Organika e Personelit Akademik në “Fakultetin e Edukimit”

Departamenti i Pedagogjisë:

(Kliko për jetëshkrimet)

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski

Short bio

Doc.Dr. Ambera Duka

Doc.Dr. Ambera Duka (Ferri) është lektore me kohë me kohë të plotë pranë
Departamentit të Pedagogjisë në Fakultetin e Edukimit në Universitetit “Aleksandër
Moisiu” Durrës që prej vitin 2008.
Që nga 2019 e në vijim mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të
Pedagogjisë. Në periudhën janar 2010 deri ne shtator 2016 ka mbajtur pozicionin si
zv. Dekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Që nga 2012 (e në vijim) është lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e
Shkencave Sociale – UT, pranë Departamentit të Pedagogjisë në Programin e
Pedagogjisë së Specializuar, Niveli Master. Është autore e shumë artikujve shkencorë të botuar në
revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Fushat e saj është Edukimi gjithëpërfshirvs dhe sfidat e
tij, por jo vetëm. Në vitin 2017 boton librin “Sfidat në Edukimin Gjithëpërfshirës” me ISBN: 978-9928-
08-168-1. Ndërsa në 2023 boton librin “Matematika në klasat gjithëpërfshirësedhe sfidat e saj”, Botimet
emar.

Prof.As.Dr. Fjoralba Satka

Prof. Assoc. Dr. Fjoralba Satka është lektore pranë Fakultetit të Edukimit, UAMD dhe është
lektore e ftuar pranë FAB, UART. Ka përfunduar studimet e larta dhe Master në Pikturë në
vitin 2001, është kualifikuar në Pedagogji-Mësimdhënie në periudhën 1997-2001 si dhe ka
fituar gradën shkencore “Doktor” në Histori Arti dhe Arte Pamore në Fakultetin e Arteve të
Bukura, Akademia Kombëtare e Arteve, Sofie.
Veprimtaria e saj krijuese-artistike është e gjërë (1995-2018). Ajo ka hapur dy ekspozita
personale dhe është pjesëmarrëse në shumë ekspozita të përbashkëta pikture në shtete të
ndryshme si Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Mal i Zi, Ukrahinë, Greqi, Itali, Gjermani etj.
Aktivitetet kryesore që zhvillon janë mësimdhënie dhe kërkime shkencore në Histori arti,
Edukimi dhe Arte, Menaxhim arti dhe Metoda të kërkimit shkencor. Fjoralba është autore e
disa hulumtimeve shkencore në fushën e të menduarit krijues, edukimit artistik dhe historisë
së artit shqiptar, prezantuar në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, botuar në revista të
ndryshme brënda dhe jashtë vëndit.

Prof.As.Dr. Jani Sota

Jani SOTA lindi në 8 shkurt 1966. U diplomua në Histori në Universitetin e
Tiranës. Ka mbaruar Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës,
Shqipëri. Ai zotëron një diplomë në Mësues i shkollës së mesme me specialitet të
parë histori e të dytë gjeografi (Bachelor). Më pas studioi për Master Shkencor në
Shkollën Pasuniversitare të Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2010, mori
gradën Doktor, në Historinë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është Profesor
Asociuar Doktor dhe pedagog në Fakultetin e Edukimit në Universitetin Aleksandër
Moisiu, Durrës.
Ai ka qenë Dekan i Fakultetit të Edukimit, Përgjegjës i Departamentit të
Sociologjisë dhe Zëvendës Dekan i të njëjtit Fakultet. Fusha e veprimtarisë së tij
kërkimore shkencore lidhet me historinë e përgjithshme të arsimit dhe të
institucioneve edukativo-arsimore. Ka botuar libra (monografi), tekste mësimore si
dhe artikuj shkencor në revistat shqiptare dhe të huaja, po kështu dhe artikuj të
shumët në gazetat e përditshme shqiptare. Gjithashtu, ka qenë pjesëmarrës në
shumë konferenca shkencore ndërkombëtare e kombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Ai vazhdon të jap mësim si pedagog i jashtëm pranë Fakulteti të Historisë dhe
Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Prof.As.Dr. Enida Kume

Prof.Asoc.Dr. Enida Kume, e datëlindjes 09.01.1981, në 2005 ka përfunduar studimet
universitare, Bachelor “Punë Sociale” dhe Master i Shkencave në “Program dhe Organizim i
Politikave Sociale” në Universitetin e Torinos, Itali 2006-2008. Post Master Shkencor dhe
studimet Doktorale i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, në periudhën
2010-2014. Në vitin 2016 i është dhëne titulli akademik Profesor i Asociuar.
Në periudhën 2009-2019 ka punuar si specialiste në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Aktualisht është staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogjisë, Fakulteti i
Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Në vazhdimësi ka qenë e aktivizuar në procesin akademik si lektore, part time, në Universitetin
Publik të Tiranës dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Si specialiste me interesa të vazhueshme në kërkimin shkencor është autore e 18 artikujve
shkencor të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe pjesemarrëse në 21
konferenca dhe simposiume shkencore ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri dhe jashtë saj.
Është autore e një monografie “Sjellja e të rinjve shqiptarë në tregun e punës” dhe e një teksti
mësimor “Legjislacioni, politikat dhe reforma në sistemin e arsimit në Shqipëri”.

Fusha e kërkimit: Dinamikat e ndryshimit te politikave arsimore në vend si edhe studimi i sjelljes
ndaj detyrës, kënaqësisë në punë, motivimit dhe angazhimit tek punonjësit arsimorë në arsimin
parauniversitar.

Prof.As.Dr. Ledia Kashahu

Prof. Asoc. Dr. Ledia Kashahu Xhelilaj lektoron në Fakultetin e Edukimit, Universiteti
“Aleksandër Moisiu”, në Durrës, nga viti 2008. Ajo është autore e dy librave: “Vlerësimi i
kompetencave të mësuesve dhe nxënësvet dhe  “Shkolla dhe komuniteti”. Ajo ka marrë pjesë në
shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka mbi tridhjetë botime, të botuara
kryesisht në revista ndërkombëtare dhe është autore e dy monografive të botuara në Poloni. Ajo
ka qenë ligjëruese e ftuar në Universitetin e Kolegjit të Edukimit të Mësuesve Carinthia “Viktor
Franki”, Austri, Universiteti i Zadarit, Kroaci, Universiteti Danubius, Galati, Rumania,
Universiteti i Wroclaw dhe Universiteti Pedagogjik i Krakov në Poloni. Në vitin 2016 asaj iu dha
çmimi Studiuesi i Vitit 2016 nga “Instituti Shqiptar i Sociologjisë”

Prof.As.Dr. Dilina Beshiri

Prof.Asoc.Dr. Dilina Beshiri, është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Pedagogjisë në
Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës që prej vitin 2010.
Prof.Asoc.Dr.Beshiri ka kryer studimet doktorale në Shkenca Edukimi, pranë Departamentit të
Shkencave Pedagogjike dhe Didaktike, në Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali. Është autore e më
shumë se 20 artikujve shkencore të botuar në revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare.
Fushat e saj kërkimore janë pedagogjia sociale, edukimi ndërkulturor, politikat dhe drejtimi
arsimor.

Prof.As Dr. Elda Tartari

Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari është pedagoge në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Aleksandër
Moisiu”, Durrës. Ajo mban titullin “Profesor i Asociuar”, akorduar nga Universiteti i Tiranës.
Gjithashtu ka marrë gradën shkencore “Doktor” në fushën e pedagogjisë nga Universiteti i
Tiranës, si edhe ka diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND) nga Universiteti “Ismail
Qemali”, Vlorë në fushën e mësuesisë. Ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh
kombëtare dhe ndërkombëtare për fushën e arsimit. Ajo gjithashtu është trajnuese në nivel
kombëtar për trajnues, drejtues dhe mësues të institucioneve arsimore.
Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari është autore dhe bashkautore e shumë publikimeve në revista
shkencore dhe konferenca kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Ajo është autore e
monografisë shkencore “Teknologjia digjitale në arsim” (LuisPrint. 2020. ISBN 978-9928-267-
34-4). Gjithashtu, ajo është bashkautore në librin “Kompetencat e EDNJ/ EQD dhe mësuesit e së
ardhmes” (E-book. 2021. ISBN 978-82-999937-4-6).
Kontakt: eldatartari@uamd.edu.al

Dr. Shqipe Shyti

Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrëss
shqipehaxhihyseni@uamd.edu.al
Lesktore e ne Nivelin e studimeve master per kursin “ Zhvillimi i kukulës” deh “ Metodologji
Mësimdhënie”, dhe nivelin Bachelor për kursin Kurrikula, që janë dhe fushat e saj të studimit.
Ka një përvojë 20 vjeçare në arsimin parauniversitar. Është autore e teksteve shkollore të Gjihës
shqipe për klasat 1-5. Ka marrë pjesë në shumë Konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe 
ka botuar në revista prestigjozë ndërkombetare studimet e saj mbi Kurrikuluin e metodologjinë e
mësmdhënies.

Dr. Gentjana Panxhi

Dr. G. Panxhi pasi ka mbaruar studimet e larta, ka thelluar studimet e mëtejshme në fushën e pedagogjisë dhe komunikimit. Që nga viti 2008 punon si lektore me kohë të plotë pranë departamentit të pedagogjisë në universitetin “UAMD”. Gjatë kësaj periudhe është zgjedhur dhe ka qënë anetare e këshillit të keti falultetit. Ajo, gjithashtu përvec se të kete marrë pjesë në trajnime e konferenca të ndryshme është dhe autore e shumë artikujve shkencore.

Prof.As.Dr. Lindita Lutaj

Prof.Assoc.Dr. Lindita Lutaj është lektore pranë Departamentit të Pedagogjisë në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron diplomë nga Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, SHPU
në Pedagogji pranë Universitetit të Tiranës, Doktoratë në Pedagogji po pranë Universitetit të Tiranës dhe
me vendim Nr.355 datë 16 nëntor 2022 të Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik të
Universitetit të Tiranës, ka fituar titullin “Profesor i Asociuar”.
Në vitet 2006 – 2016 ka punuar si pedagoge part–time në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
dhe nga 2015 e në vazhdim punon si pedagoge part–time në Universitetin e Tiranës. Autore e më shumë
se 40 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, hartuese
e moduleve për trajnimin e mësuesve, bashkëpunëtore në projekte të ndryshme, mbështetur nga partnerët
ndërkombëtar.
Disiplinat që mbulon në UAMD janë : Metodologji e mësimdhënies, Edukim Qytetar Demokratik,
Edukim me të Drejtat e Fëmijëve, Etika Profesionale e Mësuesit etj.

Dr. Zenel Sina

Dr. Zenel SINA është lektor në Departamentin e Pedagogjisë të Fakultetit
të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës “ShPU
Pedagogji” (2004) dhe ka fituar gradën shkencore “Doktoratë në
Pedagogji” në Universiteti i Tiranës (2014).
Gjatë karrierës së tij akademike ka drejtuar Departamentin e Pedagogjisë,
ka ideuar dhe drejtuar Qendrën për Edukim në Vazhdim dhe detyra të tjera

administrative në univeristetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ka punuar si mësues, drejtues shkolle, trajner dhe aktivist në shoqërinë civile, kryesisht në
fushën e edukimit. Kontributi më i spikatur është në drejtim të zhvillimit profesional të
mësuesve, drejtimit të shkollës, legjislacionit në arsim, kurrikulës, prindërimit, në psikologjinë e
zbatuar në edukim, etj.

Dr. Anila Plaku

Dr. Anila Plaku është lektor në Departamentin e Pedagogjisë në Universitetin “Aleksandër
Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti Tiranës (Bachelor në Gjuhë-Letërsi),
nga Universiteti Albanian University, (MSh në Shkenca Administrimi) dhe Universiteti Tiranës
(Doktoratë në Pedagogji).
Më parë ai/ajo ka mbajtur pozicionin e specialistit në Drejtorinë Arsimore Durrës.
Dr. Plaku është autore në më shumë se 21 publikime në revista shkencore dhe konferenca
rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë:
Dollani, P. (2015). Ndikimi i lidershipit në marrjen e vendimeve në shkollë: 50International
Conference of Human and Social Siences, 25-26 september, Rome.
Plaku-Bratja, A. (2013). Zhvillimi Profesional i Mësuesit Kontribuon në Fuqizimin e Shkollës.
Studime Sociale, 2(7), 49-57.
A. Plaku. (2013). Fuqizimi i shkollës, përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbahkët Academic
Journal of Interdisciplinary Studies, 2(2), 281.
Bratja, A. (2009). Veprimtari mësimore që nxitin shprehitë e të menduarit të nxënësve, Revista
Pedagogjike, 1, Tiranë, fq.3-17.

Departamenti i Gjuhës Shqipe:

(Kliko për jetëshkrimet)

Përgjegjës DepartamentiPROF. AS. DR. EDLIRA ABDURAHMANI

PROF. AS. DR. EDLIRA ABDURAHMANI është lektore dhe njëkohësisht Përgjegjëse e
Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër
Moisiu”, Durrës.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori- Filologji, ku i jepet titulli
“Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë në Shkollën e Mesme”. Po nga ky universitet, ka marrë gradën
shkencore “Master në Gjuhësi” me drejtim në Sociolinguistikë si dhe gradën “Doktor” në
Gjuhësi. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, ka marrë
titullin “Profesor i asociuar”.
Ajo është anëtare e Komisionit të përhershëm të standardeve akademike dhe cilësisë.
Studimet dhe hulumtimet e kryera në fushën e gjuhësisë, u përkasin disiplinave të
sociolinguistikës, historisë së gjuhës shqipe, etnolinguistikës, albanistikës, dialektologjisë,
fonetikës, onomastikës , psikolinguistikës, shqipes standarde etj.

Gjatë këtyre viteve, pranë Fakultetit të Edukimit, Durrës, ka ushtruar aktivitetin didaktik në
kurset: sociolinguistikë, sociolinguistikë e avancuar, albanistikë, histori e gjuhësisë, histori e
gjuhës shqipe, gramatikë shqipe , shkrim akademik, teknika shkrimi dhe ligjërimi,
psikolinguistikë, strategji e studimit akademik. Ky aktivitet është shtrirë në të dy ciklet e
studimit: “Bachelor dhe Master (profesional e shkencor)
Prof. as. dr. Edlira Abdurahmani është autore e monografisë shkencore “Çamërishtja, aty ku
skajet atakohen”, e tekstit mësimor “Thelbi i Sociolinguistikës”. Ajo ka hartuar gjithashtu edhe
ciklin e leksioneve “Hyrje në historinë e gjuhësisë (Njohuri të përgjithshme për hisorinë e
gjuhësisë së huaj dhe atë shqiptare) dhe “Psikolinguistikë”
Prof. As. Edlira Abdurahmani është autore e më shumë se 60 publikimeve në revista shkencore
dhe konferenca rajonale, kombëtare e ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe janë udhëhequr një
numër i konsiderueshëm mikrotezash të nivelit “master” profesional e shkencor.

LektorPROF. AS. DR. SUELA KASTRATI

PROF. AS. DR. SUELA KASTRATI është lektore e Departamentit të Gjuhës Shqipe në
Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Për gati 8 vite ka qenë drejtuese e këtij
departamenti. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Universiteti “Luigj
Gurakuqi” Shkodër, ku diplomohet “Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë”( 1990-1994)
Universiteti i Tiranës (MSh në Gjuhësi, specialiteti Morfologji), Universiteti i Tiranës
(Doktoratë në Gjuhësi, specialiteti Morfologji), Titullin Prof.as. nga Universiteti “Luigj
Gurakuqi” Shkodër. Më parë ka mbajtur pozicionin e Mësueses së Gjuhës Shqipe pranë Shkollës
së Mesme “Nikollë Zagorjani” Shkodër, gjithashtu ka punuar në Bibliotekën Internazionale
”Gjergj Kastrioti” në Kozencë të Italisë.
Prof. As. Dr. Suela Kastrati është autore dhe bashkëautore e disa teksteve dhe më shumë se 35
publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare
si:“Student’s self-evalutation in albanian language”, (2013); About some issues related to the
noun system in the usage of language at official acts of 1925 in Albania”2015; Issues concerning
literary and linguistics contribuition in the poem‚ The songs of Milosaos“ by Jeronim De Rada
(2014).
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: Monografi “Sistemi foljor dhe rrafshi i sintaksës në
gjuhën e revistës “HYLLI I DRITËS” (1921-1930), Bashkëautore Shkrim akademik (2017).
Bashkëutore Shkrim akademik (Libër ushtrimesh) (2017).
Bashkëautore e librit të mësuesit të Gjuhës Shqipe të Shtëpiaë botuese Albas, (2019)

LektorDOC. DR. AIDA KURANI 

DOC. DR. AIDA KURANI i përket stafit themelues akademik të Universitetit të Durrësit, që u
hap më shtator 2006. Ajo ushtron mësimdhënien pranë Departamentit të Gjuhës shqipe në lëndët
“Sintaksë e gjuhës shqipe” dhe “Mësimdhënie e avancuar e gjuhës shqipe”.
Doktoraturën në “Gjuhësi”, fusha e studimit “Sintaksë e gjuhës shqipe” e ka mbrojtur pranë
Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. 
Aida ka ndjekur gjithashtu një kurs specializimi pasuniversitar në “Gjuhësi”, pranë Scuola di
Specializzacione, l’Universita per Stranieri di Perugia në Itali, me bursë studimi të financuar nga
Ministria e Punëve të Jashtme Italiane. 
Ajo është autore dhe bashkëautore e një numri artikujsh e punimesh monografike në fushën e
sintaksës dhe të mësimdhënies së gjuhës shqipe.
Doc.dr.Aida Kurani ka një përvojë të gjatë e të pasur në fushën e mësimdhënies.

LektorPROF. AS. DR. HELENA MUKLI GRILLO

PROF. AS. DR. HELENA MUKLI GRILLO është lektore në Departamentin e Gjuhës
shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i
Tiranës (DND në Gjuhë e letërsi shqipe), nga Universiteti  i Tiranës  (SHPU në Gjuhësi) dhe
Universiteti “Cirili e Metodi” Shkup  (Doktoratë në Filologji). Fiton titullin “Profesor i asociuar”
me vendim të Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e pedagoges  në Universitetin e Vlorës.
Prof. as. dr. Helena Mukli Grillo është titullare e lëndëve: Hyrje në gjuhësi, Drejtshkrim,
Gjuhësi teorike. Ajo është autore dhe bashkë-autor i 3 teksteve: “Arti i të shkruarit“,“E folmja e
Himarës“, “Udhëzues i shkrimit akademik” dhe më shumë se 50  publikimeve në revista
shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: Analizë psikoleksikore e mbiemrave përshkrues të
personalitetit (2017), Toponimia në vështrimin si makrostrukturë dhe mikrostrukturë (2015),
Drejtshkrimi i emrave të përvecëm (2015), “Albanian Language and the use of foreign ëords in
school-age” (2021), “The need for continuous training in the performance of Uviversity
academic staff, after Covid-19” (2022), The impact, importance, types, and use of non-verbal
communication in social (2022)
Prof. as. dr. Helena Mukli Grillo është pjesëmarrëse në komitete dhe borde redaktuese, në
buletinë shkencor, në komitete organizuese të konferencave shkencore, si dhe recensuese e
teksteve shkollore në përzgjedhjen e teksteve fituese , organizuar nga MAS.
Ajo është pjesë e grupit të punës në projektet kërkimore “Ankthi profesional dhe ndikimi i tij
në mësimdhënie”, “Fuqizimi i performancës së mësuesit të arsimit fillor midis dilemave dhe
tedencave post-covid-19” financuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe
kordinatore e projektit kërkimor “Përvetësimi gjuhësor – Teknologjia dhe zotërimi i
kompetencave gjuhësore” financuar më 2023-2024. Është njëkohësisht hartuese e moduleve
dhe trajnere pranë QEV në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

LektorDR. MANOLA KAÇI (MYRTA)

DR. MANOLA KAÇI (MYRTA) është lektore pranë Departamentit të Gjuhës shqipe në
universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ёshtë doktoruar në Universitetin e Tiranës në
Gjuhësi në vitin 2014. Zotëron, gjithashtu, diplomë të nivelit Master (Master shkencor në
Gjuhësi, 2006) nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, si dhe diplomë të
nivelit Bachelor (Bachelor në Gjuhë – letërsi, 2000) të universitetit “Aleksandër Xhuvani “ të
Elbasanit.
Dr. Manola Kaçi (Myrta) zotëron një përvojë të gjatë e të pasur në fushën e mësimdhënies. Kjo
përvojë është e shtrirë në arsimin parauniversitar, në vitet e para të mësimdhënies, për të vijuar
më tej në arsimin universitar. Ёshtë përfshirë si lektore me kohë të pjesshme pranë universitetit
“Aleksandër Xhuvani “ të Elbasanit fill pas diplomimit dhe, prej vitit 2008, si lektore me kohë të
plotë pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Dr. Manola Kaçi (Myrta) është autore e një sërë botimesh në revista shkencore kombëtare dhe
ndërkombëtare si dhe pjesëmarrëse në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Studimet e saj janë të thelluara, kryesisht në lëmin e dialektologjisë, fushë në të cilën gjen
shtrirje edhe aspekti kërkimor-shkencor, por mjaft të thelluara janë edhe hulumtimet dhe botimet
mbi standardin e gjuhës shqipe.
Dr Manola Kaçi (Myrta) është autore e monografisë “Shqipja standarde: Nga dëshmitë e para
të shkrimit, në krijimin e variantit standard të gjuhës shqipe (2019), si dhe autore e teksteve

“Dialektologjia” (2021), “Të shkruarit akademik”, (cikël leksionesh) (2020) dhe “Fonetika e
shqipes standarde”, (ushtrime) (2019).

LektorDR. GRETA JANI

DR. GRETA JANI është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (“Mësuese e
Gjuhës dhe Letërsisë për Shkollën e Mesme”), nga Universiteti i Tiranës (Master në Gjuhësi)
dhe Universiteti i Shkupit, Maqedoni (Doktor në Shkenca Filologjike).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e  pedagoges  në Universitetin e Vlorës.  
Dr. Jani është autore e disa teksteve mësimore dhe shkencore: “Petro Marko përtej letërsisë”-
tekst studimor; “Gjuhësi teksti”, “Stilistika” – tekste mësimore; “Praktika të shkrimit akademik”,
“Arti i  gjuhës”, “Teksti dhe gjuha shqipe” – tekste ndihmëse mësimore.
Dr. Greta Jani është autore e më shumë se 50 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca
rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “Veçori gjuhësore në romanin “Flama” të Tom
Kukës” (2023); “E- learning of the Albanian language at the time of the Covid-19 pandemic”,
(2022); “Development of critical and creative thinking of students under the condition of the
curriculum integration in schools” (2021)  etj.

LektorDR. MANJOLA ZAÇELLARI (LUMANI)

DR. MANJOLA ZAÇELLARI (LUMANI) është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe
në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i
Tiranës (Bachelor në Gjuhë-Letërsi), nga Universiteti i Tiranës (MSh në Gjuhësi) dhe Qendra
e Studimeve Albanologjike (Doktoratë në Gjuhësi).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e  lektores në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Dr. Manjola Zaçellari (Lumani) është autore e studimit monografik “Kundrime mbi fushat
konceptore në frazeologjinë e shqipes” dhe bashkautore e tekstit universitar “Shkrimi akademik”
dhe e më shumë se 25 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë edhe artikujt: Rreth fushave konceptore brenda fushës
frazeologjike me fjalën zemër e kokë (2013), Features of phraseological units of latin and
neolatin origin (2014), Fushat kryesore konceptore të frazeologjisë së gjuhës
shqipe (2015), Frazeologjia e munguar e Gj. Fishtës në leksikun bashkëkohor
normativ (2015), Dukuri të polisemantizmit tek emërtimet për pjesët e trupit të njeriut në gjuhën
shqipe (2011), Mendësia shqiptare te frazeologjia me fjalën sy (2012) etj.

LektorDR. NATASHA POROÇANI

DR. NATASHA POROÇANI është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe, në Universitetin
eDurrësit „Aleksandër Moisiu“. Ajo mban Diplomë të Integruar 4-vjeçare Gjuhë-Letërsi
(Universiteti i Elbasanit), Doktoraturë në Gjuhësi-Gjuhësi e Aplikuar, (Universiteti i Tiranës),
Master shkencor në Letërsi të Traditës (Universiteti i Tiranës).
Dr. Natasha Poroçani, ka një eksperience 29 vjeçare në fushën e mësimdhënies, nga të cilat 10
vite në arsimin universitar. Si lektore aktualisht pranë UAMD në Departamentin e GjuhësShqipe,
mbulon lëndët Pragmalinguistikë, Histori e shkrimit të Gjuhës Shqipe, Shkrim Akademik.

Gjithashtu ka edhe disa kualifikime e specializime pasuniversitare në Hollandë „Mbi kurrikulat e
shkollave profesionale“dhe në Poloni „Mbi kurrikulat europiane të Sistemit Parauniversitar“.
N. Poroçani është autore e një numri shumë të gjerë referimesh në Konferenca
shkenoreKombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe publikimesh në revista shkencore brenda dhe
jashtëvendit. Në referimet dhe publikimet e saj ka trajtuar probleme shkencore që lidhen me
fushën epragmalingiuistikës dhe problematikave të mësimdhënies së gjuhësisë në tekstet
shkollore. N. Poroçani është autore e 24 teksteve shkollore paraunivesitare të miratuar nga
Ministria eArsimit, ndër të cilat janë 8 tekste të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Arsimin Fillor e
të mesëm të lartë.

Departamenti i Letërsisë:

(Kliko për jetëshkrimet)

Përgjegjës DepartamentiProf. Asoc. Dr. Marisa Kërbizi

Prof. Asoc. Dr. Marisa Kërbizi, është lektore e brendshme në universitetin “Aleksandër
Moisiu” Durrës, që në hapjen e këtij institucioni. Ajo ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera
studimet 4-vjeçare në universitetin e Tiranës, dega “Gjuhë-Letërsi”. Ka mbaruar studimet
Master (SHPU), duke u specializuar në letërsinë moderne, permes një punimi mbi
krijimtarinë e Anton Pashkut. Ajo mbrojti tezën doktorale me vlerësim maksimal (100
pikë) në vitin 2013 dhe në vitin 2022 mori titullin Profesor i Asociuar në Departamentin e
Letërsisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, universiteti I Tiranës.
Prof. Asoc. Dr. Marisa Kërbizi ka kryer shkëmbime në kuadër të programeve ERASMUS
+, në Tartu University, Estoni (2019), Jaen University, Spanjë (2022), Pedagogical
University of Krakoë, Poloni (2022), Leon University, Spanjë (2023), etj.
Prof. Asoc. Dr. Marisa Kërbizi ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese në
universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo ka shërbyer si anëtare e Këshillit të Etikës
për një mandat 4 vjeçar, anëtare e Këshillit Kërkimor të UAMD, zëvendës Dekane për
Kërkimin Shkencor, Fakulteti i Edukimit (2017-2019), si dhe Përgjegjëse e Departamentit
të Letërsisë (2019-sot).
Prof. Kërbizi është autore e librave: “Përthyrje moderniste dhe postmoderniste në
romanin shqiptare” (2022), “Hyrje në shkrimin akademik” (2017). Ajo është bashkautore
në altertekstin e miratuar nga Ministria e Arsimit “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” (2011).
Gjithashtu Prof. Kërbizi është bashkautore në “Language, Poëer and Ideology: A volume in
Advances in Linguistic and Communication Studies”, botuar nga IGI GLOBAL, Amerikë
(2017), si dhe “Ideological Messaging and the Role of Political Ideology”, botuar sërish në
Amerikë dhe indeksuar në SCOPUS (2019).
Ajo është pjesëmarrëse aktive në programet e financuar nga Bashkimi Evropian, me
qëllim fuqizimin e kapaciteve në institucionet e arsimit të lartë. Prof. Kërbizi është
përfituese e granteve në programe të tilla si: Ëriting Urban Places: Local Stories and Digital
Tools”, Academy of Arts, Tallinn, Estoni (2021) “Ëriting Urban Places. The city and the
myth”, Yeditepe University, Stamboll dhe Çanakkale, Turqi (2021), “Sloë Memory”,
Aarhus, Danimarkë (2023), etc.
Prof. Kërbizi është shkruese dhe drejtuese projektesh të zbatuara nga Terre des Hommes (Shqipëri – Hungari) dhe të financuara nga Bashkimi Evropian (2019), (2022),
(2023), me në focus aplikimin e letërsisë në funksion të fuqizimit socio-emocional të
grupeve të interesit.
Prof. Marisa Kërbizi ka marrë pjesë në 45 aktivitete shkencore si kongrese e konferenca
të organizuara nga institucione akademike në Belgjikë, Lituani, Estoni, Francë, Poloni, etj.,
dhe është fituese e granteve në lidhje me kërkimin shkencor. Ajo është titullare e lëndëve
“Letërsi e sotme shqipe” (Bachelor) dhe “Letërsi shqipe bashkëkohore”(Master
Profesional/Master Shkencor). Fusha e saj e ekspertizës lidhet me prozën moderne dhe
postmoderne, studime gjinore, etj., fushë në të cilën numërohen mbi 50 botime në revista
prestigjoze ndërkombëtare, pjesë e institucioneve të tilla si Estonian Academy of Arts,
Estonian Association of Comparative Literature, Lithuanian Comparative Literature
Association, Alma Matter Centre of Excellence in the Humanities, etc.

LektorProf. Asoc. Dr. Bavjola Shatro

Prof. Asoc. Dr. Bavjola Shatro, është pedagoge e brendshme e UAMD që nga
themelimi i tij, në vitin 2006. Ajo ka kryer studimet universitare 4 vjecare në Universitetin
e Tiranës dhe i ka përfunduar me Medaljen Student i shkëlqyer (2005). Ka kryer studimet
master në Shkollën Pas-Universitare (SHPU) në Universitetin e Tiranës (2007) me
specializim në prozën bashkëkohore shqipe (romani i Ismail Kadaresë). Ajo ka përfunduar
studimet doktorale në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë (2011), me
specializim në studimin krahasues të poezisë bashkëkohore shqipe. Ajo ka kryer graduate
credits course për Evaluation Assessment of IB Grading Standards në Kent State University
në SHBA, në 2018 me vlerësim maksimal 12/12. Në vitin 2016, ajo fitoi titullin akademik
“Profesor i Asociuar” nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Prof. Asoc.Dr.Shatro ka kryer kërkim shkencor për studimet doktorale në fushën e
Teorive letrare dhe kritike, Metodave të kërkimit shkencor dhe Letërsisë së krahasuar, në
Università di Pavia, Itali (2010) dhe në University of Turku, Finlandë (2011). Ajo ka kryer
specializme, punë kërkimore dhe ka dhënë leksione në nivelet BA dhe MA në fushat:
Letërsi e krahasuar, Letërsi e huaj e shekullit XX, Kritika letrare bashkëkohore në
Pennsylvania State University, SHBA (2012), Abo Alkademi University, Finlandë (2013),
University of Salamanca, Spanjë (2015).
Ajo është aktualisht presidente e zgjedhur në mandat të dytë e organizmit akademik
ndërkombëtar South East European Studies Association (SEESA), në SHBA (2018- 2022,
2022-2026).
Prof. Shatro është anëtare e Bordit shkencor në dy revista të indeksuara Scopus:
Balkanistica (SHBA) dhe Hiperborea (Rumani), dhe është recensente shkencore për 6 revista Scopus. Ajo ka shërbyer si recensente shkencore për botues me reputacion si
Routlege dhe per universitete të njohura si Pennsylvania University Press dhe Syracuse
University Press (SHBA). Që nga 2016, ajo është anëtare e Bordit shkencor të shtëpisë
botuese akademike Cambridge Scholars Publishing (Britani e Madhe) në fushën e Letërsisë
së krahasuar.
– Prof.Shatro ka botuar 3 libra studimorë si autore e vetme:
“Between(s) and Beyond(s) in Contemporary Albanian Literature”, Cambridge Scholars
Publishing, Britani e Madhe, 2016. 150 fq.
"Fjala dhe Ontologjia në poezinë bashkëkohore (M.Camaj, A.Shkreli, A.Podrimja,
A.Tufa)” Dita 2000, Tiranë 2012. 336 fq.
“Analizë dhe interpretim (Klasikë të letërsisë shqipe dhe botërore)’, Dita 2000, Tiranë,
2010.420 fq.
– Ajo ka botuar 2 libra si bashkautore:
1.“Rilindja e Europës; kultura e saj.”me F.Tarifa, R.Lani. Ombra GVG, Tirana, 2010.
2.“Sociologjia shqiptare” me J. Weinstein, K. Mile. Ombra GVG, Tiranë, 2011 
– Ka kontribuar me kapituj në 6 vëllime me studime të zgjedhura dhe në 1
enciklopedi:
1. Epic of Gilgamesh and Ancient Mesopotamian Religion, në enciclopedinë Religion and
World Civilizations: How Faith Shaped Societies from Antiquity to the Present, ed.
Andrew Holt. Bloomsbury, 2023. USA.
2. “Re-entering totalitarian Hell: Ismail Kadare’s Palace of Dreams and George Orwell’s
1984.” në Revisiting the Old Spaces in XX Century Literature. Cambridge Scholars
Publishing, 2016.
3. “The Nature of Poetry; Poetic Reality between Ontology and Ethics in the poetry of
P.Celan and A. Podrimja"​ në Size Zero, Poetry in Modern Times, FCJK, Montenegro, 2016.
4. "Between American Contemporary Literature and Albanian Culture; Poetry of Luljeta
Lleshanaku and Cathy Song"​ në Mapping the World of Anglo-Saxon Studies”. Cambridge
Scholars Publishing. 2015.
5 .”Beauty and Pain, and the Escape from Convention in Tragedy”,”Oedipus Coloneus”​ by
Sophocles and “King Lear” by W. Shakespeare"​ në The Beauty of Convention: Essays in
Literature and Culture​. Cambridge Scholars Publishing. 2014. 
7. “Sociologjia dhe letërsia”;, në vëllimin me studime të zgjedhura Shkencat e Shoqërisë.
Onufri, Tiranë, 2013. 
– Ajo është bashkëredaktore shkencore në një vëllim me artikuj të zgjedhur
studimorë:

1. “Challenges in Anglophone Language(s), Literatures and Culture.” me Alena Kacmarova.
Cambridge Scholars Publishing, Britani e Madhe, 2017, 350 fq.Prof. Shatro ka botuar si autore e vetme 36 artikuj shkencorë, review articles dhe
reviews në revista studimore ndërkombëtare, të indeksuara dhe peer-reviewed, nga të cilët
15 janë botuar në revista të indeksuara Thomson Reuters, Scopus, dhe Thomson Reuters
Emerging Sources në univeristete në SHBA dhe Europë. Ka botuar edhe 16 studime në
periodikë letrarë në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. Ajo ka prezantuar punën e saj si autore e
vetme në 43 konferenca ndëkombëtare, organizuar nga universitete edhe institute
kërkimore në SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Spanjë, Poloni, Sllovaki, Itali, Turqi,
Mali i Zi, Shqipëri Kosovë, Maqedoni e Veriut.
Ajo është titullare e lëndëve Letërsi e sotme shqipe-Poezia I, II dhe Letërsi e huaj e
shekullit XX-I, II (BA) dhe Metodat e kërkimit shkencor (MSH).
Veç detyrave të tjera, Prof. Shatro ka shërbyer në si anëtare e Këshillit të Fakulteti të
Edukimit për një mandat 4 vjecar dhe si anëtare e Këshillit Kërkimor të UAMD që nga viti
2018.

LektorDr. Olimbi Velaj

Dr. Olimbi VELAJ: Lektore, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”,
Durrës, Zëvendësdekane për Kërkimin Shkencor (2012-2016); Përgjegjëse e Departamentit
të Letërsisë (2016-2020). Punoi në Prishtinë, Kolegji AAB (2013-2015) dhe në
Universitetin e Beogradit, Katedra e Albanologjisë, Fakulteti i Filologjisë (2015-2021).
Ligjëron Letërsi antike-shek.XIX, Metodologji të mësimdhënies së letërsisë, Shkrim
krijues, Interpretim letrar.
Mbaroi studimet për Gjuhë-Letërsi pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, Universiteti i
Tiranës, 1996. Fitoi një bursë kërkimore në Universitetin e Sofjes (1997-1998). Me“Balada
shqiptare në kontekst ndërballkanik”(2012) fitoi gradën doktore e shkencave. Interesat e saj
studimore janë letërsia botërore nga antikiteti deri në shek. XX, letërsia gojore e poezia,
teoria e baladave e këngët popullore etj.
Prej vitit 2019 është anëtare e Komisionit Kombëtar të Baladave, komision i përhershëm i
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Prej vitit 2016 është anëtare e
InASEA (International Association for Southeast Europian Anthropology). Prej vitit 2012
është anëtare e Komisionit Ndërkombëtar të Baladave KfV (Kommission für
Volksdichtung). Është autore e dhjetëra artikujve studimorë dhe e monografisë “Balada,
nga oraliteti në letërsi”, 2020, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, fituese e
çmimit Dora D’Istria për gratë e vajzat në shkencë.
Punoi si reportere, redaktore e kryeredaktore 1993-2013 në gazetat më të rëndësishme
kombëtare, në revista e në Radio Tirana, (2008-2013 gazetare e lirë). Punoi në shumë
projekte ndërkombëtare (UNEP, Forbes, The Guardian, BBC, Der Spiegel etj) dhe u
vlerësua me çmime për gazetarinë.Është një poete e njohur e letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ka botuar tre vëllime poetike,
dy prej të cilave shqip-anglisht. Ka botuar një vëllim poetik italisht-shqip në Itali. Poezitë e
saj janë botuar në 18 gjuhë në revista letrare dhe antologji dhe janë prezantuar në 20 vende
të botës, në festivale, koloni letrare, konkurse e lexime në publik. Është fituese e disa
çmimeve letrare brenda e jashtë vendit. Përkthen në shqip poetë botërorë bashkëkohorë.

LektorDr. Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka kryer studimet për letërsi në universitetin
“Luigj Gurakuqi”, dhe banon në Tiranë.
Gjithashtu, ka kryer një master të nivelit të dytë për studime letrare dhe ka doktoruar me
temën “Poezia shqipe si histori letrare”.
Kualifikimet e tij, kryesisht, janë në drejtim të teorive letrare moderne, pa lënë mënjanë
traditën letrare shqipe, të cilën e shikon në prerje sintonike dhe diakronike.
Përvoja e tij shkencore dhe e mësimdhënies është gjithashtu në sferën e estetikës dhe
filozofisë së artit.
Është pjesëmarrës i disa konferencave shkencore dhe autor i disa botimeve shkencore
brenda dhe jashtë vendit.
Ka botuar disa monografi të lidhura me kuadrin e studimeve të tij dhe të mësimdhënies në
universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si ;Poezia shqipe, një histori letrare;,
;Modernizmi dhe postmodernizmi në letërsi; dhe Arti i poezisë (bashkautor). Është në
proces pune e botimi me monografinë ;Si ta lexojmë letërsinë shqipe: Romantizmi,
Modernizmi ; Postmodernizmi.
Është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i revistës kulturore, kushtuar letërsisë, kritikës
dhe studimeve letrare ;Palimpsest.al" (online).
Është i njohur edhe si krijues, duke përfaqësuar letërsinë shqipe në disa antologji dhe
revista ndërkombëtare, por edhe si kritik letrar e antologjist. New European Poets (USA
2008); The New Condemned: Contemporary Albanian Poetry in English, USA 2002;
Anthologie Sète, France 2017; Pais remoto, Lyrik aus Albanien, Nr. 189, Chile 2020:
Schweizer Literaturzeitschrrift, Dezember 2016: Albanialaista nykyrunoutta, Finland 2019,
Una marea di sogni https://www.poesiadelnostrotempo.it www.transcript-review.org
(english, french, german); Galway review: Antologia della letteratura albanese
contemporanea (Italy); Poésie albanaise (Belgium); Izbor iz savremene albanske proze,
Montenegro; Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje.) . RESIDENCA: 2013 Writer in
Residence, KulturKontakt Austria, Vienë, Austri; Program “Writer in residence”, May
2010, Pecs (Hungary) – kryeqytet kulturor Europës për vitin 2012.

LektorDr. Drita Isufaj

Dr. Drita Isufaj, ka përfunduar studimet e larta katërvjeçare pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2006. Gjatë viteve 2009-2011 ka kryer
Masterin e Nivelit të Dytë (MND) pranë të njëjtit fakultet duke u vlerësuar me certifikatën
“Studente e dalluar”. Në vitin 2018 fitoi gradën “Doktor i Shkencave në Letërsi” nga i njëjti
institucion. Ajo ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore, ka botuar artikuj
studimorë, përkthime nga letërsia e huaj bashkëkohore, si dhe krijimtari artistike në poezi
dhe në prozë. Është njohëse shumë e mirë e gjuhëve: frënge, angleze, italiane dhe spanjolle.

LektorDr. Enida Godime (Lama)

Enida Godime (Lama) është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Letërsisë,
Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo është diplomuar në
vitin 2006 në degën Gjuhë-Letërsi, profili letërsi, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë,
Universiteti I Tiranës dhe në vitin 2013 ka mbaruar studimet e thelluara pas-universitare
(Master Shkencor “Studime letrare”) pranë të njëjtit Fakultet. Në vitin 2021 ajo mbrojti
disertacionin për gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e letërsisë. Në këtë kohë ajo ka
punuar si lektore me kohë të pjesshme në Departamentin e Gjuhës, në të njëjtin Universitet
ku punon tani. Enida është autore e artikujve të shumtë studimorë dhe pjesëmarrëse në
konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si për shembull në Academic
Journal of Interdisciplinary Studies me studimin “The paradoxes of situation in the work
“Odin Mondvalsen”; në Academic Journal of Business, Administration, Law and Social
Sciences E-ISSN me studimin “Magic elements from Kim Mehmeti’s prose”; në Beder
University Journal of Educational Science me punimin “The paradoxes of life of the
Albanian writer Kasëm Trebeshina compared to the British writer George Orwell”; në
International New York Academic Research Congress on Humanities and Social Science
me artikullin “Hypotext of short prose and pretext of Kasëm Trebeshina writer”; në
“Artemis” International Congress on Humanities and Social Science me artikullin
“Revitalizing the past of narration through irony” dhe kështu me një rrjedhë të gjërë në
konferenca të shkencave humane.
Kërkimi kryesor i Enidës është në letërsinë shqipe, veçanërisht në letërsinë moderne dhe
postmoderne. Disa nga pikat kryesore të fokusit të saj janë ironia, grotesku, paradoksi,
intertekstualiteti dhe risitë gjuhësore të hasura në romanin modern, në dramën moderne dhe
në tiparet e përgjithshme të letërsisë së shekullit XX. Në departamentin e letërsisë kurset e
saj janë kryesisht: Interpretimi letrar, Historia e dramës shqiptare, Kërkimi shkencor etj.

LektorDr. Alma Dema

Dr. Alma Dema, ka fituar titullin Doktor i Shkencave pranë Universitetit të Tiranës,
Fakulteti i Histori dhe Filologjisë, në fushën e Antropologjisë Kulturore, fushë në të cilën lekton si lektore e parë, që prej 10 vitesh. Është autore e monografive “Gjurmime
etnologjike në lëmin e përrallave”, dhe “Eine Abhandlung über einige der
anthropologischen Merkmale Albaniens”, shtëpia botuese gjermane UnserWissen.
Interesat e saj profesionale variojnë nga antropologjia, letërsia krahasuese, studimet
kulturore. Ajo numëron më shumë se 40 punime dhe artikuj të botuara ndër të cilat në
revista shkencore, si Science Arena Publication Specialty Journal of Humanities and
Cultural Science dhe International Journal of Science, Mondo Italo – Italia Shqiptare, IJRD,
Shqipëri, Haemus, Rumani, Context, Maqedonia e Veriut, Eduweb, Venezuelë, In Status
Nacendi, Bullgari etj.
Ajo ka referuar gjithashtu punimet e saj në konferenca dhe kongrese kombëtare dhe
ndërkombëtare si: State University of Pushkin, Leningrad: Continuous Education for
Sustainable Development, Lifelong Learning, Rusi, Central Connecticut State University,
në konferencën “International Journal of Arts & Sciences”. Siena, Itali, Konferenca
ndërkombëtare: “Gjuhët, Kulturat, Etnos. Formimi i botës gjuhësore-imazhi, aspektet
filologjike dhe metodike”, Rusia, “Fëmijët e së Ardhmes”, konferencë ndërkombëtare e
organizuar nga Universiteti i Kembrixhit, Angli, etj.

Departamenti i Sociologjisë:

(Kliko për jetëshkrimet)

Përgjegjës DepartamentiProf.As.Dr. Doreta KUÇI

Prof.As.Dr. Doreta KUÇI është shefe në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti I
Shkencave Sociale (Bachelor në Punë Sociale), nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave
Sociale (MSh në Punë Sociale) dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
(Doktoratë në Punë Sociale). Më pare ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në Departamentin
eSociologjisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ajo është autor/autore dhe bashkë-autore më shumë se tetë publikimeve në revista shkencore dhe
konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Si dhe e librit “Sociologji Pune”. Publikimet
e saj ndër të tjera përfshijnë: The Study of Factors Related to Employment, Mediterranean
Journalof Social Sciences, March 2013; Relations Between Gender Issues and Employmentin
MigrationAreasofDurres, Journal of Educational and Social Research, March 2012; Issues
related to Women’s employment in informal areas in Durres, European Scientific Journeal, April
2011.

LektorProf. Dr. Lekë SOKOLI

Lekë SOKOLI (Prof. Dr.) është lektor pranë Departamentit të Sociologjisë, të Fakultetit të
Edukimit, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës. Në periudhën 2016-2021 ai ka kryer edhe
detyrën e Zv.Rektorit për Kërkimin Shkencor dhe Kryetarit të Këshillit Shkencor të UAMD.
Për më se 30 vjet ai është marrë me studime, botime dhe mësimdhënie në fushën e sociologjisë,
filozofisë e shkencave të tjera sociale. Ai është i pari doktor shkencash në Shqipëri në fushën e
sociologjisë, ka qenë themelues dhe drejtues i tre departamenteve të sociologjisë (dy prej të
cilave ishin të parët në historinë e Shqipërisë), si dhe ka udhëhequr hartimin e programeve të
para të studimit në sociologji në Shqipëri.
Ai është, gjithashtu, drejtor themelues i Institutit Shqiptar të Sociologjisë (AIS), president
themelues i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA), si dhe iniciator i themelimit të Forumit
Sociologjik të Ballkanit (BSF) e presidenti i parë i tij.
Ai ka marrë pjesë si referues në më se 100 konferenca shkencore, në Shqipëri dhe vende të tjera
(nga Amerika në Japoni) si dhe është organizator dhe drejtues (Kryetar i Komisionit Shkencore,
ose koordinator i institucioneve bashkëorganizatore) i serisë së konferencave vjetore
ndërkombëtare të AIS-UAMD dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilat zhvillohen në nëntor të çdo
viti në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari etj., pa ndërprerje nga viti 2006 e në vijim.
Ai është autor i rreth 110 artikujve shkencorë të botuar në Shqipëri apo në vende të tjera (SHBA,
Kroaci, Kosovë, Suedi, Bosnje-Hercegovinë, Turqi etj.). Është, gjithashtu, themelues i revistës
shkencore ndërkombëtare “Studime Sociale” [Social Studies], revistë dygjuhëshe (shqip dhe
anglisht) si dhe drejtues i saj prej më se 20 vjetësh, nga viti 1998
(https://www.sociology.al/en/social-studies-journal), organ shkmencor i Institutit të Sociologjisë
dhe Departamentit të Sociologjisë të UAMD – bazuar në marrëveshjen e datës 8 tetor 2018.
Është autor i mbi 25 librave (monografi apo tekste universitare) të botuar (në shqip apo edhe në
anglisht), thuajse të gjitha pionere në fushat respektive në Shqipëri, në fushat e
(I) Sociologjisë Teorike, si: “Sociologjia” (1997), “Themeluesit e sociologjisë” (2000),
“Sociologjia dhe jeta e përditshme, Sociologji publike, I” (2006), “Analiza sociologjike” (2006),
“Mendimi sociologjik shqiptar, 1986-2006, bibliografi (bashkautor), “Hyrje në sociologji” (2008
e 2009), “Refleksione sociologjike” (2008), “Who is who in sociology” (SA, 1-4; USA, 1998),
“A short course of English in Sociology (co-author, 2010);
(II) Problemeve Sociale: “Droga – historia, përkufizime, klasifikimi, efektet, terapia” (1999),
“Divorci – vrojtime e refleksione” (bashkautor, 2001), “Demokracia dhe problemet sociale,
Studime sociologjike, I” (2002), “Interesat dhe harmonizimi i tyre, Sociologji e punës, I” (2003),
“Prostitucioni si profesion, vështrim sociologjik” (2006); “Trafikimi, rasti i Shqipërisë”,
bashkautor (2006), “Varfëria dhe fëmijët në Shqipëri” (bashkautor, 2010), “Probleme sociale
bashkëkohore (2010, 2011), “Representation and the quality of democracy in Albania – a gender
perspective” (co-author, 2007), “Some Present Social Problems of Albania” (2009) (III) Metodave të Kërkimit Shkencore: “Metodat e kërkimit në shkencat sociale” (2009),
Metodat e kërkimit shkencor (2010, 2012, 2013, 2016 & 2023).
Si President themelues i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (Albanian Sociological Association,
ALBSA) ka udhëhequr anëtarësimin me të drejta të plota të saj në Shoqatën Ndërkombëtare të
Sociologjisë (ISA, https://www.isa-sociology.org) dhe Shoqatën Europiane të Sociologjisë, si
dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Kongreset Botërore të Sociologjisë (Japoni, Kanada), apo në
Forumet Botërorë të saj (Turqi, Taivan) etj.
Kontekte:
Mobile: +355694067682
E-mail: lsokoli53@gmail.com
www.sociology.al

LektorDr. Enkelejda Cenaj

Dr. Enkelejda Cenaj është pedagoge e Sociologjisë pranë Departamentit të Sociologjisë,
Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, për më shumë se 12 vjet. Gjatë
këtyre viteve ajo ka mbuluar kurse të Sociologjisë, Sociologjisë së Edukimit, Mendimit
Sociologjik, etj. Ajo mban gradën skencore “Doktor i Sociologjisë” të dhënë nga Universiteti i
Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Ajo është anëtare aktive e Institutit Shqiptar të
Sociologjisë, dhe anëtare e International Sociological Association.
Ajo është autore dhe bashkëautore e disa botimeve në revista shkencore, dhe ka marrë pjesë në
disa konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Disa nga botimet e saj përfshijnë:
✓ Unemployment in Albanian Society as one of the difficult and persistent challenges
faced by Albanian citizens, especially young people, Beder Journal of Educational
Sciences (BJES), Volume 20, Number 1, April 2019 (www.bjes.beder.edu.al)
✓ Homicides within family, as a serious crime threatening our families, in the eyes
of young people today; Interdisciplinary Journal of Research and Development
(IJRD). Volume 5, Numer 3,2018
✓ Bashkejetesa e cifteve ne Qarku n e Kukesit, midis pranimeve dhe refuzimeve;
Studime Sociale, ISSN 2309-3455, Vol. 9, No. 2,2015
✓ Migration, Youth and Social Issues in Albania: Kukes Region Case; Mediterranean
Journal of Social Sciences, Vol 4 No 10, October 2013;

✓ Education and Gender Issues in Albania: Kukes Region Case;
Journal of Educational and Social Research, Vol. 2 (6) April2012;
✓ “Chains that cannot be easily broken: women and divorce in Albania”,
Kukes Region Case; Social Studies, Albanian Institute of Sociology, Vol. 6,
No. 1,2012.

LektorDr. Merlina Koseni (Pograzha)

Dr. Merlina Koseni (Pograzha) ka lindur në qytetin e Durrësit më 22.02.1983. Punon që nga
Tetori i vitit 2007 e në vazhdim si Lektore pranë Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i
Edukimit, Universiteti “Alekdandër Moisiu” Durrës. Ka përfunduar studimet e larta në vitin
2006 në UT, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Filozofi-Sociologji. Në vitin 2010 përfundon
studimet M.s.c për Administrim Publik në “Albanian University”. Në qershor të vitit 2017
mbrojti doktoraturën në fushën e filozofisë, FSHS, Tiranë. Është anëtare e Institutit Shqiptar të
Sociologjisë si dhe pjesëmarrëse në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo është autore e disa artikujve shkencor të botuar në revista brenda dhe jashtë Shqipërisë.

LektorDr. Jak Simoni

Dr. Jak Simoni ka lindur në Lezhë me 25 09.1968. Është laureuar në filozofi në Universitetin
Shtetëror të Milanos dhe ka përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale
të Universitetit të Tiranës. Që prej vitit 2007 është pedagog i brendshëm i disa lëndëve të
karakterit filozofik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, si Hyrje në
filozofi, Logjikë, Filozofi edukimi, Të menduarit kritik etj., gjithashtu prej vitesh është pedagog i
jashtëm në departamentin e Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të
Tiranës. Fusha e kërkimit të tij është logjika. Ai ka marrë pjesë në një seri konferencash
shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka botuar një seri artikujsh në revista shkencore
kombëtare dhe ndërkombëtare.

LektorDr. Matilda Likaj

Dr. Matilda Likaj është lektor në Departamentin e Sociologjisë, pranë Fakultetit të Edukimit, në
Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Punon prej me tepër se 12 vitesh si lektore me kohë
të plotë në universitet të ndryshme private dhe shtetërore. Dr. Likaj zotëron diplomë nga
Universiteti Selcuk (Bachelor në Sociologji), nga Universiteti Selcuk (MSh në Sociologji) dhe
nga Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Sociologji). Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektor,
drejtuese e revistës shkencore, kordinatore programi dhe ka qene aktive më pjesëmarrje në
projekte të ndryshme.
Dr. Likaj është autore në më shumë se njëzetë publikimeve të artikujve në revista shkencore dhe
dyzetë pjesëmarrje dhe publikime në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë publikime në revista te indeksuara me impakt faktori dhe
publikimet e disa projekteve. Ajo është autore e librit „Emigrimi dhe Integrimi social‟.

 

LektorProf. As. Dr. Juljana LAZE

Prof. As. Dr. Juljana LAZE është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga
fillimi i vitit 2007. Ajo është diplomuar në degën Filozofi-Sociologji, pranë Fakultetit të
Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës (2004).
Në vitin 2011, përfundon Masterin ekzekutiv: Menaxhim dhe Drejtim të Institucioneve të
Arsimit të Lartë, pranë Maastricht School of Management, në Hollandë. Në vitin 2014, u
diplomua në drejtësi. Në Prill 2015, mbrojti doktoraturën në fushën e Sociologjisë së Edukimit,
pranë Departamentit të Sociologjisë, Universiteti i Tiranës.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka dhënë mësim në universitete private dhe publike, brenda dhe jashtë vendit në fushën e shkencave sociale, si dhe ka prezantuar punimet e saj shkencore në disa
konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është autore dhe bashkëautore e disa publikimeve
në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtare e Institutit Shqiptar të
Sociologjisë që nga viti 2008 dhe anëtare e International Sociological Association. Interesat e saj
kërkimore janë në fushën e sociologjisë.

LektorDr. Risvan Tërshalla

Risvan Tërshalla është lindur në Dibër më 15.12.1984. Ai zotëron një diplomë Bachelor i
Shkencave në Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Nga po i njëjti
Universitet e Fakultet, mban gradën Masteri Shkencave në Filozofi dhe po aty, ka mbrojtur
gradën Doktor në Filozofi.
Risvan Tërshalla është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i
Edukimit, Universitetit Aleksandër Moisiu” Durrës. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohe ai është
angazhuar edhe si lektor me kohë të pjesshme për disa vite, pranë Departamentit të Filozofisë në
Universitetin e Tiranës.
Risvan Tërshalla është autor dhe bashkë-autor i disa publikimeve në revista shkencore brenda
dhe jashtë vendit, si dhe ka marre pjesë në shumë në konferenca rajonale, kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Interesat e tij në kërkim janë filozofia politike e morale, etika dhe komunikimi.
Mobile: 00355 67 7172841
Email:
risvantershalla@uamd.edu.al
risvantershalla@gmail.com

LektorRamiola KALEMI

Ramiola KALEMI është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Sociologjisë, Fakultetin e
Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale (Bachelor në Punë Sociale), nga Universiteti
i Palermos dhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, (Master Ndërkombëtar i Nivelit të II në
Qeverisje dhe Zhvillim Territorial) dhe ka marrë titullin Doktor i Filozofisë në Shkenca
Shoqërore dhe Humane në Fakultetin e Drejtësisë Shkencave Shoqërore pranë Universitetit
NewYork, Tiranë. Ajo ka përfunduar gjithashtu dhe specializime të ndryshme në fushën e
shkencave shoqërore të tilla si; Studime dy- vjeçare socio-politike “Demokracia dhe Zhvillimi
Vendor”, si edhe specializimi 3- vjeçar i avancuar në studime mbi shkollën e Psikoterapisë
Konjitiv – Bihevjorale. Dr. Kalemi përgjatë ushtrimit të këtij profesioni për më shumë se dhjetë
vite, ka dhënë mësim në lëndë të ndryshme si; Komunikim; Komunikim në Publik;
Ndërmjetësim Edukues dhe Kulturor; Sociologji, Antropologji Sociale, etj.
Më parë ka ushtruar profesionin si punonjëse sociale e përfshirë në projekte të ndryshme zbatuar
nga OJQ në qytetin e Durrësit si dhe pranë institucioneve te Gjykatës së rrethit sikurse edhe
pranë Prokurorisë se rrethit të Durrësit, ndërsa angazhohet si specialiste promocioni në
Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës për rreth 3 vjet. E shohim në pozicione drejtuese në
projekte si “Menaxhim i Integruar i Mbetjeve Urbane në Porto Romano; “Ndryshimi i
perceptimit të roleve gjinore në familjet shqiptare” etj. Gjithashtu, Dr. Ramiola Kalemi është
autore dhe bashkë-autore disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale,

kombëtare dhe ndërkombëtare.

Departamenti i Psikologjisë:

(Kliko për jetëshkrimet)

Përgjegjës DepartamentiProf.As.Dr.Blerina XHAKOLLI (REÇI)

Profesore e Asociuar në Shkencat Sociale, Prof.As.Dr.Blerina XHAKOLLI (REÇI) që nga viti
2016 është Përgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë Fakulteti i Edukimit në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Zotëron gjithashtu titullin e Ndërmjetëses Kulturore. Ka një
aktivitet të pasur kërkimor shkencor, si pjesmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombtare,
botime të hulumtimeve shkencore si edhe botime të teksteve literaturë universitare. Fusha e
studimit të saj dhe kërkimit shkencor lëvron në shkencat e edukimit duke përfshirë fenomenet
psikosociale të shoqërisë sonë dhe individit, cështje të familjes, politikave dhe gjithëpërfshirjes
sociale, si dhe ceshtje te integrimit dhe femoneve kulturore.
Kontributi i saj në komunitet ashtu sikurse dhe në auditor është i rëndësishëm dhe duke qenë në
kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë dhe të rejat ajo është një përkrahëse dhe mbështetëse e tyre në
cdo kohë. Ndjeshmëria sociale dhe kontributi i saj në komunitet kanë një impakt shumë pozitiv
dhe janë një vlerë e shtuar në profesionin e saj.
Mobile: 0694044255
email: blerinaxhakolli@uamd.edu.al blerina.xhakolli@gmail.com

LektorProf.Dr. Liljana Reçka

Prof.Dr. Liljana Reçka është lektore në Departamentin e Psikologjisë, Fakulteti i
Edukimit,Universiteti“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i
Tiranës (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega: Gjuhë Ruse), Kurs Pasuniversitar në Psikologji-
Pedagogji, nga Universiteti i Tiranës , Doktoratë nga ISP, Tiranë , “Advanced Certificate in
Teaching”, Pace University , New York, USA, njeh (me dëshmi përkatëse) disa gjuhe: rusisht,
anglisht, italisht dhe frëngjisht.
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e zv/rektores dhe përgjegjëses të Departamentit të Edukimit dhe
Metodologjisë së Mësimdhënies në FESHS në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Prof.Dr. Liljana Reçka është autore e shumë teskteve universitare dhe ka marrë pjesë në mbi 10
studime indivuduale dhe me bashkëautorë.
Mobile: 069405770
e-mail: liljanarecka@yahoo.com

LektorProf.Asoc.Dr. Sokol Pacukaj

Prof.Asoc.Dr. Sokol Pacukaj mban postin e zevendes Rektorit te Uamd-se qe nga viti 2020.
Ka kryer studimet e larta ne Universitetin e Romes La Sapienza ne vitet 2002-2006 ne Shkenca
komunikimi dhe Sociologji, studimet master dhe studimet e Doktoratures ne vitet 2008-2011, në
Universitetin Lasapienza Romë, Itali. Ne shkurt te vitit 2015 merr titullin Profesor i Asociuar. Prof.
Paçukaj ka publikuar nje numer te konsiderueshem artikujsh shkencore ne revista nderkombetare si
edhe ka marre pjese ne shume konferenca nderkombetare ne Shqiperi dhe jashte sajdhe ështe anetar
i bordit shkencor te disa revistave shkencore nderkombetare dhe koordinator i qendres mesdhetare
per studime sociale me qender ne Rome.
Mobile: 0696828577
e-mail: sokolpacukaj@gmail.com

LektorDr. Adisa TELITI

Dr. Adisa TELITI është lektore pranë Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,
Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Psikologji) (2009), nga
Universiteti i Tiranës (Msc. Psikolog shkollor/organizacional) (2011) dhe Universiteti Tiranës
(Doktoratë në Punë Sociale) (2015)..Është autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetë
publikimeve në revista shkencore dhe mbi dymbëdhjetë konferenca rajonale, kombëtare dhe
ndërkombëtare. Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë publikime në revista të indeksuara me
faktor impakti
Mobile: 0699702588
e-mail: adisateliti@gmail.com

LektorDr. Daniela Meçe

Dr. Daniela Meçe është lektore në Departamentin e prej më shumë se 12 vjetësh. Ajo zotëron një
diplomë Bachelor në Psikologji nga Universiteti i Tiranës, Master në Psikologji Këshillimi dhe
Doktoraturë në Psikologji po nga Universiteti i Tiranës. Ajo është bashkë-autore më shumë se 30
publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për tema
si: Komunikimi i adoleshentëve, stresi e depresioni, etj.
Mobile: 0692196492
e-mail: danielamece@gmail.com

LektorDr.ENEIDA Zallika

Dr. ENEIDA Zallika përfunduar studimet bachelor dhe master shkencor në Punë Sociale dhe Politikë Sociale 
pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Në korrik të vitit 2016 ka marrë gr
adën shkencore “Doktor” Që prej vitit 2013 është e angazhuar si pedagoge me kohë të plotë në
Departamentin e Psikologjisë. Pjesëmarrëse në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si
edhe në revista shkencore me artikuj smbi ndikimin e papunësisë së prindërve në rezultatet e
fëmijve në shkollë, legjislacionin mbi mbrojtjen e fëmiëjve dhe t ërinjve, etj.
Mobile: 0672644667
e-mail: eneidazalli@hotmail.com

LektorDr. Oriola Hamzallari

Dr. Oriola Hamzallari është lektore pranë Departamentit të Psikologjisë që prej vitit 2007. Ajo ka
kryer studimet universitare dhe pas universitare në psikologji, në Universitetin e Tiranës. Mbas
fitimit të gradës Doktor Shkencash, Oriola ka kryer një specializim kërkimor në Northern Illinois
University, duke fituar bursën Fulbright. Fokusi kërkimor i saj, lidhet me mekanizmat emocional
prindëror që ndikojnë vetë-efikasiteti, njohuritë prindërore si dhe proceset e rregullimit emocional
tek fëmijët e vegjël. Oriola ka publikuar disa artikuj shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,
si dhe ka qenë pjesë e shumë konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare,.
Mobile: 0688157184
e-mail: oriolahamzallari@gmail.com

LektorDr.Kalie Kërpaçi

Dr.Kalie Kërpaçi zotëron diplomë nga Universiteti Kombëtar Kapodistrian i Athinës (Bachelor në
Psikologji dhe Master Shkencor në Shkenca Politike dhe Sociologji). Gjithashtu, ka mbaruar
studimet doktorale me fokus emigracionin e kthyer shqiptar në Universitetin Harokopoio, Athinë.Kalie Kërpaçi ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare kryesisht jashtë Shqipërisë.
Interesat kerkimore të saj fokusohen në çështje të emigracionit, emigracionit te kthyer dhe edukimit,
si dhe rreth ndryshimeve sociale, kulturore dhe fetare në periudhën e tranzicionit si dhe cilësisë e
aksesit te grupeve vulnerabël në shërbimet shëndetësore.
Mobile: 0694417630
e-mail: kkerpaci@gmail.com

LektorDr. Reçi

MIRJAM REÇI
Dr. Reçi eshte diplomuar në Filozofi, Sociologji dhe Gjuhë dhe Letërsi Shqipe nga Universiteti i
Tiranës në vitin 1998. Ajo ka master dhe doktoraturë në Studime Evropiane pranë ISE . Dr. Reçi ka
asistuar shumë organizata në Qarkun e Durrësit përmes këshillimit, trajnimit dhe lehtësimit të një
shumëllojshmërie projektesh dhe aktivitetesh. Përvoja e gjerë e Dr. Reçi me organizatat lokale
joqeveritare dhe sektorin në tërësi, e kanë aftësuar në shkrim, aplikim e zbatim projektesh,
identifikimin e partnerëve, përshtatjen e planeve për zbatimin e projekteve në një kulturë shqiptare
dhe sjelljen e një perspektive të rëndësishme udhëheqëse..
Mobile 068 262 9527 |
Email: miriamreci@yahoo.com

LektorMsc.Diana Mone

Msc.Diana Mone zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës,Bachelor në Shkenca Sociale,
Filozofi – Sociologji, nga Universiteti i Tiranës MSh në Psikologji- Pedagogji, dhe në Universitetin
e Tiranës (në vazhdimësi ) Doktoratë në Sociologji. Për të kompletuar dijet në fushat shoqërore ,
studioi për Drejtësi në Universitetin e Vlorës duke u diplomuar si Juriste. Punon në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, që prej vitit 2008. Diana Mone është autore dhe bashkë-autore i disa
punimeve shkencore dhe më shumë se 40 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca
rajonale,kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mobile: 0695650854
e-mail: diana green81@yahoo.com

Departamenti i Gjuhëve të Huaja:

(Kliko për jetëshkrimet)

QEV:

(Kliko për jetëshkrimet)