Politikat e Privatësisë

Ruajtja e Privatësisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës në cilësinë e kontrolluesit realizon mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të individit në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.


Mënyra se si përdor UAMD të dhënat e mbledhura

Të dhënat e mbledhura nga UAMD grumbullohen, përpunohen dhe ruhen në përputhje me misionin dhe qëllimet e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe me përcaktimet e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

UAMD mbledh dhe përpunon informacion për studentët të cilat përdoren vetëm për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e legjitime dhe përpunimi bëhet në përputhje me këto qëllime.

Të dhënat personale të studentëve përpunohen dhe përditësohen vetëm në përputhje me qëllimin e përpunimit të tyre dhe mbahen në formën që lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave brenda kohës që i korrespondon qëllimit.


Në faqen e internetit www.uamd.edu.al në zonën e studentëve ruhen dhe përpunohen të dhëna personale në lidhje me rezultatet akademike të studentëve duke i dhënë akses personal çdo studenti për verifikimin e përparimit të tij akademik në vite pune duke garantuar edhe respektimin e të drejtës së privatësisë së tyre në lidhje me të dhënat personale të aksesueshme nga vetë ata.

Këto të dhëna sensitive për studentët përpunohen nga sistemi vetëm sipas qëllimit të ligjshëm të përdorimit të tyre dhe i shërbejnë rritjes së transparencës së UAMD në raport me studentët dhe në raport me personelin akademik të universitetit.

Personeli akademik i UAMD akseson në mënyrë individuale në sistemin www.uamd.edu.al të dhëna në lidhje me studentët sipas numrave të matrikullimit dhe të dhënave të tjera të cilat identifikojnë studentët operon duke plotësuar përditësime dhe nota të studentëve sipas procesverbaleve të mbajtura për kurset përkatëse të ndjekura nga studenti. I gjithë ky proces realizohet nëpërmjet përpunimit automatik të të dhënave nga sistemi duke garantuar konfidencialitetin dhe i shërben rritjes së eficencës së funksionimit të procesit mësimor në veçanti të procesit të kontrollit të dijeve duke garantuar besueshmëri dhe transparencë.

Personeli administrativ akseson në llogaritë personale si dhe në adresat elektronike informacionin e transmetuar në sistem duke ruajtur të drejtën e privatësisë dhe të konfidencialitetit të të dhënave të tyre.


Personat që paraqesin një kërkesë për informacion apo ankesë pranë UAMD

Ankesat apo kërkesat për informacion drejtuar UAMD, regjistrohen në një regjistër të veçantë dhe protokollohen në përputhje me ligjin për arkivat dhe trajtohen në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit si dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Regjistrimi i tyre bëhet nga një punonjës i caktuar nga titullari i institucionit për këtë qëllim i cili operon në përputhje me standardet e ruajtjes së konfidencialitetit të informacionit të regjistruar si dhe të privatësisë së kërkuesit.

Në regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve publikohen vetëm numri rendor i kërkesës si data e paraqitjes së tyre duke ruajtur qëllimet dhe standardet e ligjit. Të dhënat personale të mbledhura janë vetëm për efektin e shqyrtimit korrekt të ankesës dhe të hartimit të përgjigjes për ankuesin apo kërkuesin respektiv.

Këto të dhëna përpunohen më tej nga punonjës që kanë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit për qëllime të eficencës së funksionimit të UAMD apo për qëllime statistikore për të identifikuar numrin e ankesave apo të kërkesave që marrim por jo në mënyrë të tillë për të identifikuar subjektin e tyre.


Aksesi në të dhënat personale

Universiteti “Aleksandër Moisiu” përpiqet që të jetë sa më transparent duke ju dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale që ruhen dhe përpunohen nga UAMD.

Individët e interesuar mund të interesohen nëse UAMD mban të dhënat e tyre personale duke dërguar një kërkesë për akses në të dhënat e tyre personale sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në rast kërkese për akses kur mbajmë të dhëna tuaja personale ju japim një përshkrim të këtyre të dhënave, duke shpjeguar edhe arsyen e mbajtjes dhe përpunimit të tyre si dhe tregojmë se te cili marrës përhapen këto të dhëna duke ruajtur qëllimin e përpunimit të tyre.

Në këtë rast kërkesa për akses në të dhënat personale bëhet me shkrim dhe dërgohet me postë në adresë të UAMD dhe i kalon më pas njësisë përgjegjëse për trajtimin e saj sipas objektit të kërkesës dhe natyrës së të dhënave personale për të cilat kërkohet akses.

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në rastin e kërkesave të individëve për të kërkuar korrigjimin e gabimeve në të dhënat personale dhe informacionin në lidhje me ta.


Kuji transferohet informacioni i mbledhur nga UAMD

Informacioni dhe të dhënat e mbledhura nga UAMD në lidhje me studentët, personelin akademik dhe atë administrativ i transmetohet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për efekt të detyrimeve ligjore të UAMD për të raportuar periodikisht pranë kësaj Ministrie sipas një korrespondence shkresore.

Gjithashtu ky informacion i transmetohet Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë apo agjencive të tjera të ngarkuara në zbatim të ligjit për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë.

Informacioni dhe të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara nga UAMD transmetohen njësive të mësipërme duke ruajtur qëllimin e funksionimit të Universitetit dhe në përputhje me objektin e funksionimit të këtyre njësive në fushën e arsimit të lartë.

Kompania e mirëmbajtjes së sistemit në UAMD operon në përputhje me termat e kontratës për konfigurimin dhe mirëmbajtjen e sistemit dhe është përgjegjëse për ruajtjen e konfidencialitetit dhe autenticitetit të të dhënave personale që ruhen dhe gjenerohen nga sistemi.


Vizitorët në faqen tonë të internetit

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës disponon faqen zyrtare të internetit www.uamd.edu.al nëpërmjet të cilës UAMD transmeton dhe mbledh informacione.

Përmes faqes zyrtare UAMD ju vjen në ndihmë studentëve, personelit akademik dhe administrativ si dhe të gjithë personave të interesuar në lidhje me strukturën e UAMD, organigramën, organet dhe autoritetet drejtuese, projektet, aktivitetet e UAMD si dhe në lidhje me veprimtarinë mësimore kërkimore shkencore akademike që UAMD ushtron në përputhje me ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Për vizitorët e www.uamd.edu.al, sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo të rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve në lidhje me aktivitetet apo funksionimin e UAMD pa i bërë ato të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor dhe nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve apo për t’i bërë ata të identifikueshëm.

UAMD nuk përdor dhe nuk lejon përdorimin nga të tretë të mjeteve statistikore analitike për të ndjekur apo për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë si pjesë e përdorimit tonë.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personale të identifikueshme nëpërmjet faqes tonë të internetit, ne do t’ju bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë në lidhje me të.


Aplikantët për punë, punonjësit aktualë në UAMD

Punësimi i personelit akademik, ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës realizohet në bazë të konkursit publik për vendet e lira të punës të shpallura edhe në Buletinin e Njoftimeve Publike sipas kërkesave për personel akademik dhe administrativ të Njësive Kryesore.

Kriteret e punësimit dhe procedurat e zhvillimit të konkursit janë të përcaktuara në nenin 26, 27, 28, 29 të Rregullores së Universitetit. Dokumentacioni që duhet të përmbajë paketa e aplikimit të çdo kandidati janë të miratuara në Rregulloren e Universitetit e cila është e publikuar në faqen zyrtare të Universitetit.

Të dhënat personale të aplikantëve subjekti i të dhënave personale pas aplikimit me postë zyrtare përpunohen paraprakisht nga Dega e Burimeve Njerëzore e Universitetit e cila dorëzon me procesverbal dosjet e aplikimit Komisioneve ad-hoc të vlerësimit të kandidatëve të ngritur me urdhër të Dekanit të Fakultetit ose autoriteteve drejtuese sipas rregullores.

Përpunimi i të dhënave personale nga DBNJ dhe Komisionet ad-hoc të vlerësimit të kandidatëve (KVK) bëhet me qëllim që të verifikohet përputhshmëria e informacionit të formularit të aplikimit me dokumentacionin e paketës, duke përfshirë edhe llogaritjen e notës mesatare të kandidatëve.

Komisionet ad-hoc bëjnë renditjen e kandidatëve në rend zbritës për çdo specialitet sipas pikëve të grumbulluara nga paketa e aplikimit dhe nga intervista në bazë të formularëve të vlerësimit (A1, A2, A3, A4, A5).

Lista e kandidatëve që do të intervistohen së bashku me datën, vendin dhe orën e intervistimit sipas rendit zbritës të pikëve publikohen në faqen zyrtare të universitetit eb.uamd.edu.al.

Aplikantët që nuk do të kalojnë në fazën e intervistimit së bashku me arsyen përkatëse të skualifikimit informohen me e-mail personal nga DBNJ.

Kandidatët që aplikojnë për vendet e lira pune në UAMD kanë të drejtë aksesi në lidhje me formularët e vlerësimit të aplikimeve dhe për çdo paqartësi, probleme eventuale ose për korrigjim të të dhënave në rast të gabimeve në llogaritje të mesatares së notave etj., mund të drejtohen me shkrim KVK ose DBNJ.

Punonjësit e DBNJ dhe KVK janë të detyruar të përgjigjen me shkrim brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës duke ruajtur konfidencialitetin dhe besueshmërinë e të gjithë informacionit të përpunuar edhe pas përfundimit të funksionit, detyrës së tyre pranë universitetit.

Ata mbajnë përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi në rastet e mosrespektimit të këtij detyrimi.

KVK dorëzon me procesverbal dosjet e aplikimit të kandidatëve fitues dhe atyre jofitues pranë Degës së Burimeve Njerëzore.

Dosjet e kandidatëve jofitues mund të tërhiqen mbrapsht pas paraqitjes së kërkesës me shkrim nga aplikuesit pranë DBNJ.

Dosjet e kandidatëve fitues arkivohen në DBNJ dhe përdorimi i të dhënave të tyre lejohet vetëm me urdhër të autoriteteve drejtuese apo operatorëve të autorizuar.

DBNJ merr masa për ruajtjen e konfidencialitetit dhe të besueshmërisë së të dhënave personale të aplikantëve dhe të gjithë personelit të universitetit duke ndaluar përhapjen e tyre të paautorizuar si dhe hyrjen në mjediset e përpunuesit të personave të paautorizuar.


Përhapja e të dhënave personale

UAMD nuk përhap të dhëna personale pa marrë më parë pëlqimin tuaj me përjashtim të rasteve të hetimit të ankesave apo kur kërkohet informacion nga institucionet operuese në lidhje me çështje të caktuara në përputhje me qëllimin e funksionimit të IAL-ve me përjashtim të rasteve kur dhënia e informacionit organeve apo institucioneve të caktuara është detyrim ligjor për të shmangur një vepër penale apo në kuadër të hetimit të tyre nga instancat përkatëse.


Si të na kontaktoni

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën e privatësisë mund të na kontaktoni me email në adresën: info@uamd.edu.al


Siguria e informacionit

UAMD aplikon standardet më të larta të mbledhjes, përpunimit, transmetimit dhe ruajtjes së informacionit duke garantuar mbrojtjen e informacionit nga çdo përdorim i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi qoftë aksidental qoftë i qëllimshëm.

Këto standarde konsistojnë në përdorimin e sistemeve teknologjike me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit gjatë kontrollit të tij duke marrë parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit të saj për të arritur nivel sigurie të përshtatshëm me natyrën e informacionit dhe dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.

Siguria e informacionit garantohet edhe nëpërmjet detyrimit të punonjësve të mbyllin kompjuterat e tyre, dollapët, kasafortat dhe zyrën, në të cilën janë ruajtur të dhënat personale sipas përshkrimit të punës që ata kryejnë, sa herë që largohen nga vendi i tyre i punës.

Punonjësve u ndalohet të mos largohen nga mjediset e punës kur ka të dhëna të mbrojtura në tavolinë dhe ndodhen në prani të personave të cilët nuk janë të punësuar nga ana e UAMD-së si dhe të detyrimit të punonjësve të mos mbajnë në monitor të dhëna personale, kur është i pranishëm një person i paautorizuar sidomos në vende publike.

Gjithashtu siguria e informacionit garantohet edhe nga personeli i UAMD i cili karakterizohet nga integriteti personal dhe profesional me përgjegjësi për mbrojtjen e tij dhe për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit për të cilin ka akses gjatë ushtrimit të funksioneve të tij në bazë të ligjit duke garantuar përhapjen e tij vetëm në institucione dhe për qëllime të ligjshme.

Ruajtja e konfidencialitetit të informacionit nga ana e personelit është e materializuar nga nënshkrimi nga secili punonjës i UAMD i deklaratës së konfidencialitetit nëpërmjet të cilës marrin përsipër të mos përdorin dhe të mos i transmetojnë personave të paautorizuar të dhëna personale apo informacione konfidenciale që vihen në dijeni gjatë ushtrimit të punës në UAMD përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj ose kur merr autorizimin përkatës nga subjekti i të dhënave.

Detyrimi i konfidencialitetit vlen gjatë gjithë afatit të punësimit si dhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës në UAMD.

sqAlbanian