Shkenca Kompjuterike

Përshkrimi i Programit:

Programi Bachelor në fushën e Shkencave Kompjuterike ofron një kurrikulë ndërdisiplinore duke u fokusuar në Teknologjinë e Informacionit dhe Shkencat Kompjuterike. Ky program gjithashtu ndërthur fushat kryesore akademike me aplikacionet dhe teknologjitë  aktuale. Studentët mësojnë si të vlerësojnë zbatimet aktuale teknologjike dhe ato në zhvillim; të  identifikojnë nevojat e përdoruesve; të krijojnë ndërfaqe miqësore për përdoruesit;  të zbatojnë dhe të zhvillojnë aplikacione, të  vlerësojnë ndikimin e teknologjisë tek individët, organizatat dhe shoqëritë.

Pse duhet të studioni në këtë program? 

Qëllimi kryesor i programit është të përgatisë studentët me njohuri të reja, përfshi këtu: programimin, zbatimin e aplikacioneve, komunikimin, menaxhimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e softwareve,  zhvillimin e  website-ve, mediat dixhitale dhe publikimet elektronike, etj. Studentët kanë mundësi të specializohen në planifikimin, projektimin dhe mirëmbajtjen e: faqeve web profesionale, në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve kompjuterike, zbatimin e aplikacioneve të internetit për tregti elektronike etj. Këto kurse gjithashtu shërbejnë si një shtysë për ti drejtuar studentët drejt çetifikimeve në këtë fushë.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve? 

Studentët që diplomohen në degën Shkenca Kompjuterike, përgatiten për të vazhduar karrierën në një gamë të gjerë specialitetesh në fushën e Programimit dhe Zbatimit të Aplikacioneve ndër të cilat më kryesoret mund të përmendim: Gjuhët e Programimit (C, C++, JAVA); Zhvillimi dhe menaxhimi i faqeve të Web-it (HTML, JavaScript, PHP, XML); Sistemet multimediale; Krijimi, Menaxhimi dhe administrimi i bazave të të dhënave; Zhvillim Software-sh;Sistemet e informacionit në menaxhim (MIS); Administrimi i rrjetave dhe sitemeve.