
Në datat 18–21 mars 2025, u zhvillua takimi i rradhës i projektit Zero C – “Enhancing knowledge and skills at WB HEIs in preparation for zero carbon maritime transport and logistics society”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ CBHE. Gjatë dy ditëve të para u zhvillua një trajnim intensiv me pjesëmarrjen e stafit akademik nga universitetet partnere në Ballkanin Perëndimor. Temat e trajtuara përfshinë teknologjitë e digjitalizimit, përdorimin e Internetit të Gjërave (IoT), rritjen e efiçencës së energjisë dhe reduktimin e ndotjes në sektorin detar. Prof. Vasileios Podimatas nga National Technical University of Athens dhe Prof. Ing. Marco Mita nga Universiteti i Barit, Itali, ndanë ekspertizën e tyre mbi ndikimin e teknologjive inteligjente në transformimin e qëndrueshëm të transportit dhe logjistikës. Në vazhdim, partnerët e projektit u mblodhën për të vlerësuar progresin e vitit të parë të implementimit dhe për të planifikuar hapat e mëtejshëm. U diskutuan tema kyçe si: raporti teknik dhe financiar i ndërmjetëm, zhvillimi dhe akreditimi i kurseve dhe programeve të LLL, përfshirja e stafit akademik, instalimi i pajisjeve të reja, trajnimi i stafit, si dhe strategjitë e diseminimit dhe angazhimit institucional.
Prof. Osman Metalla, koordinator i projektit Zero C, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve partnere për të ndërtuar kapacitete konkrete në arsimin e lartë dhe për të forcuar lidhjen midis inovacionit teknologjik dhe qëndrueshmërisë në sektorin e transportit dhe logjistikës detare. Ai shtoi se rezultatet e deritanishme janë premtuese dhe motivuese për fazat e ardhshme të projektit.
Ky aktivitet katër-ditor shënoi një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve partnere dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta drejt një të ardhmeje me zero karbon në transportin dhe logjistikën detare.
Për më shumë informacion mbi projektin Zero-C, vizitoni faqen zyrtare: www.zeroc-project.com
x item sample content