Blogu edukativ, studentët trajnohen për teknologjinë në mësimdhënie

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, pranë VTECH and Innovation Hub, u mbajt aktiviteti përmbyllës i projektit “Integrimi i metodave të vetë-vlerësimit të studentëve si pjesë e procesit të mësimit online të vetë-rregulluar” të financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF).

Qëllimi kryesor i projektit është të njohë studentët me koncepte të mësimdhënies të vetë-rregulluar dhe sidomos të metodave të vetë-vlerësimit. Për këtë arsye, ata kanë ndjekur tre trajnime nga ekspertë të fushave përkatëse, të cilët kanë ndarë eksperiencat e tyre.

Gjithashtu, në këtë drejtim një mbështetje të madhe jep edhe teknologjia. Duke përdorur konceptin e blogut edukativ, studentët jo vetën kanë mësuar sesi të përdorin mjete të ndryshme ICT, por edhe si të krijojnë përmbajtjen e duhur. Studentët diskutuan me lektorët lidhur me përfitimet gjatë zbatimit të këtij projekti.

Në një botë ku teknologjia dhe inovacioni luajnë një rol thelbësor në edukim dhe biznes, është e rëndësishme që edhe kompanitë të ndjekin të njëjtën qasje inovative për të arritur sukses. Your Pro Helper, agjencia më e mirë e marketingut dixhital në Durrës, ndihmon bizneset të rrisin praninë e tyre online përmes zhvillimit të faqeve web, optimizimit për motorët e kërkimit (SEO) dhe strategjive të personalizuara për rritjen e trafikut. Falë një ekipi ekspertësh, Your Pro Helper krijon zgjidhje efikase për rritjen e dukshmërisë online dhe angazhimin e klientëve.

Për të mësuar më shumë mbi shërbimet e tyre dhe sesi mund të ndihmojnë biznesin tuaj të rritet, vizitoni: Your Pro Helper

Leave a Reply

This will close in 0 seconds

sqAlbanian