“Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore”

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i ciklit të dytë të studimeve, Master Profesional në Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore është miratuar nga MAS me Urdhër Nr. 652 dt.12.10.2018. Ky master  ofron mundësi formimi si specialistë në një ndër fushat më të rëndësishme të psikologjisë. Masteri Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore  është një mundësi për të vazhduar ciklin e studimeve dhe formimit të mëtejshëm nga studentët e këtij universiteti, por edhe të institucioneve të tjera të arsimit të lartë. 

Ky program mbështetet në bazën ligjore: VKM  Nr 41 datë 24.01.2018 “Mbi elementët e programeve të studimit të ofruara nga IAL”, të Ligjit Nr. 80, datë 22.07. 2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, udhëzimit Nr.31, datë 29.12.2017 “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe proçedurave për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e programeve të studimit nga institucionet e arsimit të lartë”, në statutin dhe rregulloren e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, në rregulloren e Fakultetit të Edukimit dhe rregulloren e Departamentit të Psikologjisë.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore”.

Objektivat kryesore te programit:

Programi i cili është në vitin e pestë të funksionimit të tij synon të zhvillojë tek studentët e nivelit të dytë të studimeve aftësi, njohuri dhe sjellje profesionale të praktikës në vlerësimin dhe ndërhyrjen psikologjike, në sistemin e edukimit dhe të përkujdesit psiko-social të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë ofron Masteri Profesional në Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore?

Ky program ofron formim të specializuar në fushën e psikologjisë shkollore dhe zhvillimore, duke kombinuar njohuritë teorike me aftësitë praktike në vlerësimin dhe ndërhyrjen psikologjike. Ai synon të përgatisë profesionistë të aftë për të punuar me fëmijë dhe adoleshentë në kontekste arsimore dhe psiko-sociale.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Programi është i hapur për studentët që kanë përfunduar studimet Bachelor në psikologji ose fusha të përafërta dhe që dëshirojnë të specializohen në psikologjinë shkollore dhe zhvillimore. Ai u drejtohet gjithashtu të diplomuarve nga universitete të tjera që synojnë të zhvillojnë karrierë në këtë fushë.

Cilat janë mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit mund të punësohen si psikologë në institucione arsimore (shkolla, kopshte), qendra këshillimi dhe institucione të përkujdesit psiko-social. Gjithashtu, ata mund të angazhohen në organizata që punojnë me fëmijë dhe të rinj, si dhe në projekte që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin e tyre.

sqAlbanian