

Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin e Teramo-s, Itali
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO IX si dhe të programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin e Teramo-s, Itali. (https://www.unite.it/English/Home_page)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Afati i aplikimit: 3 Maj 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Teramo-s, Itali:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze (max 4 faqe);
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht;
– Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur);
– Formulari për privatësinë (bashkëlidhur).
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Katërt, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.