Në kuadër të projektit IDEA me titull “Arsimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan), një grup përfaqësuesish nga UAMD mori pjesë në Kolegjin Universum, në Prishtinë në datat 16-20 janar. Aty u zhvilluan trajnime dhe shkëmbim eksperiencash mbi bazat e arsimit gjithëpërfshirës në arsimin e lartë, teknologjitë ndihmëse, shërbimet e aksesueshmërisë elektronike, si edhe zgjidhje të bazuara për shërbimet e bibliotekës. Ky bashkëpunim, vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së UAMD në iniciativat e përbashkëta kërkimore- shkencore në kuadër të programeve Erasmus+CBHE.