- Thellim i njohurive teorike dhe praktike në fushën e shërbimeve sociale dhe komunitare.
- Formimi i profesionistëve që punojnë ose synojnë të punojnë në fushën e shërbimeve humane, sociale dhe komunitare si: shëndet mendor, edukim, ndihmë sociale dhe ndërmjetësim, shërbim publik.
- Zhvillimi i aftësive këshilluese dhe etikës profesionale, për t’u ardhur në ndihmë individëve me nevoja të ndryshme.
Mundësi të mëtejshme studimi Cikli i dytë i studimeve master shkencor
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional:
programe dhe agjensi të ndryshme që kanë në fokusin e tyre shërbimet humane si: mbrojtjen e fëmijëve, çështje të varfërisë, strehimit, prindërimit, abuzimit me substanca narkotike dhe alkolizmit, shëndetit mendor, drejtësisë sociale, edukimit.