Departamenti i Pedagogjisë
Departamenti i Pedagogjisë, nëpërmjet programeve që ofron, sic janë 2 Programet e Ciklit
të parë të studimeve Bachelor, 3 Programet e Ciklit të dytë studimeve në nivel Master si dhe
Programin në Ciklin e tretë të studimeve, Doktotatë në Shkenca Edukimi, synon të përgatisë
profesionistë dhe specialistë të lartë në fushën e mësimdhënies por jo vetëm, që përmbushin
nevojat e çdo studenti duke i përgatitur të pëballojnë me sukses tregun konkurues që kërkon
shkolla shqiptare në përputhje me të gjitha kërkesat dhe ndryshimet e shpejta që po kalon
arsimi shqiptar.
Studimet në Programet tona zhvillohen në përputhje me rregullat dhe parimet e Hapësirës
Evropiane të Arsimit të Lartë. Diplomat ofrohen në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) dhe
vlerësimi shprehet sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS) dhe Sistemit
Amerikan të Krediteve, për të krijuar lehtësi lexueshmërie, transferimi dhe vazhdimi të
studimeve universitare në universitetet e tjera brenda dhe jashtë vendit, por jo vetëm. Shumë
nga studentët tanë pasi kryejnë me sukses procesin e njohjes së Diplomës janë punësuar në
fushën e mësimdhënies në nivele të ndryshme të saj.
Stafi:
Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari është pedagoge në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Aleksandër
Moisiu”, Durrës. Ajo mban titullin “Profesor i Asociuar”, akorduar nga Universiteti i Tiranës.
Gjithashtu ka marrë gradën shkencore “Doktor” në fushën e pedagogjisë nga Universiteti i
Tiranës, si edhe ka diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND) nga Universiteti “Ismail
Qemali”, Vlorë në fushën e mësuesisë. Ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh
kombëtare dhe ndërkombëtare për fushën e arsimit. Ajo gjithashtu është trajnuese në nivel
kombëtar për trajnues, drejtues dhe mësues të institucioneve arsimore.
Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari është autore dhe bashkautore e shumë publikimeve në revista
shkencore dhe konferenca kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Ajo është autore e
monografisë shkencore “Teknologjia digjitale në arsim” (LuisPrint. 2020. ISBN 978-9928-267-
34-4). Gjithashtu, ajo është bashkautore në librin “Kompetencat e EDNJ/ EQD dhe mësuesit e së
ardhmes” (E-book. 2021. ISBN 978-82-999937-4-6).
Kontakt: eldatartari@uamd.edu.al
Prof. Dr. Kseanela Sotirofski është personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktualisht kryen detyrën e Rektorit pranë të njëjtit universitet.
Prof. Sotirofski ka kryer studimet në vitet 1997 – 2001, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin “Gazi”, Ankara, Turqi.
Në vitet 2001 – 2005, ka përfunduar studimet në “Menaxhim dhe Supervizim Arsimi” dhe pas mbrojtjes së dizertacionit “Kultura institucionale e institucioneve arsimore shqiptare (Dimensionet e vendimarrjes, e procesit të socializimit dhe komunikimit)” ka fituar diplomën Master i Shkencave, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Gazi”, Ankara, Turqi.
Në vitet 2005 – 2008, ka kryer studimet dhe ka fituar gradën shkencore Doktor në Shkencat e Edukimit, pas mbrojtjes së disertacionit “Krahasimi i lidershipit edukativ në institucionet e Arsimit të Lartë (Rasti Turqi-Shqipëri)”, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Gazi”, Ankara,Turqi.
Në vitin 2012, ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar” pranë Universitetit të Tiranës.
Në vitin 2015, ka fituar titullin akademik “Profesor Doktor”.
Prof. Sotirofski, përgjatë periudhës që ka punuar si lektore pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës ka kryer edhe këto detyra:
Dekane e Fakultetit të Studimeve Profesionale, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës;
Përgjegjëse e Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës;
Prof. Dr. Kseanela Sotirofski është autore dhe bashkautore në më shumë se 20 (njëzet) publikime në revista shkencore. Gjithashtu ka qënë pjesëmarrëse në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përgjatë kësaj periudhe, ajo është aktivizuar si eksperte e jashtme pranë Agjensisë të Akreditimit për Arsimin e Lartë si dhe anëtare e Komisionit për Provimin e Shtetit në Mësuesi.
Doc.Dr. Ambera Duka (Ferri) është lektore me kohë me kohë të plotë pranë
Departamentit të Pedagogjisë në Fakultetin e Edukimit në Universitetit “Aleksandër
Moisiu” Durrës që prej vitin 2008.
Që nga 2019 e në vijim mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të
Pedagogjisë. Në periudhën janar 2010 deri ne shtator 2016 ka mbajtur pozicionin si
zv. Dekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Që nga 2012 (e në vijim) është lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e
Shkencave Sociale – UT, pranë Departamentit të Pedagogjisë në Programin e
Pedagogjisë së Specializuar, Niveli Master. Është autore e shumë artikujve shkencorë të botuar në
revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Fushat e saj është Edukimi gjithëpërfshirvs dhe sfidat e
tij, por jo vetëm. Në vitin 2017 boton librin “Sfidat në Edukimin Gjithëpërfshirës” me ISBN: 978-9928-
08-168-1. Ndërsa në 2023 boton librin “Matematika në klasat gjithëpërfshirësedhe sfidat e saj”, Botimet
emar.
Prof. Assoc. Dr. Fjoralba Satka është lektore pranë Fakultetit të Edukimit, UAMD dhe është
lektore e ftuar pranë FAB, UART. Ka përfunduar studimet e larta dhe Master në Pikturë në
vitin 2001, është kualifikuar në Pedagogji-Mësimdhënie në periudhën 1997-2001 si dhe ka
fituar gradën shkencore “Doktor” në Histori Arti dhe Arte Pamore në Fakultetin e Arteve të
Bukura, Akademia Kombëtare e Arteve, Sofie.
Veprimtaria e saj krijuese-artistike është e gjërë (1995-2018). Ajo ka hapur dy ekspozita
personale dhe është pjesëmarrëse në shumë ekspozita të përbashkëta pikture në shtete të
ndryshme si Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Mal i Zi, Ukrahinë, Greqi, Itali, Gjermani etj.
Aktivitetet kryesore që zhvillon janë mësimdhënie dhe kërkime shkencore në Histori arti,
Edukimi dhe Arte, Menaxhim arti dhe Metoda të kërkimit shkencor. Fjoralba është autore e
disa hulumtimeve shkencore në fushën e të menduarit krijues, edukimit artistik dhe historisë
së artit shqiptar, prezantuar në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, botuar në revista të
ndryshme brënda dhe jashtë vëndit.
Jani SOTA lindi në 8 shkurt 1966. U diplomua në Histori në Universitetin e
Tiranës. Ka mbaruar Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës,
Shqipëri. Ai zotëron një diplomë në Mësues i shkollës së mesme me specialitet të
parë histori e të dytë gjeografi (Bachelor). Më pas studioi për Master Shkencor në
Shkollën Pasuniversitare të Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2010, mori
gradën Doktor, në Historinë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është Profesor
Asociuar Doktor dhe pedagog në Fakultetin e Edukimit në Universitetin Aleksandër
Moisiu, Durrës.
Ai ka qenë Dekan i Fakultetit të Edukimit, Përgjegjës i Departamentit të
Sociologjisë dhe Zëvendës Dekan i të njëjtit Fakultet. Fusha e veprimtarisë së tij
kërkimore shkencore lidhet me historinë e përgjithshme të arsimit dhe të
institucioneve edukativo-arsimore. Ka botuar libra (monografi), tekste mësimore si
dhe artikuj shkencor në revistat shqiptare dhe të huaja, po kështu dhe artikuj të
shumët në gazetat e përditshme shqiptare. Gjithashtu, ka qenë pjesëmarrës në
shumë konferenca shkencore ndërkombëtare e kombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Ai vazhdon të jap mësim si pedagog i jashtëm pranë Fakulteti të Historisë dhe
Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Prof.Asoc.Dr. Enida Kume, e datëlindjes 09.01.1981, në 2005 ka përfunduar studimet
universitare, Bachelor “Punë Sociale” dhe Master i Shkencave në “Program dhe Organizim i
Politikave Sociale” në Universitetin e Torinos, Itali 2006-2008. Post Master Shkencor dhe
studimet Doktorale i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, në periudhën
2010-2014. Në vitin 2016 i është dhëne titulli akademik Profesor i Asociuar.
Në periudhën 2009-2019 ka punuar si specialiste në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Aktualisht është staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogjisë, Fakulteti i
Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Në vazhdimësi ka qenë e aktivizuar në procesin akademik si lektore, part time, në Universitetin
Publik të Tiranës dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Si specialiste me interesa të vazhueshme në kërkimin shkencor është autore e 18 artikujve
shkencor të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe pjesemarrëse në 21
konferenca dhe simposiume shkencore ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri dhe jashtë saj.
Është autore e një monografie “Sjellja e të rinjve shqiptarë në tregun e punës” dhe e një teksti
mësimor “Legjislacioni, politikat dhe reforma në sistemin e arsimit në Shqipëri”.
Fusha e kërkimit: Dinamikat e ndryshimit te politikave arsimore në vend si edhe studimi i sjelljes
ndaj detyrës, kënaqësisë në punë, motivimit dhe angazhimit tek punonjësit arsimorë në arsimin
parauniversitar.
Prof. Asoc. Dr. Ledia Kashahu Xhelilaj lektoron në Fakultetin e Edukimit, Universiteti
“Aleksandër Moisiu”, në Durrës, nga viti 2008. Ajo është autore e dy librave: “Vlerësimi i
kompetencave të mësuesve dhe nxënësvet dhe “Shkolla dhe komuniteti”. Ajo ka marrë pjesë në
shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka mbi tridhjetë botime, të botuara
kryesisht në revista ndërkombëtare dhe është autore e dy monografive të botuara në Poloni. Ajo
ka qenë ligjëruese e ftuar në Universitetin e Kolegjit të Edukimit të Mësuesve Carinthia “Viktor
Franki”, Austri, Universiteti i Zadarit, Kroaci, Universiteti Danubius, Galati, Rumania,
Universiteti i Wroclaw dhe Universiteti Pedagogjik i Krakov në Poloni. Në vitin 2016 asaj iu dha
çmimi Studiuesi i Vitit 2016 nga “Instituti Shqiptar i Sociologjisë”
Prof.Asoc.Dr. Dilina Beshiri, është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Pedagogjisë në
Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës që prej vitin 2010.
Prof.Asoc.Dr.Beshiri ka kryer studimet doktorale në Shkenca Edukimi, pranë Departamentit të
Shkencave Pedagogjike dhe Didaktike, në Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali. Është autore e më
shumë se 20 artikujve shkencore të botuar në revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare.
Fushat e saj kërkimore janë pedagogjia sociale, edukimi ndërkulturor, politikat dhe drejtimi
arsimor.
Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrëss
shqipehaxhihyseni@uamd.edu.al
Lesktore e ne Nivelin e studimeve master per kursin “ Zhvillimi i kukulës” deh “ Metodologji
Mësimdhënie”, dhe nivelin Bachelor për kursin Kurrikula, që janë dhe fushat e saj të studimit.
Ka një përvojë 20 vjeçare në arsimin parauniversitar. Është autore e teksteve shkollore të Gjihës
shqipe për klasat 1-5. Ka marrë pjesë në shumë Konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe
ka botuar në revista prestigjozë ndërkombetare studimet e saj mbi Kurrikuluin e metodologjinë e
mësmdhënies.
Dr. G. Panxhi pasi ka mbaruar studimet e larta, ka thelluar studimet e mëtejshme në fushën e pedagogjisë dhe komunikimit. Që nga viti 2008 punon si lektore me kohë të plotë pranë departamentit të pedagogjisë në universitetin “UAMD”. Gjatë kësaj periudhe është zgjedhur dhe ka qënë anetare e këshillit të keti falultetit. Ajo, gjithashtu përvec se të kete marrë pjesë në trajnime e konferenca të ndryshme është dhe autore e shumë artikujve shkencore.
Prof.Assoc.Dr. Lindita Lutaj është lektore pranë Departamentit të Pedagogjisë në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron diplomë nga Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, SHPU
në Pedagogji pranë Universitetit të Tiranës, Doktoratë në Pedagogji po pranë Universitetit të Tiranës dhe
me vendim Nr.355 datë 16 nëntor 2022 të Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik të
Universitetit të Tiranës, ka fituar titullin “Profesor i Asociuar”.
Në vitet 2006 – 2016 ka punuar si pedagoge part–time në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
dhe nga 2015 e në vazhdim punon si pedagoge part–time në Universitetin e Tiranës. Autore e më shumë
se 40 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, hartuese
e moduleve për trajnimin e mësuesve, bashkëpunëtore në projekte të ndryshme, mbështetur nga partnerët
ndërkombëtar.
Disiplinat që mbulon në UAMD janë : Metodologji e mësimdhënies, Edukim Qytetar Demokratik,
Edukim me të Drejtat e Fëmijëve, Etika Profesionale e Mësuesit etj.
Dr. Zenel SINA është lektor në Departamentin e Pedagogjisë të Fakultetit
të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës “ShPU
Pedagogji” (2004) dhe ka fituar gradën shkencore “Doktoratë në
Pedagogji” në Universiteti i Tiranës (2014).
Gjatë karrierës së tij akademike ka drejtuar Departamentin e Pedagogjisë,
ka ideuar dhe drejtuar Qendrën për Edukim në Vazhdim dhe detyra të tjera
administrative në univeristetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka punuar si mësues, drejtues shkolle, trajner dhe aktivist në shoqërinë civile, kryesisht në
fushën e edukimit. Kontributi më i spikatur është në drejtim të zhvillimit profesional të
mësuesve, drejtimit të shkollës, legjislacionit në arsim, kurrikulës, prindërimit, në psikologjinë e
zbatuar në edukim, etj.
Dr. Anila Plaku është lektor në Departamentin e Pedagogjisë në Universitetin “Aleksandër
Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti Tiranës (Bachelor në Gjuhë-Letërsi),
nga Universiteti Albanian University, (MSh në Shkenca Administrimi) dhe Universiteti Tiranës
(Doktoratë në Pedagogji).
Më parë ai/ajo ka mbajtur pozicionin e specialistit në Drejtorinë Arsimore Durrës.
Dr. Plaku është autore në më shumë se 21 publikime në revista shkencore dhe konferenca
rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë:
Dollani, P. (2015). Ndikimi i lidershipit në marrjen e vendimeve në shkollë: 50International
Conference of Human and Social Siences, 25-26 september, Rome.
Plaku-Bratja, A. (2013). Zhvillimi Profesional i Mësuesit Kontribuon në Fuqizimin e Shkollës.
Studime Sociale, 2(7), 49-57.
A. Plaku. (2013). Fuqizimi i shkollës, përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbahkët Academic
Journal of Interdisciplinary Studies, 2(2), 281.
Bratja, A. (2009). Veprimtari mësimore që nxitin shprehitë e të menduarit të nxënësve, Revista
Pedagogjike, 1, Tiranë, fq.3-17.
This will close in 0 seconds