Informacioni që bëhet publik pa kërkesë është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) vë në dispozicion të publikut, në faqen zyrtare të internetit www.uamd.edu.al dhe në mjediset e pritjes së qytetarëve, të gjitha informacionet e nevojshme për publikun, në përputhje me parimet e hapjes, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) është një institucion publik i arsimit të lartë, i cili ushtron veprimtarinë e tij akademike, kërkimore dhe institucionale në bazë të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
UAMD krijon të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë kërkimore-shkencore, nga të drejtat e pronësisë intelektuale, si dhe nga shërbimet për ofrimin e të cilave i është dhënë e drejta me akte ligjore, akte nënligjore në fuqi dhe akte të brendshme institucionale.
Bordi i Administrimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës miraton tarifat për shërbimet e ofruara nga universiteti, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat institucionale të menaxhimit financiar.
♦ Analiza e Institucionit
♦ Buletini Shkencor
♦ Doktoraturat
♦ Qendrat Kërkimore
Shërbimi që ofrohet nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun është procedura e konfirmimit të dokumentacionit shkollor, procedure, e cila realizohet me kërkesë (me email) nga aplikanti.
Procedura e konfirmimit të dokumentacionit shkollor konsiston në:
Në lidhje me procedurën e konfirmimit të dokumentacionit shkollor ofrohen edhe shërbime të till-a, si pajisja me: vërtetime, listë notash si dhe programe mësimore.
Për të marrë shërbimin subjekti i interesuar i drejtohet me kërkesë (aplikimi me e-mail) Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun për procedurën e konfirmit që dëshiron të ndjekë.
Më poshtë gjeni informacionet në lidhje me shërbimet e ofruara:
| Shërbimi i ofruar nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun | Kërkesa (çfarë përmban) | Tarifa | Afati i realizimit |
| Procedura private | Përmban: gjeneralitetet e studentit; dokumentat që kërkon të konfirmojë; dokumentat që kërkon të pajiset; nr. kontakti dhe e-mail-i | 500 lekë | 10 ditë pune |
| Procedura zyrtare | Përmban: gjeneralitetet e studentit; dokumentat shkollore; vendin, arsyen e aplikimit, legalizimin në MEPJ[1]; nr. kontakti dhe adresën zyrtare të institucionit | 30 euro | 10 ditë pune |
| Pajisja me listë notash | Plotësohet në paragrafin e dytë të kërkesës | 500 lekë | Varet nga fakulteti përkatës |
| Pajisja me vërtetim studenti | Plotësohet në paragrafin e dytë të kërkesës | 200 lekë | Varet nga fakulteti përkatës |
| Pajisja me program mësimor | Plotësohet në paragrafin e dytë të kërkesës | 2000 lekë-për programin mësimor në gjuhën shqipe; 3000 lekë për program mësimor në gjuhën angleze |
Varet nga fakulteti përkatës |
[1] Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

| Informacion me kërkesë | Informacion pa kërkesë |
| E drejta e qytetarëve për të marrë informacion mbi procedurën e konfirmimit të dokumentacionit shkollor | Detyrimi i institucionit për të publikuar informacionin e plotë në lidhje me veprimtarinë e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun |
| Realizimi me email i procedurës së aplikimit |
Publikimi në faqen zyrtare i emaili-t të Sektorit të marrëdhenieve me publikun:
Numri i kontaktit: 04 2234663; Adresa: Godina “Liria”, Qyteti “Studenti”, Tiranë |
| Gjenerimi në faqen zyrtare të UT të faturave për pajisje dhe konfirmim te dok shkollor përkatëse për secilën procedurë | Afati kohor për realizimin e konfirmimit të dokumentacionit shkollor është 10 ditë pune, në raste të veçanta zgjat edhe më shumë. |