Gjatë tri ditëve të takimit, morën pjesë 12 Institucione të Arsimit të lartë dhe u bë një bilanc i punës së realizuar deri tani, si edhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për të realizuar objektivat e projektit në të ardhmen. Synimi kryesor i këtij projekti, është thellimi i bashkëpunimit mes universitetet të Ballkanit Perëndimor, në fushën e mësimdhënies, modernizimit dhe përdorimit të teknologjisë gjatë këtij procesi.