Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore është një nga tre njësitë kryesore të Fakultetit të Studimeve Profesionale, me një staf akademik të brendshëm prej 13 anëtarësh. I përbërë nga një ekip i ri në moshë, por me përvojë të pasur në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, departamenti udhëheq me përkushtim rrugëtimet akademike dhe profesionale të studentëve. Ai menaxhon me cilësi dhe përgjegjshmëri programet e studimit në të dy ciklet – Bachelor dhe Master, si dhe në programin dy vjeçar për Asistenc Dentare.
Programet që menaxhohen nga departamenti ynë janë:
Stafi akademik i departamentit i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor, duke promovuar emrin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) përmes pjesëmarrjes aktive në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, botimeve në revista shkencore me dhe pa faktor impakti, dhe arritjeve në fitimin e titujve dhe gradave shkencore.
Me fokus të pandërprerë ndaj komunitetit studentor, akademik-shkencor dhe atij lokal, anëtarët e departamentit punojnë intensivisht dhe me përgjegjësi për të përmirësuar kujdesin shëndetësor. Ata kontribuojnë në shërbimin ndaj pacientëve të shtruar në Spitalin Rajonal për probleme mjekësore, kirurgjikale, obstetrike-gjinekologjike, pediatrike dhe fizioterapeutike. Gjithashtu, stafi është i përkushtuar ndaj pacientëve në qendrat shëndetësore dhe qendrat këshillimore për Nënën dhe Fëmijën, duke u fokusuar gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve dhe programet e vaksinimit.
Stafi:
Prof. Asoc Marsida Krasniqi mban pozicionin e Shefes së Departamentit të Shkencave Teknike Mjeksore dhe të anëtares së Senatit Akademik të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Durrës, gjithashtu është mjeke okuliste pranë Poliklinikes “At Luigji Monti”, Zoja e Këshillit të mirë në Tiranë. Ajo fitoi titullin akademik Profesor i Asociuar në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë, zotëron një diplomë të integruar nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “TorVergata” (MSh në Mjekësi dhe Kirurgji), nga Universiteti “TorVergata, Romë” Itali (Licensuar në Mjekësi dhe Kirurgji), nga Universiteti “Zoja e Këshillit të mirë” (Doktoratë në Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë.)
Lindur në Durrës me 13.11.1977.
Ka përfunduar Fakultetin e Mjeksisë për Mjekesi të përgjithshme në 2002. Është specializuar si mjeke laroratori biokimik klinik në 2008. Ka mbrojtur Masterin e nivelit të dytë në Turin, Itali me temë “Trajtimi i hemoglobinopative ” në 2010. Doktoraturën e ka mbrojtur me temën: “Vlerësimi laboratorik i çrregullimeve endokrine dhe vlerësimi i tyre në metabolizmin kockor në hemoglobinopatitë” 2008-2021. Ka punuar si mjeke specialiste në Qendrën e hemoglobinopative në Lushnje. Aktualisht është lektore në UAMD që nga 2022.
Majlinda Kallço ka lindur në 7 maj 1971 në Durrës. Aktualisht është lektore me kohë të plotë 2019 ne vazhdimesi pranë UAMD. Autore e një sërë artikujsh shkencorë në revista jashtë dhe brënda vendit dhe pjesëmarrëse në shumë Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Studimet e larta I ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekesisë, Diplomuar ne ‘Mjeksi e pergjithshme’. 2003 – 2006 Specilizim afatgjate ‘Mjeke laboratori klinik biokimik’ Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekesise, Departamenti i Biokimisë. 2010-2020: Studimet e Doktoratures; Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekesise, tema e doktoratures “Roli i markuesve tumoralë dhe treguesve qelizorë në diagnozën dhe monitorimin laboratorik të patologjive malinje të aparatit tretës.” Lektore me kohë të pjesshme në Universitete të ndryshme në Lëndët: Histologji, Patologji, Semundje te brendshme, Dietologji.
Ka kryer studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dega Stomatologji, me rezultate te mira, në periudhën 2003-2008. Me pas ka kryer stazhin nga 01.08.2008-31.01.2009 si mjek stomatolog, tek Klinika Renis, ne Tirane. Nga 31.08.2009-16.12.2011 ka punuar si mjek stomatolog, tek Klinika Vizion Dental, ne Shkoder. Gjate viteve 2008 – 2012 ka kryer si fakultet te dyte pranë Universitetit “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan, Fakultetin e Ekonomisë, Dega Administrim Biznes. Ne vitin 2018 perfundoi Studime Pasuniversitare Phd ne fakultetin e Ekonomise, Dega Menaxhim Biznesi ne Programin e Doktoratures te organizuar nga Universiteti Europian i Tiranes, ku mbrojti temen.
Ka kryer studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dega Mjekësi e Përgjithshme, me rezultate shkelqyera, në periudhën 2001-2007. Më pas ka kryer stazhin njëvjeçar si vullnetare pranë QSH Nr.9 Tiranë. Gjatë viteve 2011-2015 ka përfunduar Ciklin e tretë të Studimeve ‘Specializime afatgjata në mjekësi’ në profilin ‘Pediatri’, pranë Departamentit të Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë, UMT (Universiteti Mjekësor i Tiranës), QSUT, ‘Nënë Tereza’ Tiranë. Që prej 20.06.2010 është lektore me kohë të plotë në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Departamenti i Shkencave Mjekësore.
Dr. Daniela Haxhihyseni është lektore në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës që nga viti 2019. Zotëron një diplomë për Mjeke e Përgjithshme nga Fakulteti i Mjekësisë Tiranë si dhe nga Universiteti i Mjekësisë Careggi Firence, Itali. Ajo ka një eksperiencë mbi 15 vjeçare si pedagoge e jashtme në disa universitete në Shqipëri në lëndën e sëmundjeve të brendshme, geriatri, anatomi patologjike, infektiv etj. Ka mbrojtur me sukses Masterin në Nefrologji në 2007 dhe Doktoraturën në 2012 pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë. Është e specializuar për Mjekësi interne dhe Hipertension.
Phd. Cand. Irida Hoxha është lektore në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, gjithashtu është mjeke mikrobiologe pranë Laboratorit Intermedica ,Durrës. Përfundoi studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Mjekësisë , Universiteti i Tiranës, Dega Mjekësi, në cilësinë Mjeke e Përgjithshme. Phd. Cand.Hoxha zotëron trajnime të shumta dhe specializim nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (Specializim në Mikrobiologji). Është autore dhe bashkëautore e një sërë botimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Migena Prifti eshte lektore prane UAMD, tek Departamenti i Shkencave Teknike Mjekesore. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekesise ne Tirane dhe eshte specializuar si mjeke obsteter -gjinekologe po prane ketij fakulteti. Ka punuar prane SRD si mjeke obstetr-gjinekologe per 17 vjet dhe aktualisht vazhdon ushtrimin e e profesionit te saj prane klinikes gjinekologjike NENA. Eshte e certifikuar ne disa nenspecialitete si: ekografi fetale, kolposkopi, estetike gjinekologjike. Ka fituar titullin Doktor i Shkencave Mjekesore me temen: Komplikacionet fetale sipas tremestrave ne diabetin gestacional. Ka marre pjese ne shume konferenca kombetare dhe nderkombetare, ne disa prej te cilave dhe si lektore. Eshte autore dhe bashkeautore e disa botimeve shkencore ne revista mjekesore kombetare e nderkombetare. Ka botuar librin GJINEKOLOGJIA, per ciklin MAMI Bachelor.
Eris Nepravishta, i është bashkuar stafit akademik të Departamentit të Shkencave Mjekësore, pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, si lektore me kohë të plotë e këtij fakulteti që prej vitit 2019. Lindur dhe banuese në Tiranë, përfundon studimet e larta universitare në vitin 2004, pranë Fakultetit të Farmacisë, Universiteti i Ankarase, Dega Farmaci, dhe merr titullin Farmaciste. Si rrjedhojë e eksperiencave të mëparshme dhe aktuale në sipërmarrje dhe administrim, ajo zotëron aftësi të shkëlqyera në marketingun dhe shpërndarjen e barnave, ruajtjen, klasifikimin, seleksionimin e tyre, si dhe për përputhshmërinë legjislative.
Dr. Aida Zotaj (Lako) është lektore në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo fitoi titullin akademik Doktor në profilin Fizioterapi, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Shencave Mjekësore Teknike. Zotëron një diplomë të integruar nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “TorVergata” (Bachelor Fizioterapi). Momentalisht është drejtuese e projekteve: 1. “Paisja e kabinetit të Fizioterapisë me aparatura të tjera plotësuese, UAMD” 2. “Ndikimi i rehabilitimit të avancuar fizioterapeutik në pacientët me sëmundjen Parkinson, i ofruar në kabinetin e Fizioterapisë në UAMD dhe në banesat e pacientëve të cilët e kanë të pamundur lëvizjen.
Msc.Tiziana Ceka është lektore në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres. Ajo ka kryer studimet për degen farmaci ku dhe fitoi titullin master i shkencave në degen farmaci pranë fakultetit “Albanian University “ në vitin 2013. Nga viti 2013 e në vazhdim punoi në sektorin privat të shperndarjes dhe marketingut të barnave.Pas perfundimit të studimeve punoi si farmaciste pranë subjkteve të ndryshme farmaceutike. Gjate viteve 2014-2016 ka kryer detyren “Specialiste Farmaciste” pranë DRFSDKSH,Durres. Nga tetori 2018 e në vazhdim kryen detyren e lektores me kohe të plotë dhe zv.presidentes së konferences studentore pranë universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durres.
Dr. Violeta Zanaj lektrore ne Universitetin Aleksander Moisiu ne Durres, prane Departamentit te Shkencave Mjekesore Teknike ka përfunduar: Studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Dega Infermieri, në cilësinë Infermiere e Pergjithshme. Studimet ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Universitetin e Tiranes. Dega Biokimi. Ka perfunduar specializimin per mesimedhenien e Çertifikuar per “The First graduate in Pedagogy” Gjeneve / Zvicer (te organizuar me ore mesimore dhe me projekt si ne Tirane dhe ne Zvicer. Ka kryer Master te Nivelit te Dyte.
PhD (c) Selda Sokoli (Veizaj) është lektore në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës. Ka përfunduar Studimet e Ciklit të parë dhe të dytë Bachelor dhe Master i Shkencave në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, asistuar nga professor nga Belgjika. Momentalisht është duke ndjekur Studimet e Ciklit të Tretë të studimeve në Universitetin e Sporteve Tiranë. Ka një përvojë si lektore në programin e studimit Fizioterapi që nga viti 2013, ku ka punuar si lektore me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në disa IAL publike dhe private. Ka përvojë 10 vjeçare në kërkimin shkencor, ku është angazhuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me proceeding me pjesmarrje në më shume se 40 referime dhe 11 artikuj të plotë si autore e pare dhe bashkë-autore. PhD (c) është autore e disa cikle lexionesh dhe teksit Rehabilitim në Pediatri, zotëron disa trajnime në profilin e saj si Fizioterapiste.
Dr. Indrit Bimi është lektor pranë Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore, Fakulteti i Studimeve Profesionale. Universiteti “Aleksandër Moisiu Durrës”. Zotëron doktorature në University of National and World Economy, Sofia, Bulgaria. Zotëron Master Shkencor në Infermieri, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Zotëron Master në Menaxhim Infermieror nga Universiteti i Tiranës. Është diplomuar në Bachelor në Infermieri, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
Ka punuar në menaxhim si Kryeinfermier dhe aktualisht punon në kompani ndërkombëtare si ‘Business Development Manager’ prej disa vitesh. Ka një përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies. Aktualisht mban dhe pozicionin e anëtarit të Komisionit të Përhershëm të Garantimit të Standarteve dhe Cilësisë pranë Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
Orion MUÇAJ, është lektor me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që prej datës 01.06.2010. Ai fitoi titullin “Mjek Stomatolog”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, duke u radhitur në grupin e studentëve ekselentë të degës Stomatologji (5-vjeçar) në vitin 2007. Studimet pasuniversitare (Specializime Afatgjata në Mjekësi) i përfundoi në specialitetin “Terapi Stomatologjike” në vitin 2013. Dr. Muçaj është autor i parë i disa artikujve shkencorë të botuara në revista mjekësore. Pranë departamentit Mjekësi, ai jep leksione në kurset Terapi Stomatologjike, Ortopedi Stomatologjike, Semundjet e Mukozes se gojes. Dr. Muçaj ka një përvojë të gjatë dhe të pasur në fushën e mësimdhënies.