Takim i rëndësishëm mbi mundësi të shumta bashkëpunimi midis Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës , Università Politecnica delle Marche dhe Qendra e Kërkimit Shkecor dhe Trajnimit në kirurgjinë rigjeneruese, Lipofilling Academy.

Takim tejet i rëndësishëm mbi mundësi të shumta bashkëpunimi midis Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës , Università Politecnica delle Marche dhe Qendra e Kërkimit Shkecor dhe Trajnimit në kirurgjinë rigjeneruese, Lipofilling Academy.
 
Ditën e sotme, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Università Politecnica delle Marche, Ankona, Itali, me ftesë nga Rektori Prof. Gian Luca Gregori.
Gjatë takimit, dy rektorët dhe Dr. Michele Riccio, Zv/President i Qendra e Kërkimit dhe Trajnimit në kirurgjinë rigjeneruese, Lipofilling Academy diskutuan mbi hapa konkretë bashkëpunimi midis tre institucioneve e cila shtron rrugën për programe të përbashkëta studimi, diploma duale në programe inovative në rang ndërkombëtar, veprimtari të përbashkëta studimore dhe në thellimin e kërkimit shkencor, praktika studentore, shkëmbime akademike, si edhe projekte të ndryshme në shkencat mjekësore, ekonomisë, biznesit, e më gjerë.
“Jam i lumtur që së bashku do ecim në drejtimin e duhur përmes këtij bashkëpunimi të ngushtë” u shpreh Rektori Gregori. Rektori Fortuzi theksoi se UAMD është e fokusuar te ndërkombëtarizimi, novacioni dhe forcimi i kërkimit shkencor për një universitet me standarde evropiane dhe me ofertë akademike tërheqëse dhe dinjitoze ndërkombëtarisht.
sqAlbanian