Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, takim me Sh.T.Z. Skënder Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Kosovës

📌Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, takim me Sh.T.Z. Skënder Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Kosovës🇽🇰

🔗Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti më 21 shkurt 2025, në një takim kortezie Sh.T.Z. Skënder Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Kosovës.
🤝Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.

✳️Gjatë bisedës, u diskutuan mundësitë e partneriteteve me universitetet publike dhe private të Kosovës, me fokus tek projektet e përbashkëta arsimore dhe shkencore.
▶️Rektori Fortuzi propozoi krijimin e një programi mobiliteti brenda universiteteve shqiptare për të nxitur shkëmbimet akademike dhe forcimin e marrëdhënieve institucionale.

💬Sh.T.Z. Durmishi vlerësoi rolin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisma që fuqizojnë bashkëpunimin ndëruniversitar. Të dyja palët theksuan rëndësinë e zhvillimit të një programi të zgjeruar ndërshqiptar, në frymën e Erasmus+, për të rritur cilësinë akademike dhe integrimin e mëtejshëm të institucioneve në rrjetet evropiane të arsimit të lartë.

♦️Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë dhe synon të hapë rrugën për projekte konkrete në të ardhmen.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian