Master Profesional

Politika Publike

 

Përshkrimi i Programit:

Masteri Profesional në Politika Publike u ofron studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësi analitike dhe të menduarit kritik për të kuptuar sfidat dhe implementimin e politikave publike. Ky program synon të pajisë studentët me njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për hartimin, analizimin dhe vlerësimin e politikave publike në sektorin publik dhe privat.

Programi është projektuar për të adresuar procesin e hartimit të politikave publike dhe menaxhimin e shërbimeve publike, duke i përgatitur studentët për të kuptuar ndikimin e vendimmarrjes politike dhe faktorëve socialë e ekonomikë në administrimin e politikave publike.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MP Politika Publike”

Qëllimi i programit

  • Të aftësojë studentët në analizën dhe implementimin efektiv të politikave publike.
  • Të zhvillojë aftësi për hulumtim dhe menaxhim të projekteve në fushën e politikave publike.
  • Të përgatisë profesionistë për menaxhimin e shërbimeve publike dhe vlerësimin e performancës së politikave.
  • Të pajisë studentët me njohuri mbi indikatorët politikë, socialë dhe ekonomikë dhe ndikimin e tyre në vendimmarrjen publike.
  • Të ndihmojë studentët të zhvillojnë mendim kritik dhe analitik në zgjidhjen e problemeve të administratës publike.

Tre pikat kryesore të programit

  • Hartimi dhe implementimi i politikave publike: Fokus në mënyrën se si politikat hartohen, zhvillohen dhe zbatohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Menaxhimi i shërbimeve publike: Analizë mbi rolin e shtetit në ofrimin e shërbimeve publike dhe ndikimin e faktorëve politikë dhe ekonomikë.
  • Mendimi kritik dhe analiza politike: Zhvillimi i aftësive analitike për të vlerësuar efektivitetin e politikave dhe ndikimin e tyre në shoqëri.

Mundësitë e punësimit

  • Ekspert në politikë-bërje dhe menaxhim publik në administratën publike.
  • Analist i politikave publike në institucione qeveritare dhe organizata ndërkombëtare.
  • Konsulent dhe ekspert në menaxhimin e projekteve sociale dhe ekonomike.
  • Specialist për politikën e jashtme dhe politikat zhvillimore.
  • Koordinator projektesh në OJQ dhe institucione ndërkombëtare.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë aftësish do të zhvilloj gjatë këtij programi?

Studentët do të zhvillojnë aftësi në analizën e politikave publike, vlerësimin e ndikimit të politikave dhe menaxhimin e shërbimeve publike.

 

A është ky program më shumë teorik apo praktik?

Programi ka një qasje praktike dhe analitike, duke përfshirë studime të rasteve dhe zbatimin e njohurive në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare.

Në cilat fusha mund të punësohem pas përfundimit të programit?

Të diplomuarit mund të punojnë në administratën publike, organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, institucionet e politikë-bërjes dhe sektorin e politikave të jashtme.

Si ndihmon ky program në avancimin e karrierës sime?

Ky program përgatit studentët për pozicione drejtuese në sektorin publik, politikë-bërje dhe menaxhim projektesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Cilat janë disiplinat kryesore që mbulon programi?

Programi përfshin politika publike, administratë publike, menaxhim shërbimesh, analizë politike dhe indikatorë socialë dhe ekonomikë.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian