Projekti Emetimi i CO2 nga operatoret portuale dhe impakti i tij ne kompleksin portual Durres-Porto Romano

 

Në datë 11 Tetor 2023 u zhvillua takimi i parë lanues i projektit “Emetimi i CO2 nga operatorët portualë dhe impakti i tij në kompleksin portual Durrës – Porto Romano” fituar nga AKKSHI në bashkëpunim me Biznesin (Autoriteti Portual Durrës). Ky takim u zhvillua sipas agendës nga ora 11:30 – 13:30. Në këtë takim morën pjesë Drejtori i përgjithshëm i APD, Z. Pirro Vengu, grupi i punës së UAMD dhe grupi i punës së APD. 

Në këtë takim të parë: 

  • u krye njohja e grupeve të punës UAMD – APD; 
  • u prezantua projekti me qëllimet, objektivat, aktivitetet, rezultatet e pritshme ; 
  • u prezantua metodologjia, paisjet qe do të përdoren për zhvillimin e këtij projekti ;

 

  1. Vengu diskutoi rreth Kompleksit Portual dhe problematikave mjedisore që vijnë si pasojë e mjeteve tokësore dhe ujore si në pjesën e kompleksit portual në Durrës por edhe në zonën e Porto – Romanos; 

Ai theksoi gjithashtu nevojën e bashkëpunimit me Universitetin për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm por edhe për të thithur projekte të tjera me karakter ndërkombëtar; krijimin e një ure bashkëpunimi Universitet – APD duke krijuar grupet e eksperteve për probleme të ndryshme të Portit si në mjedis, siguri, logjistikë etj. 

Gjithashtu Z. Vengu vuri theksin që grupi i UAMD duhet të zhvillojë një vizitë në Port dhe të njihen më nga afër me mjediset e portit, punonjësit e Njësisë Mjedisore që operojnë në port si edhe paisjet që ata përdorin për dedektimin e grimcave te ndryshme. 

Nga ana tjetër nga të dyja palët u theksua nevoja e kryerjes së një plani pune të detajuar për të filluar sa më shpejt aktivitetet e projektit sipas kalendarit të miratuar. 

Sipas aktiviteteve te projektit synohet: 

  • identifikimi i aktiviteteve kryesore që shkaktojnë emëtimet në terminalet e kompleksit portual Durrës- Porto Romano; 
  • matja në kohë reale e emëtimeve të CO2 në zonat portuale Durrës- Porto Romano; 
  • përdorimi i aparaturave bashkëkohore në këtë analizë; 
  • hartimi i një plani mitigues dhe adaptues masash për parandalimin dhe reduktimin e impaktit që ky gaz ka në mjedis dhe komunitet; 
  • publikime të rezultateve në revista me faktor impakti.