UAMD ne Greqi ne kuader te projektit Engine

U mbajt në Halkida, Greqi, më 14 dhe 15 Mars takimi i radhës në kuadër të Projektit ENGINE, në të cilit morën pjesë përfaqësues nga UAMD.
 
Në ditën e parë të takimit u diskutua për Performancën e Energjisë së Ndërtesave dhe Auditimet e Energjisë për jo-SME-të në Greqi. U realizua një përmbledhje shumë interesante nga Dr. Margarita Petroliagki – Drejtuese e Departamentit të Inspektimit të Energjisë në Greqinë Jugore, Ministria e Mjedisit, dhe një prezantim i Laboratorit të Sistemeve Energjetike AKUK – Christos Manassis.
 

Gjatë ditës së dytë të trajnimit në kuadër të projektit #engine, përfaqësuesit e Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (UKUA) dhe Universiteti Europian i Tiranës prezantuan Platformën ENGINE.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian