

Vendimi i Bordit të Administrimit Nr. 63, datë 19.11.2024
Për miratimin e nivelit të pagave për personelin administrativ, ndihmës akademik me karakter administrativ dhe mbështetës të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Senati Akademik – organi më i lartë akademik i universitetit.
Rektorati – struktura që mbështet punën e Rektorit dhe Senatit Akademik.
Administrata e UAMD – mbështet veprimtarinë akademike dhe administrative të universitetit.
Interdisciplinary Journal of Research and Development (IJRD) (Kliko dhe shfleto revistën IJRD) është revista shkencore e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), e cila shërben si platformë për publikimin e punimeve origjinale kërkimore, artikujve rishikues, eseve konceptuale dhe raporteve shkencore nga një gamë e gjerë disiplinash. Revista inkurajon ndërveprimin ndërmjet fushave të ndryshme dhe vlerëson kontributet me relevancë akademike, shkencore dhe shoqërore.
Qëllimi i IJRD është të promovojë rezultatet e kërkimeve të ndërmarra nga profesorati dhe studiuesit e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, duke udhëtuar përmes mjediseve akademike kombëtare dhe ndërkombëtare për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin shkencor. Revista synon të shndërrohet në një hapësirë të hapur diskutimi dhe publikimi për kërkuesit që sjellin gjetje të reja, përditësojnë literaturën ekzistuese dhe kontribuojnë në zhvillimin e dijes ndërdisiplinore.
Buletini Shkencor drejtohet nga një Bord Editorial dhe redaksitë përkatëse për çdo seri, të përbëra nga akademikë të njohur në fusha të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ky strukturim garanton standarde të larta cilësie në procesin e përzgjedhjes, rishikimit dhe botimit të materialeve shkencore.
Pjesa më e madhe e artikujve të botuar në IJRD janë rezultat i punës kërkimore dhe shkencore të stafit akademik të UAMD-së. Megjithatë, revista ka mirëpritur gjithashtu botime nga studiues dhe institucione të tjera kërkimore, si dhe nga autorë të huaj, duke e bërë IJRD një platformë që ka tejkaluar kufijtë kombëtarë dhe që promovon vlerat e shkencës në një kontekst global.
Referuar Ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, strukturat shëndetësore universitare janë njësi që i përkasin si sistemit arsimor, ashtu edhe atij shëndetësor. Ato realizojnë shërbime terciare, si dhe funksione diagnostikuese, trajtuese, mësimore dhe kërkimore-shkencore, duke qenë pjesë përbërëse e institucionit të arsimit të lartë.
Këto struktura miratohen dhe funksionojnë me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), pasi plotësohen të gjitha standardet specifike dhe kriteret e përcaktuara ligjërisht, me propozim të Ministrit përgjegjës për Arsimin dhe Ministrit të Shëndetësisë.
Në përputhje me këtë kuadër ligjor, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës aktualisht nuk ka struktura shëndetësore universitare.
CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit (https://www.ildkpki.al/legjislacioni/), përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të UAMD , përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre.
(Kliko këtu për të parë biografitë e stafit në organikën e personelit.)
Rektori është autoriteti më i lartë akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare.
Drejton veprimtarinë akademike të universitetit, duke siguruar zbatimin e standardeve të cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional;
Përfaqëson universitetin në marrëdhënie me institucionet shtetërore, partnerët vendorë e ndërkombëtarë dhe në aktivitetet publike;
Është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Senatit Akademik dhe për ruajtjen e integritetit akademik të institucionit;
Mbikëqyr hartimin dhe zbatimin e strategjisë së zhvillimit të universitetit në përputhje me misionin e tij arsimor e kërkimor.
Me dekretin nr. 12846, datë 26.08.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është dekretuar Prof. Dr. Shkëlqim FORTUZI si Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe përfaqësuesit e studentëve.
Mandati i rektorit zgjat 4 (katër) vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Pas përfundimit të mandatit, ai vijon të jetë pjesë e personelit akademik të njësisë bazë ku ushtron veprimtarinë e tij.
Rektori është njëkohësisht Kryetar i Senatit Akademik dhe ushtron detyrat e tij në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe rregullat e brendshme të universitetit.
Administratori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar dhe menaxhimin administrativ të institucionit.
Ai është përfaqësues ligjor për çështjet financiare dhe administrative të universitetit.
Harton projektbuxhetin vjetor të universitetit mbi bazën e propozimeve të njësive përbërëse dhe në përputhje me planin strategjik të zhvillimit të institucionit;
Siguron ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të buxhetit në të gjitha strukturat vartëse;
Krijon komisione ad hoc për rekrutimin e personelit administrativ sipas përcaktimeve statutore;
Emëron dhe shkarkon administratorët e njësive bazë pas miratimit të Bordit të Administrimit;
Bashkëpunon ngushtë me Rektorin për përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare të universitetit;
Siguron përdorimin efikas dhe transparent të fondeve publike dhe burimeve të universitetit.
Detyrën e Administratorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës e mban z. Gerald Çeka, i emëruar me vendim të Bordit të Administrimit nr.29, datë 20/11/2017“Për emërimin e Administratorit të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës”.
Komisioni për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Edukimit(FE).
(Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Çdo person, ka të drejtë të bëjë një ankesë apo kërkesë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Çdo kërkesë apo ankesë, me të cilën një person i drejtohet Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, mund të bëhet në formë të shkruar; të deklarohet verbalisht para organit publik dhe të regjistrohet nga ky i fundit; ose në formë të shkruar. Kërkesa/ankesa konsiderohet në formë të shkruar edhe kur ajo dërgohet në rrugë elektronike, me kusht që të tregojë qartë autorin e saj. Kërkesa/ankesa duhet të paraqesë qartë kërkuesin/ankuesin si dhe qëllimin e tij/saj.
Komisionet e Përhershme Institucionale pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD).(KLIKO)

Neni 23
Komisionet e përhershme
Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale të krijuara në nivel institucional dhe njësie kryesore të përbëra nga jo më pak se 5 anëtarë. Anëtarët e komisioneve të përhershme të institucionit të arsimit të lartë vetëkandidohen dhe zgjidhen nga Senati Akademik për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
Komisionet e përhershme të institucionit janë:
a) Komisioni për promovimin e personelit akademik;
b) Komisioni për garantimin e standardeve dhe cilësisë së institucionit.
Anëtarët e Komisionit për dhënien e titujve akademikë mbajnë titullin “Profesor”. Anëtarët e Komisioneve të tjera mbajnë së paku gradën shkencore “Doktor”.
Komisione të tjera të përhershme në nivel njësie kryesore dhe në nivel institucional krijohen me vendim të Senatit Akademik.