Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka kënaqësinë t’ju njoftojë për organizimin e Konferencës së X Studentore të Fakultetit të Biznesit, që do të zhvillohet në muajin mars 2025. Ky event do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për studentët të ndajnë eksperiencat e tyre, të shkëmbejnë ide dhe të zhvillojnë aftësitë profesionale në fushën e biznesit.