
Thirrje për shkëmbime të stafit akademik dhe administrativ me Universitetin Danubius, Rumani.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin Danubius, Rumani. (https://univ-
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik dhe administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Periudha e mobilitetit duhet te realizohet brenda dates 31 Korrik 2026.
Numri i kuotave:
· 10 (dhjetë)
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim
Afati i aplikimit: 28 Qershor 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Danubius, Rumani:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.