Qendra e Edukimit në Vazhdim është Njësi Bazë e Fakultetit të Edukimit. Në përbërjen e saj ka një staf akademik me përvojë në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor, zhvillimit universitar, zhvillimit profesional.
QEV menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e tre programeve të studimit:
Arsimi dhe formimi profesional është një fushё e aftësive profesionale, që kombinon arsimin me praktikën profesionale, i cili i pajis individët me njohuri e shprehi tё veçanta, si dhe me kompetenca pёr t’u integruar nё tregun e punёs.
Programet Profesionale krijojnë mundësinë që të mirëpresin maturantët pa kriter mesatare duke i përgatitur profesionalisht për tregun e punës.
Këto program realizohen me 120 kredite, me formë studimi me kohë të plotë, me kohëzgjatje normale 2 vite akademike si një ndërthurje edukimi dhe shërbimi social.
Duke ofruar dy gjuhë të huaja (anglisht dhe gjermanisht), programi jep mundësinë e punësimit jo vetëm në tregun vendas por dhe në atë ndërkombëtar.
QEV ofron module trajnimesh te akredituara nga MASR si:
Prof.Asoc.Dr. Ilir Sallata është profesor në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktualisht kryen rolin e drejtuesit të kësaj njësie bazë.
Ai është diplomuar si Specialist i Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ka kryer: Master i Nivelit të Dytë (MND) në Histori në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, si dhe Master në Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore në Universitetin Epoka. Në vitin 2016 ka fituar gradën Doktor i Shkencave, dhe në vitin 2024 titullin Profesor i Asociuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Me përvojë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, prej dy dekadash kontribuon për zhvillimin e arsimit parauniversitar dhe të lartë në Shqipëri. Prof.Asoc.Dr. Ilir Sallata është autor një sërë publikimeve në revista shkencore dhe pjesmarrës në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Botimet e tij nga viti 2012 e në vazhdim përfshijnë fushën e historisë dhe të edukimit. Trajnues për kualifikimin e vazhdueshëm të mësuesve me modulin: “Edukimi mbi fetë dhe parandalimi i ekstremizmit”.
Prof.Asoc.Dr. Rita Loloçi është profesor në Qëndra e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Filozofi), nga Universiteti i Tiranës (Master Shkencor në Sociologji) dhe Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Filozofi).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në Akademinë Profesionale të Biznesit Tiranë.
Dr. Rita Loloçi është autore e publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo është trajnere e disa moduleve të akredituara nga MASR, për trajnimin e mësuesve në sistemin para universitar.
Prof.asoc.dr. Menada Petro është profesor dhe studiuese në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, Fakulteti Edukimit, pranë UAMD. Me një përvojë të pasur (14 vite) në fushën e shkencave sociale, edukimit dhe trajnimeve profesionale, ajo ka spikatur si pedagoge dhe trajnere. Aktualisht mban pozicionin si zv. Dekan, në fakultetin e Edukimit. Lidhjet me organizata të njohura ndërkombëtare (“Institute for Future Studies” dhe “American Organization of Science and Technology”) nënvizojnë përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë akademike dhe inovacionit në fushën e arsimit. Ajo ka marrë gjithashtu kualifikime nga institucione universitare ndërkombëtare në Spanjë, Finlandë, Rumani dhe Austri, duke rritur ekspertizën e saj në metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit. Me një portofol mbresëlënës kërkimi dhe pjesëmarrje në revista dhe konferenca ndërkombëtare, Prof.asoc.dr. Petro vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në sistemin tonë arsimor duke qenë autore dhe bashkautore e disa librave dhe pjesë në disa grupe pune për hartim modulesh dhe programesh studimi të reja bazuar në kërkesat e tregut të punës.
Prof.Asoc.Dr. Orneda Gega është profesor në Qendrën për Edukim në Vazhdim në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo ka kryer studimet Bachelor në Universitetin e Tiranës (BSc në Punë Sociale), studimet Master Shkencor në Universitetin e Tiranës (MSc Politika Sociale), studimet Doktorale në Universitetin e Tiranës (PhD në Punë Sociale) dhe titullin Profesor i Asociuar. Punon prej vitit 2008 pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, gjatë 13 viteve ka punuar si staf adminsitrativ dhe staf akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme.
Ajo është trajnere për kualifikimin e vazhdueshëm të mësuesve me modulet: “Qytetari aktive në shoqërinë globale”, “Aftësitë bazë për qytetari aktive”, “Gjithëpërfshirja në arsim” dhe “Projektimi i të nxënit për të gjithë, format e mësimdhënies dhe stilet e të nxënit”.
Prof.Asoc.Dr Orneda Gega është autore e disa botimeve e revistave të vlerësuara, në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në projekte kërkimore.
Dr. Matilda Memaj është një lektore e përkushtuar dhe me njohuri të thella në fushën e shkencave sociale, e cila shërben pranë Qendrës për Edukim në Vazhdim në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Që prej vitit 2009, ajo ka kontribuar për edukimin e gjeneratave të reja, duke sjellë standarde të larta dhe një angazhim të palodhur në mësimdhënie si staf akademik me kohë të pjesshme, dhe që prej 2018 si staf akademik me kohë të plotë. Në periudhën 2012-2020, Dr. Memaj ka shërbyer gjithashtu si staf akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Angazhimi dhe kontributi i saj akademik është reflektuar në mënyrë të shkëlqyer në punët e saj shkencore, të cilat janë paraqitur me sukses në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke adresuar çështje që lidhen me fushat e shkencave sociale, shkencave të edukimit, proceseve mësimore etj. Si autore e shumë artikujve shkencorë të vlerësuar, Dr. Memaj vijon të kontribuojë në mënyrë aktive në fushën e saj, duke influencuar dhe përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme proceset e mësimdhënies. Ajo është gjithashtu pjesë e grupeve të punës për hartimin e programeve studimore, duke sjellë ndryshime të rëndësishme dhe inovative në fushën e edukimit.
Dr. Alfred Halilaj është lektor në Qendrën për Edukim në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka mbaruar studimet në vitin 2007 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Dega Filozofi-Sociologji, Drejtimi Sociologji. Ka mbaruar Master i Shkencave në “Diplomacia dhe marrëdhënie ndërkombëtare të BE”në Universiteti i Tiranës, në Insitutin e Studimeve Evropiane. Në vitin 2017 ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave”, në “Akademia e Studimeve Albanologjike”, “Insituti i Antropologjisë dhe Studimit të Artit”, Tiranë. Punon prej 14 vitesh në sistemin arsimor universitardhe parauniversitar. Ka punuar si lektor i jashtëm në disa universitete publike (Universiteti i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës) dhe private (Universiteti “Luarasi”, Kolegji Universitar “Qiriazi”) gjatë këtyre viteve. Ka shërbyer si mësues, zv/drejtor dhe drejtor në shkollë të mesme dhe profesionale. Është autor i dhjetra botimeve shkencore dhe pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën sociologjisë, antropologjisë, komunikimit dhe edukimit.
Dr. Nevila Mehmeti është pedagoge në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Si një profesioniste me përvojë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, me një karrierë që shtrihet për rreth tri dekada, ajo jep ndihmesën e saj, për zhvillimin e arsimit parauniversitar dhe të lartë në Shqipëri. Përvoja e saj në arsimin parauniversitar përfshin eksperiencën si hartuese dhe vlerësuese e testeve të Olimpiadës, Maturës Shtetërore dhe programeve lëndore . Në rolin e saj si lektore në universitet, Dr. Mehmeti ka ligjëruar module të ndryshme me fokus fushën e historisë dhe atë të edukimit. Gjithashtu si trajnuese për mësuesit dhe drejtuesit, kontribuon në përmirësimin e aftësive profesionale, menaxhuese dhe në forcimin e kapaciteteve të tyre në sistemit arsimor. Dr. Nevila Mehmeti ka marrë pjesë në disa trajnime dhe projekte ndërkombëtare, duke rritur vazhdimisht eksperiencën e saj në mësimdhënie, si edhe në politikat e arsimit të lartë. Ajo është autore e disa artikujve shkencorë dhe ka paraqitur punimet e saj në konferenca dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor. Përkushtimi i saj në fushën e edukimit dhe zhvillimin profesional është një përparësi e vazhdueshme në punën e saj.
Doc.Dr. Albana Hodaj është lektore në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Ajo është diplomuar si Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Universiteti “Eqrem Ҫabej” Gjirokastër. Ka kryer Master të Nivelit të Dytë (MND) në Shkenca Komunikimi, profili “Teori dhe modele komunikimi”, Universiteti Europian i Tiranës (2010).
Ka fituar gradën “Doktor” në Shkenca Politike, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (2020), Maqedoni e Veriut (njehsuar nga MASR-ja).
Mban Titullin shkencor “Docent” në fushën mësimore-shkencore dhënë nga Këshilli Mësimor-Shkencor në UNS (2020).
Me një përvojë të gjatë në arsimin parauniversitar publik dhe jopublik, ka kryer trajnime dhe kualifikime të shumta, trajnuese për metodologjitë e mësimdhënies dhe vlerësuese e testeve kombëtare të provimeve të Maturës Shtetërore prej vitit 2008. Drejtuese e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Vlorës (2013-2019), ka qenë pjesë e reformave të rëndësishme në sistemin parauniversitar, njohëse e legjislacionit dhe politikave arsimore. Pjesë e grupeve të punës ngritur nga MAS-i.Dr. Albana Hodaj është autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe pjesëmarrëse në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2017 lektore e jashtme në universitete publike e jopublike.Nga viti 2021 e në vazhdim, lektoron me kohë të plotë në UAMD.
Doc.Dr. Albana Hodaj, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanike në Universitetin “I.Qemali” Vlorë dhe Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ka botuar monografinë shkencore “Imazhi i Shqiptarëve në kulturën dhe integrimin evropian”(2022).
Si krijuese letrare është autore e 6 botimeve në poezi dhe prozë. Botimet e saj nga viti 2010 e në vazhdim përfshijnë fushën e edukimit dhe të komunikimit politik me artikuj të shumtë publicistikë.
Msc. Sonja Llana është lektore në Qendrën për Edukim në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi), nga Universiteti i Tiranës (Masteri shkencave Teori dhe Kritikë letrare). Më herët ka punuar si lektore e jashtme në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Është autore e një botimi dhe disa artikujve shkencor.
Msc.Bruno Gorana është lektor në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në vitin 2019 është diplomuar si: “Fizioterapist” në Fakultetin e Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në vitin 2021 ka përfunduar studimet në Master i shkencave në “Fizioterapi klinike” pranë Universitetit Aldent. Më parë ka punuar si “Fizioterapist” pran Federatës Shqiptare të Futbollit. Më pas ka punuar në Spitalin Rajonal Durrës, në sektorin e kirurgjisë. Ka punuar gjithashtu edhe si Fizioterapist në dy klinika private në qytetin e Durrësit. Ka punuar si lektor me kohë të pjesshme pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Dr. Mirela Lazimi është lektore në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Ajo është diplomuar si Mësuese e Historisë, specilalitet i parë dhe Mësues i Gjeografisë Specialitet i dytë, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Në vitin 2021 ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Histori në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Më parë ajo ka punuar si mësuese në arsimin parauniversitar për 22 vite. Gjatë kësaj kohe ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh lidhur me sistemin arsimor shqiptar. Është certifikuar nga QSHA si hartuese dhe vlerësuese e testeve kombëtare të provimeve të Maturës Shtetërore, duke qenë autore e hartimit të testeve prej vitit 2011 e në vazhdim.
Dr. Mirela Lazimi është autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe pjesmarrës në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Botimet e saj nga viti 2012 e në vazhdim përfshijnë fushën e historisë dhe të edukimit.
This will close in 0 seconds