Departamenti i Menaxhimit

Përshkrimi i Departamentit të Menaxhimit

Departamenti i Menaxhimit është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Biznesit dhe përbëhet nga 13 anëtarë.

Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Programet e tij në të tre Ciklet e Studimit – Bachelor, Master dhe Doktoratë.

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Menaxhimit është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas e botës së biznesit.

Programet e Studimit

Administrim Biznes

Bachelor

Drejtim i SME-ve

Master Profesional

Menaxhim Biznes

Master Profesional

Menaxhim Biznes

Master Shkencor

Stafi:

Pergjegjes DepartamentiDr. Denada Liça

Denada Liça është pedagoge me përvojë të gjerë në fushën e biznesit dhe menaxhimit që nga viti 2013. Aktualisht mban pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Menaxhimit pranë Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku lektoron lëndë si Biznes Ndërkombëtar, Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Sipërmarrje.

Denada ka një formim të thelluar akademik, duke përfshirë doktoraturë në “Menaxhim” nga Universiteti i Padovës, Bachelor dhe Master në “Ekonomi” nga Universiteti “La Sapienza”, Romë, Itali. Përmes hulumtimeve të saj, ajo është fokusuar në tema të rëndësishme si ndërkombëtarizimi i biznesit, strategjitë menaxheriale, sipërmarrja dhe inovacioni etj.

Ajo ka marrë pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë mbi temat e saj të interesit. Përveç kësaj, Denada ka bashkëpunuar në projekte që mbështesin sipërmarrjen, inovacionin dhe ekonominë qarkulluese, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për çështje mjedisore dhe përgjegjësinë sociale në biznes. Ajo gjithashtu është angazhuar në projekte të ndryshme të financuara nga BE-ja që synojnë përmirësimin e metodologjive të edukimit dhe fuqizimin e sipërmarrjes femërore.

Aftësitë e saj përfshijnë menaxhimin e projekteve, koordinimin akademik, dhe përgatitjen e programeve mësimore. Denada zotëron gjithashtu gjuhët angleze dhe italiane në nivel të shkëlqyer dhe ka aftësi të mira teknike në programet financiare dhe të menaxhimit.

LektorProf.Dr. Ermira Qosja

Doktor në Menaxhim (1997), Universiteti Politeknik i Tiranës; specializuar në menaxhimin e NVM-ve në Universitetin e Washington-it, Seattle, SHBA, si dhe në universitete të tjera në Francë, Portugali dhe Gjermani. Nga viti 1992 deri në vitin 2000, pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në periudhën 2000-2010, u angazhua në menaxhimin e lartë të disa bizneseve të rëndësishme në Shqipëri. Nga viti 2010 deri në tetor 2022, pedagoge në Menaxhim në Universitetin Europian të Tiranës (UET).

Është autore e disa publikimeve shkencore që trajtojnë tema si sipërmarrja, edukimi për sipërmarrjen, lidershipi në arsimin e lartë, etj., në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka iniciuar disa projekte për lidhjen mes universiteteve dhe biznesit, organizimin e konkurseve të ideve dhe planeve të biznesit, si dhe bashkëpunimin me dhomat e tregtisë për krijimin e një kulture sipërmarrëse brenda universitetit. Po ashtu, ka marrë pjesë në projekte evropiane mbi sipërmarrjen dhe inovacionin, si dhe së fundmi në fushën e turizmit.

Në periudhën prill 2018 – mars 2019, ka qenë drejtore e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut në UET, ndërsa nga prilli 2019 deri në nëntor 2020, Zëvendësrektore për Zhvillimin Institucional dhe Studentët në UET. Nga nëntori 2020 e deri më sot, është anëtare e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit. Që nga nëntori 2022, është profesore e plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në Departamentin e Menaxhimit, me fokus të veçantë në shkrimin dhe koordinimin e projekteve kërkimore kombëtare dhe projekteve evropiane.

LektorProf.As.Dr. Olta Nexhipi

Olta Nexhipi është një profesore shumë e vlerësuar në fushën e Menaxhimit dhe Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Shqipëri. Me mbi 15 vite përvojë, fushat e saj të ekspertizës përfshijnë Menaxhimin e Projekteve, Menaxhimin Ndërkufitar, Menaxhimin e Shërbimeve, Aftësitë Digjitale, Marketingun Strategjik dhe atë në Media Sociale, si dhe Zhvillimin Profesional. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm si në fushën akademike, ashtu edhe në atë profesionale, duke kombinuar pasionin për mësimdhënie me përfshirjen aktive në kërkime dhe menaxhimin e projekteve.

Gjatë karrierës së saj, Profesor Doktor Nexhipi ka qenë një kërkuese aktive, duke publikuar gjerësisht në revista shkencore mbi tema si menaxhimi i shërbimeve, sipërmarrja dhe marketingu. Punimet e saj ofrojnë analiza të vlefshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit të operacioneve të biznesit në tregje konkurruese. Ajo është bashkautore e tre librave universitarë — Menaxhimi, Bazat e Biznesit dhe Menaxhimi i Projekteve, të cilët janë bërë literaturë thelbësore për studentët dhe profesionistët.

Përveç angazhimeve akademike, Nexhipi njihet për përfshirjen e saj në projekte të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke demonstruar aftësinë për të menaxhuar iniciativa komplekse që përfshijnë sektorë dhe shtete të ndryshme. Ajo ftohet shpesh të marrë pjesë në konferenca si folëse dhe organizatore, duke reflektuar pozicionin e saj si një mendimtare dhe lider në këtë fushë. Koordinimi i konferencave dhe aktiviteteve për startup-e thekson angazhimin e saj për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes, veçanërisht brenda ekosistemit të biznesit shqiptar.

Si edukatore, Olta Nexhipi është thellësisht e përkushtuar ndaj zhvillimit të studentëve të saj. Ajo është e njohur për stilin dinamik të mësimdhënies, i cili thekson të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve reale. Mentorimi i saj ka ndihmuar në formësimin e karrierave të shumë studentëve, duke u ofruar atyre aftësi dhe njohuri të nevojshme për të shkëlqyer në rrugëtimin e tyre profesional.

Përtej auditorit, Nexhipi është një rrjetëzuese dhe folëse e shkëlqyer, duke ndarë rregullisht njohuritë e saj në konferenca dhe punëtori ndërkombëtare. Aftësia e saj për të komunikuar ide komplekse me qartësi e ka bërë atë një folëse tërheqëse dhe me ndikim.

Me një pasion të veçantë për zhvillimin personal dhe profesional, Nexhipi vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në akademi, kërkim shkencor dhe biznes, duke frymëzuar studentët dhe kolegët e saj me përkushtimin për inovacion dhe përsosmëri.

LektorDr.Proc. Redi Myshketa

Redi Myshketa është pedagog në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës, Durrës, Shqipëri. Kandidat për doktoraturë në temën kërkimore të Ekonomisë Botërore “Strategjitë e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”; Master pasuniversitar në “Studime Europiane” me temë kërkimore “Planifikimi i hapësirës dhe territorit në Ballkanin Perëndimor”; MSc në Ekonominë e Biznesit dhe Specializuar në Marketing në Universitetin e Miskolc, Miskolc, Hungari.

Ka mbajtur poste të ndryshme administrative në Universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës: Kryetar i Bordit të Administrimit; Dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit; Përgjegjës i Departamentit të Menaxhimit; Zëvendësdekani i Fakultetit të Biznesit etj.

Ai është i përfshirë në disa projekte ndërkombëtare:

“STARS EU Alliance” – WPL 2 dhe WPL 7 për UAMD

“ConSus” – Lidhja e Bashkëpunimeve të Shoqërisë së Shkencës për Inovacionet e Qëndrueshëm. Rrjeti i Bashkëpunimit Shkencë-Shoqëri për Zhvillim të Qëndrueshëm; ConSus: 543742-TEMPUS-1-AT-TEMPUS-JPHES (2014-2016);

“Főnix ME” – Universiteti i rinovueshëm. Rritja institucionale e arsimit të lartë me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe aksesit të arsimit të lartë. EFOP-3.4.3-2016 – 00015.

CA21103 – Zbatimi i ekonomisë qarkulluese në mjedisin e ndërtuar (CircularB) -1. WG1: Strategjitë e qarkullimit dhe praktikat më të mira dhe 2. WG2: Zinxhiri qarkullues i vlerës dhe angazhimi i palëve të interesuara

Ai është anëtar i disa organizatave të shoqërisë civile dhe organeve qeveritare: Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, CSDC Durrës (2016 – në vazhdim); Anëtar i grupit të punës për konceptimin, hartimin e Vizionit të Bashkisë Durrës (2010); Anëtar i Grupit të Konsulentëve Ekonomikë, pranë Zyrës Qendrore të Bashkisë Durrës (2008 – 2011); Anëtar i Rotary International, Rotary Club Durrës (2008 – në vazhdim); Sekretar i Klubit Rotarian Durrës (2011); Anëtar i Komisionit për Hartimin e Strategjive të ALSH, Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Shkencës (2008); Kryetar i Bordit të Shkollës Jopublike “Prendushi Vincenc”, Instituti i Motrave Benediktine (2016 – në vazhdim).

Interesat e tij kryesore kërkimore janë të fokusuara kryesisht në Strategjitë e Zhvillimit të Qëndrueshëm; Arsimi i Qëndrueshëm; Prodhimi dhe Konsumi i Qëndrueshëm; Mjedisi i Qëndrueshëm dhe Ndryshimet Klimatike; Ndërtesat e qëndrueshme; Ekonomi rrethore; Planifikimi Hapësinor dhe Territorial; Analiza e rrjeteve dhe grupeve; Analiza e cilësisë së jetës; Menaxherët e kujdesit shëndetësor, etj.

Ai lektoron brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shqip dhe anglisht, një seri lëndësh, ndër të tjera: Menaxhimi i Ndryshimeve; Sipërmarrja dhe Inovacioni, Parimet e Biznesit, Menaxhimit, etj.

Për shkak të Covid 19, publikimet e tij të fundit janë në fushën e Menaxhimit të Kujdesit Shëndetësor, në Revista të Indeksuara në SCOPUS.

 

Ai mund të kontaktohet në e-mail: redimyshketa@uamd.edu.al

LektorProf.As.Dr. Bajram Korsita

Prof.As.Dr. Bajram Korsita ka mbaruar studimet universitare pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës “Ekonomist Industrie” (1083-1987). Studimet pasuniversitare (SHPU) I ka kryer në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës (2000) e barazvlefshme me Master Shkencor në Administrim Biznes. Ka realizuar mësimdhënie në Kosovë dhe në Universitetin e Europës Juglindore /SHTUL), Tetovë dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Gëzon eksperiencë në profesion dhe drejtim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Mbulon rolin e konsulentit në projekte të Bankës Botërore, të KFW dhe em kompaninë GFA, Gjermani. Aktualisht, është lektor me kohë të plotë (2012-vazhdim), pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe mbulon lëndë si “Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit”, “Logjistikë” dhe “Menaxhimi i Operacioneve”.

LektorDr. Bislim Ahmetaj

Dr. Bislim Ahmetaj i është bashkuar stafit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, saktësisht  Departamentit të Menaxhimit  pranë Fakultetit të Biznesit që nga viti 2014, si lektor me kohë të plotë. Përgjatë këtyre viteve ka mbuluar kryesisht lëndët e Drejtimit të Burimeve Njerëzore, ku është bashkë-autore i një cikli leksionesh të miratuara nga Departamenti i Menaxhimit.

Ai është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, (2006) aty ku edhe ka kryer studimet e thelluara MSc (2008) dhe ka marrë Titullin Doktor i Shkencave (2013) në fushën e ekonomisë.

Më parë ka kryer detyra të ndryshme në administratën e lartë të shtetit shqiptarë. Ka qënë lektor i ftuar në disa universitete publike dhe private  si në Universitetin e  Tiranës, (Fakulteti Ekonomik), Albanian University, Wisdom University, Universiteti “Luarasi”.

Dr. Bislim Ahmetaj është autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu ai ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore rajonale dhe ndërkombëtare.

Dr. Bislim Ahmetaj është poet dhe shkrimtar i afirmuar.

LektorProf.As.Dr. Sanie Doda

Prof.As.Dr. Sanie Doda është një akademike dhe profesioniste me përvojë, me një karrierë që përfshin mbi tre dekada. Ajo zotëron titullin Profesor i Asociuar dhe Doktor Shkencash në Financë dhe Kontabilitet nga Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ku shërben gjithashtu si lektore. Karriera e saj profesionale filloi në vitin 1988 si ekonomiste, dhe që atëherë ka mbajtur pozicione kyçe, duke përfshirë Zëvendës Drejtore të një shkolle të mesme dhe këshilltare në Bashkinë e Durrësit. Ajo është gjithashtu autore disa punimeve shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej të cilave të indeksuara në Scopus. Prof.As.Dr. Sanie zotëron gjuhët anglisht dhe italisht dhe ka kontribuar ndjeshëm në sektorët akademik dhe administratën publike. Ajo është pjesë aktive e komisioneve akademike dhe ka shkruar disa burime edukative, përfshirë një libër mbi menaxhimin e burimeve njerëzore

LektorDr. Silvana Gashi

Silvana Gashi është lektore (2019-në vijim) në fushën e ekonomisë së biznesit dhe inxhinierisë mjedisore, aktualisht mban gjithashtu detyrën Zv. Dekan Mësimor në Fakultetin e Biznesit,Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në këtë rol, ajo menaxhon dhe koordinon proceset e edukimit dhe akreditimit, duke siguruar që puna në fakultet të jetë në përputhje me standardet akademike dhe administrative.

Ajo ka një përvojë të gjatë si lektore e ekonomisë dhe menaxhimit, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të studentëve të saj në nivel të lartë. Më parë, ka punuar si drejtues buxheti në Bashkinë e Durrësit, ku mbulonte, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit për institucionet dhe ndërmarrjet e varësisë.

 

Përvoja e saj e gjerë përfshin gjithashtu role si ekonomiste, drejtues dhe auditues i brendshëm në sektorin publik, si dhe eksperte e vlerësimit të ndikimit mjedisor.

Akademikisht, Dr. Gashi ka përfunduar doktoraturën në Shkencat Ekonomike në UNS, me temën “Decentralizimi Fiskal dhe Administrativ në Republikën e Shqipërisë.Rast Studimor Bashkia Durrës”.

Ajo ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë artikujsh mbi tema që përfshijnë decentralizimin, menaxhimin strategjik, ekonominë qarkulluese dhe ndikimin e emigracionit në zhvillimin e qëndrueshëm.

Silvana zotëron aftësi të larta në menaxhimin e projekteve dhe ka një qasje të përkushtuar ndaj mësimdhënies dhe zhvillimit të bashkëpunimit akademik.

LektorDr.Proc. Zamir Hoxha

PhD.Candidate Zamir HOXHA, është lektor i brendshëm nga viti 2015 e në vazhdim, pranë Departamentit të Menxhimit në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ai zotëron një Diplomë Msc Matematikë, nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 1987-1991. Zotëron Diplomë Msc Jurisprudencë 1987-1991, Fakulteti “Shkencave Politike – Juridike” Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, 2012-2014. Nga viti 2015, mban titullin Avokat,  Shkolla Kombëtare e Avokatisë, Tiranë. 2014-2015. 

Zamir HOXHA, vazhdon studimet në vitin e Tretë të programit studimit të Doktoraturёs nё “Shkenca Ekonomike”, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD).

Zamir HOXHA, është Lektor dhe kërkues shkencor me eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare, folës në konferenca shkencore dhe forume si dhe publikime shkencore ndërkombëtare në fushën e Sipërmarrjes dhe të së Drejtës së Biznesit. Zamir HOXHA zotëron aftësi sociale, komunikimi ndërpersonal, organizative, teknike dhe të punës në grup. Ai ka qenë anëtar në borde drejtuese dhe organizative në aktivitete të ndryshme. Gjithashtu ka ushtruar edhe funksione të tjera publike si edhe është njohës i mirë i marrëdhënieve kontraktore në fushën së Biznesit.

LektorDr. Mario Gjoni

Dr. Mario Gjoni është një kontabilist i miratuar dhe pedagog në universitet me mbi 15 vjet përvojë
në fushën e mësimdhënies dhe kontabilitetit. Është diplomuar me rezultate te shkëlqyera nga
Universiteti i Tirane UT ne degën Administrim Biznesi ne 2009. Mban titullin e Masterit Shkencor
në Banke Finance nga Universiteti Epoka ne 2011 dhe gradën Doktor Shkencash ne Universitetin e
Tiranës ne 2020. Ai është anëtar dhe përfaqësues i asamblesë se anëtarëve te IKM, Institutit të
Kontabilistëve të Miratuar.
Si pedagog me kohe te plote, ai është përkushtuar në edukimin e brezave të rinj te menaxhereve dhe
financierëve, duke ndarë njohuritë dhe përvojat e tij praktike nëpërmjet kurseve dhe leksioneve ne
UAMD, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës. Fokusi i kërkimit shkencor është menaxhimi i
qëndrueshëm, burimet njerëzore ne epokën e AI, Menaxhimi i Shërbimeve dhe është bashkë autor i
ciklit te leksioneve Menaxhimi i Shërbimeve. Ka marre pjese ne konferenca dhe artikujt
ndërkombëtarë ne Evropë, USA, Kanada etj.

LektorDr. Erisa Musabelli

Dr.Erisa Musabelli është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që prej vitit 2011. Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (2008), Master Shkencor në Administrim i Ndërmarrjeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ka fituar titullin Doktor i Shkencave pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (2019).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e specialistes së departamentit të dëmeve pranë kompanisë së Sigurimeve Sigal si dhe ka ushtruar profesione të tjera publike si lektore e jashtme në disa universitete.

Ajo ka qënë pjesë e programeve Erasmus +, në kuadër të shkëmbimeve të eksperiencës akademike ndërmjet UAMD dhe  universiteteve të tjera të ndryshme.

 Dr.Erisa Musabelli është kërkuese shkencore, pjemarrëse në konferenca kombëtare/ndërkombëtare si dhe ka bërë publikime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit si edhe në trajnime të ndryshme të realizuara në fushën e biznesit.

LektorDr. Oliana Sula

Oliana Sula është pjesë e Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Mosiu” Durrës që prej tetorit të vitit 2013, ku lektoron lëndët “Etika e Biznesit”, “Komunikimi në Biznes” dhe “Menaxhimi i Operacioneve”. Ka marrë gradën Doktor i Shkencave në  Menaxhim në vitin 2020 në Estonian Business School, Tallinn, Estoni. Formimi i saj i mëparshëm akademik është në Francë, përkatësisht me Master i Shkencave në Menaxhim Ndërkombëtar pranë IAE Lyon III, Université “Jean Moulin” Lyon III, Lyon,Francë si edhe Bachelor në Shkenca Ekonomike dhe të Menaxhimit, Université Lyon Lumière Lyon II, Lyon,Francë.

Interesat e saj kërkimorë janë sipërmarrja rinore, sipërmarrja femërore,fuqizimi i femrave në biznes, aftësimi digjital, transformimi digjital i biznesit, zhvillimi i qëndrueshëm, përgjegjësia sociale e biznesit dhe etika e konsumit . Është autore dhe bashkëautore në revista shkencore ndërkombëtare si edhe pjesmarrëse në konferenca shkencore  ndërkombëtare. Ka eksperiencë ndërkombëtare në mësimdhënie në Estoni, Spanjë dhe Francë si edhe është aftësuar edhe nga trajnimet e Erasmus+ staff exchange në Gjermani, Spanjë dhe Rumani. Ka patur mundësinë të shkëmbejë eksperienca kërkimore në Spanjë e Argjentinë. Ka ofruar ekspertizën e saj në projekte kombëtare e ndërkombëtare të financuar nga donatorë vendas dhe  të huaj  si UAMD, Angjensia Universitare e Frankofonisë dhe Bashkimi Evropian. Zotëron në nivel të shkëlqyer gjuhën franceze, gjuhën angleze, gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane dhe ka  nocione të gjuhës portugeze.

LektorProf.As.Dr. Ulpian Hoti

Lektor dhe kërkues shkencor, me pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe publikime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, të njohura në fushat e menaxhimit të biznesit, administratës publike, menaxhimit të turizmit dhe ndikimit të tij në ekonominë kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Ka aftësi të zhvilluara organizative, sociale dhe teknike, si dhe mundësi për të punuar në grup. Aktualisht është lektor në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës që nga prilli 2018, ku ligjëron lëndët Bazat e Menaxhimit, Bazat e Biznesit, Menaxhimi i Performancës dhe Qëndrueshmëria e Korporatave, me fokus në kërkimin në fushat e Menaxhimit të Biznesit dhe Turizmit. Ka qenë kancelar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës gjatë periudhës 2006-2017. Ka përfunduar studimet për Profesor të Asociuar në qershor 2015 dhe ka doktoruar në Shkencat Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” gjatë periudhës 2009-2014.

LektorDr. Juliana Osmani

Dr. Juliana Osmani është lektore pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit (UAMD), që prej vitit 2008. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në degën Administrim Biznesi, profili Menaxhim.

Në vitin 2007 ka përfunduar studimet në Ciklin e Dytë, Master Shkencor në “Menaxhim Biznesi”, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Pisa-s.

Në vitin 2015 ka marrë gradën Doktor i Shkencave në Menaxhim Biznesi, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Pisa-s.

Më parë ajo ka shërbyer në pozicione të ndryshme në sektorin privat si psh. analiste kredie pranë Bankës Credins, asistente në hartimin e buxhetit dhe monitorimin e tij pranë Tioxide Europe s.r.l etj.

Dr. Juliana Osmani është autore e tekstit “Vendimmarrja organizative” (2017) dhe e më shumë se 20 artikujve shkencorë botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare apo prezantuar në konferenca ndërkombëtare organizuar brenda dhe jashtë vendit. Interesat e saj kërkimore konsistojnë kryesisht në fushën e vendimmarrjes menaxheriale dhe menaxhimit strategjik.

LektorDr. Luftim Cania

Dr. Luftim Cania është lektor me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës prej vitit 2015 dhe në vitin 2013 ka qenë i angazhuar  me kohë të pjesshme pranë Departamenntit të Menaxhimit, UAMD. Ai ka mbajtur edhe postin e Zv. Dekanit për Kërkimin Shkencor në periudhën nëntor 2018 – shtator 2020. Më herët Dr. Cania ka qenë pjesë IAL private, ku edhe ka mbajtur poste drejtuese si e Përgjegjësit të Departamentit dhe Zv. Dekanit. Është angazhuar me kohë të pjesshme në IAL publike. Po ashtu, ai ka punuar në sektorin privat në pozicione pune të profilit financiar dhe menaxherial. 

Ai zotëron një diplomë nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan në Profilin e Menaxhimit dhe është doktoruar në Universitetin Europian të Tiranës (Doktoratë në Shkenca Ekonomike, Profili Menaxhim. Tema e dizertacionit: Menaxhimi i talenteve në kushtet e krizave ekonomike).

Dr. Cania është autor dhe bashkautor i më shumë se 30 publikimeve në revista shkencore,  konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Fusha e kërkimit të tij është e përqendruar në lëmin e menaxhimit dhe kryesisht në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

 

LektorDr.Proc. Valbona Mehmeti

Valbona Mehmeti ofron ekspertizën e saj në disiplina të ndryshme të fushës së menaxhimit të biznesit, duke u fokusuar veçanërisht tek Menaxhimi Ndërkulturor, Planifikim Biznesi dhe Start UP etj. Ajo është autore dhe bashkëautore e teksteve dhe artikujve të ndryshëm shkencorë, si edhe pjesëmarrëse në veprimtari shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Publikimet e saj, ndër të tjera, përfshijnë tekstin Menaxhimi Ndërkulturor: Probleme dhe Zgjidhje (2017), si edhe artikujt dhe referatet Start-up Ecosystem Development: A Correlative and Comparative Study of Albania and Baltic Countries (2024), Start-ups: Importance and Role in the Economy (2024), Data Driven Decision-Making: The Case for a Business-Universities Alliance in Albania (2022), The Geographic Determinants of Economic Growth and the Increasing Albania-Kosovo Trade Relations (2020) etj.

 

 

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian