Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Fakulteti i Biznesit, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës së XV Ndërkombëtare Shkencore të Fakultetit të Biznesit, e cila do të zhvillohet gjatë muajit prill 2025. Ky event prestigjioz do të mbledhë akademikë, profesionistë dhe studentë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi temat më të fundit të fushës së biznesit, menaxhimit, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik