Teknik Elektrik

 

Përshkrimi i Programit:

Në shoqërinë e sotme, energjia elektrike përfaqëson formën më të përdorshme të energjisë dhe njëkohësisht shkalla e përdorimit të saj përbën një nga treguesit e zhvillimit të një vendi.

Në këtë aspekt, njohja me bazat e elektricitetit ka një rol dhe përgjegjësi shumë të madhe në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit. Pregatitja e Teknikut Elektrik ka nevojë për njohuri të plota të disiplinave elektroteknike dhe elektronike.

Ky program ofron mundësinë për formimin e teknikut elektrik të cilët marrin njohuri të rëndësishme  në fusha të tilla si automatika, makinat elektrike, sistemet elektrike në ndërtesa, sistemet elektrike në mjetet lëvizëse, matjet elektrike, sigurimit teknik dhe normativat teknike në punimet elektrike si dhe aplikimi i tyre në sektorët që përdorin energjinë elektrike.

Duke patur parasysh sa më lart, tekniku elektrik duhet të zotërojë kompetencë profesionale në fushën elektrike, nga ato tradicionalet tek ato më modernet në mënyrë që të përballojë me sukses sfidat teknologjike që jeta moderne vë përpara teknikut elektrik.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Teknik Elektrik”

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve në fushën elektrike. Diploma Profesionale (me kohëzgjatje 2-vjet) jep një formim profesional në gjëndje që të përballojë problemet tipike të projektimit në sektorin elektrik, të kuptojë dhe drejtojë inovacionet në të gjitha disiplinat e sektorit elektrik, elektronikës industriale e të fuqisë, të automatizimit e të sistemit elektroenergjetik në përgjithësi.

Ky cikël studimi e formon teknikun elektrik me njohuri të mjaftueshme për të mbuluar probleme të tilla si:

  • Prodhimi i energjisë elektrike në centralet elektrike;
  • Transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike;
  • Përdorimi i energjisë elektrike në impiantet industriale, në sistemin urban dhe rural;
  • Aplikime të menaxhimit të energjisë elektrike në tregun e energjisë elektrike;
  • Instalimet elektrike dhe mirëmbajtjen e tyre në banesa, objekte të ndryshme private dhe shtetërore etj.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Diploma Profesionale në Degën Teknik Elektrik krijon mundësinë të punësohesh si Teknik  në aktivitete teknike:

  • Në sistemin e prodhimit të energjisë elektrike;
  • Në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike;
  • Në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike;
  • Në kompani për projektimin, realizimin dhe servisin e sistemeve të fuqisë me tension të lartë, të mesëm dhe te ulët;
  • Në shoqëri për shitblerjen e energjisë elektrike;
  • Gjithashtu  mund të punësohet në Industrinë e Prodhimit të aparateve dhe pajisjeve elektrike.

 

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian