Në kuadër të projektit IDEA me titull “Arsimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan), të koordinuar nga Universiteti Polis dhe ku UAMD është partner, një grup përfaqësuesish i përbërë nga staf akademik dhe administrativ mori pjesë në Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës në Greqi në datat 10 dhe 11 nëntor. Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime dhe shkëmbime eksperiencash mbi bazat e legjislacionit, si dhe krijimin e mjediseve të aksesueshme në universitete për studentët me nevoja të veçanta.
Ky bashkëpunim, vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së UAMD në iniciativat e përbashkëta kërkimore- shkencore në kuadër të programeve Erasmus+CBHE.