Thirrje për bursat e shkëmbimit studentor Erasmus+ me Universitetin e Jaenit, Spanjë

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin e Jaen-it në Spanjë (https://www.ujaen.es/en).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor;

•      Master.

Numri i kuotave:

•      4 studentë për nivelin bachelor dhe master.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit;

•      Fakulteti Edukimit.

Afati i aplikimit: 16 Nëntor 2022.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Jaenit, Spanjë:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotogkopje pashaporte.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian