Urimi i Rektorit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi me rastin e festave të 28-29 Nëntorit

Në këto ditë të veçanta të historisë sonë kombëtare, 28 dhe 29 Nëntori, është një moment i shkëlqyer për të reflektuar mbi rrugëtimin e lavdishëm të kombit tonë dhe për të vlerësuar trashëgiminë që na kanë lënë paraardhësit tanë. Këto festa simbolizojnë përpjekjen, sakrificën dhe guximin e një populli që luftoi për liri dhe pavarësi.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, ndan me ne këtë mesazh frymëzues:


Gëzuar 28 – 29 Nëntorin!

Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Atdheut! Kujtojmë me nderim të përjetshëm etërit e kombit tonë të cilët kontribuan me armë e me penë, me guxim, dije e vizion, që Shqipëria të jetë shtet i pavarur e sovran!

Përulemi ndaj sakrificës sublime të dëshmorëve të atdheut, të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë duke na siguruar lirinë që gëzojmë sot!

Mirënjohje përjetë patriotëve, dëshmorëve dhe heronjve të Shqipërisë, vendit të shqiponjave krenare!

Amanetin e tyre ne mund ta përmbushim e çojmë përpara duke kontribuar për Shqipërinë përmes kultivimit të dijes dhe edukimit sa më të mirë të brezave të ri, duke nxjerrë në jetë e komunitet profesionistë dhe intelektualë të zotë që shkëlqejnë në shoqëri e që e krenojnë Shqipërinë kudo në botë.

Gëzuar festat!
Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi

Rektor, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Le të jetë kjo ditë një burim frymëzimi për të gjithë ne që të vijojmë me përkushtim dhe energji në misionin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e rinj. Me edukimin dhe dijen si udhërrëfyes, së bashku mund të kontribuojmë për ta bërë Shqipërinë një shembull për t’u ndjekur.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian