UAMD dhe Dutch Export Association: Hap i Ri drejt Inovacionit dhe Bashkëpunimit Ekonomik.

Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, mirëpriti sot, z. Jan Jacob Hilberdink, Drejtor i Dutch Export Association, përfaqësues i 125 kompanive holandeze me aktivitet ndërkombëtar.

Gjatë takimit, Z. Hilberdink shprehu dëshirën dhe vullnetin, në emër të kompanive holandeze, për të ndërtuar ura bashkëpunimi me UAMD-në, duke përfshirë ngritjen e grupeve kërkimore me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve, për të kryer studime tregu, mikro-strategji, Start-up-e si dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësinë tregtare mes Holandës dhe Shqipërisë përmes ekspertizës dhe kërkimit universitar.

Rektori prezantoi kapacitetet dhe potencialin institucional të UAMD-së për bashkëpunime në mbështetje të studentëve dhe stafit akademik, duke respektuar kuadrin ligjor shqiptar dhe duke përmbushur misionin e universitetit për zhvillim dhe inovacion.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian