Konferencë përmbyllëse e projektit IDEA “Edukimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor”

Në kuadër të projektit IDEA me titull “Edukimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan), në datat 18 dhe 19 dhjetor, u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit.

Kjo konferencë u organizua nga Universiteti Polis, koordinator i projektit IDEA dhe me pjesëmarrjen e 12 universiteteve partnere nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, si edhe 3 organizata jofitimprurëse nga secili shtet.

Në këtë konferencë u prezantuan arritjet kryesore të projektit, si dhe rekomandimet që do të shkojnë në  Ministrinë e Arsimit për secilin vend, për të mbështetur gjithëpërfshirjen në arsimin e lartë.

Projekti mbështeti dhe përmirësoi aksesin e studentëve me nevoja të veçanta në mjediset universitare të UAMD nëpërmjet trajnimeve për arsimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe administrativ, ngritjen e laboratorit me pajisje ndihmëse dhe krijimin e protokolleve që mbështesin procesin e arsimimit të studentëve me aftësi të kufizuara.

Ky bashkëpunim, vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së UAMD në iniciativat e përbashkëta kërkimore – shkencore në kuadër të programeve Erasmus+ CBHE

sqAlbanian