Vizitë Zyrtare e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike UAMD në Universitetin e Maltës.

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimit të partneriteteve akademike, Dekani i FSHPJ-së, Prof. As. Dr. Linert Lirëza, së bashku me një grup profesorësh nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Maltës.

Gjatë vizitës, palët diskutuan mbi mundësinë e nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi Ndërinstitucional (IIA), me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve akademike në kuadër të programit Erasmus+. U theksua rëndësia e nxitjes së mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu, u trajtuan mundësitë për zhvillimin e programeve të përbashkëta studimi dhe projekteve kërkimore, me synimin për të promovuar standarde të larta akademike dhe për të nxitur ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Vizita u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunuese dhe një vizion i përbashkët për të ardhmen, duke hedhur bazat për një partneritet të qëndrueshëm dhe produktiv ndërmjet dy institucioneve.

sqAlbanian