

hirrje për shkëmbime të stafit akademik dhe administrativ me Universitetin e Lomza,Poloni
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik dhe administrative mundësinë për të marrë pjesë në International Staff Week, që do të zhvillohet në datat 25-29 Maj, 2026 në Universitetin Lomza,Poloni. Mobiliteti do të kryhet ne (5 ditë) në universitetin pritës https://al.edu.pl/en
Numri i kuotave:
2(dy)
Lloji i mobilitetit:
Trajnim (Javë ndërkombëtare)
Staf Akademik (Fakultete dhe fushat si më poshtë):
o Menaxhim
o Administrim biznesi
o Drejtesi
o Gjuhë e huaj
Staf Administrativ:
Afati i aplikimit: 28 Prill
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Lomza Poloni:
o CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
o Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze; B2
o Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë event dhe 2 ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën etlevasala@uamd.edu.al cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.