Procedura për pajisjen e studentëve me Program Studimi

Përshkrimi:

Plani mësimor është pasqyra e lëndëve të ofruara nga një  program studimi ku përcaktohen lëndët e programit të studimit të ndara sipas kategorive të veprimtarive formuese ,dhe shpërndarja e tyre  përgjatë  kohëzgjatjes normale të programit të studimit në  vite e semestra. Ajo hartohet nga  njësia bazë, miratohet nga Dekanati përkatës, dhe në fund dërgohet  për miratim në  Senatin Akademik

Kurikula përcakton për çdo kurs semestrin dhe vitin e studimeve ,kur kursi ofrohet për frekuentim si dhe kreditet që i janë përcaktuar çdo kursi.

Programi i studimit përbëhet nga veprimatri formuese, te cilat realizohen me kredite ECTS. Me qellim lehtesimin e integrimit të studentëve të diplomuar pranë UAMD-së në tregun e punës, ofrohet dhe konvertimi në kredite UsCr.

Transkipti përfshin lëndët e realizuara nga studenti për 3 vite akademike të përkthyera në gjuhen angleze sipas suplementeve përkatëse për secilën degë.

Pranë  Sektorit të Çështjeve Mësimore realizohen 3 praktika të ndryshme të programeve të studimit

  • Programi i studimit për transferim brenda ose jashtë vendit
  • Program studimi për punësim brenda dhe jashtë vendit
  • Transkipte

 

-Programi i studimit për transferim brenda ose jashtë përfshin këto dokumentacione:

Fotokopje e diplomës dhe suplementit.

-Për studentët që nuk kanë përfunduar studimet kërkohet vërtetimi origjinal i firmosur nga sekretarja mësimore,K/sekretarja, dhe Drejtuesi i Njësise Kryesore

-Për studentët të cilët aplikojnë për studim jashtë vëndit  vërtetimi origjinal firmoset nga K/sekretarja ,Drejtuesi i Njësisë  Kryesore, dhe Titullari i Institucionit.

-Fotokopje e kartës identitetit

 -Kërkesa për aplikim (SHKARKO)

-Faturë  për arkëtim (SHKARKO)

Program studimi për punësim brenda dhe jashtë vendit përmban këto  dokumentacione:

-Fotokopje e diplomës dhe suplementit

-Tabela në të cilën janë pasqyruar lëndët e realizuara

-Fotokopje e kartës identitetit

-Kërkesë  për aplikim (SHKARKO)

-Faturë  për  arkëtim (SHKARKO)

Hapat që duhet të ndiqen pë tu pajisur me Program studimi: