Universiteti “Aleksandër Moisiu” angazhohet maksimalisht duke përcaktuar kështu dhe mënyrat, mjetet dhe masat konkrete të nevojshme për realizmin dhe fuqizimin dhe si një garanci për arritjen e synimeve strategjike në fushën e kërkimit shkencor brenda UAMD-së.
Plani i veprimit që UAMD do ndërmarrë për secilën nga objektivat strategjikë është renditur përmbledhtazi si më poshtë:
Objektivi 1. Forcimi dhe nxitja e veprimtarisë kërkimore shkencore sa më cilësore si dhe krijimi i një sistemi mjedisor i bazuar në ekselencë do të synohet përmes:
– Shndërrimit të Universitetit Aleksandër Moisiu në një universitet të bazuar në kërkimin shkencor (Research-based University); hartimi, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), i kritereve të vlerësimit të një universiteti të bazuar në kërkimin shkencor dhe orientimi i gjithë punës mësimore e kërkimore-shkencore në përmbushjen e tyre; shndërrimi i UAMD-së në një model kombëtar e më gjerë.
– Krijimi i një komuniteti akademik (në nivel departamenti, fakulteti e më gjerë), bazuar në parimet e barazisë në të drejta, detyrime e përgjegjësi, ku çdonjeri është në qendër dhe të gjithë janë bashkëpunues me të gjithë; nxitja e projekteve kërkimore dhe botuese (individuale e në grupe, bashkë-autorësi), si dhe organizimi i planifikuar i veprimtarive shkencore-kulturore, duke nisur me ato për njohjen dhe promovimin e krijimtarisë shkencore të njëri-tjetrit;
– Integrimi real i mësimdhënies me kërkimin shkencor duke e konsideruar këtë si domosdoshmëri për të përballuar sfidat e shkollimit universitar, në kushtet kur shkolla (duke përfshirë universitet), e ka humbur monopolin e të qenit informuesi i vetëm dhe kur studentët kanë akses informativ aq sa edhe vetë pedagogët e tyre. Sfida e sotme nuk lidhet me informimin e studentit të painformuar, por me formimin e studentit të informuar. Kjo kushtëzon: (a) leksione që dalin edhe nga kërkimi i drejtpërdrejtë; (b) përfshirjen e studentit në projekte kërkimore të përbashkëta me pedagogun e të drejtuara prej tij; (c) shndërrimin shkallë-shkallë të raportit “pedagog-student” në “udhëheqës-kërkues”, sidomos në nivelin master e doktoraturë; (d) rivlerësim të lëndëve që lidhen drejtpërdrejt me kërkimin (siç janë: Metodat e kërkimit shkencor etj.);
Objektivi 2. Nxitja e vazhdueshme e kualifikimit të stafit akademik do të realizohet përmes:
-Forcimit të strukturave për kërkimin shkencor, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin e lartë e kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH (në vijim Ligji 80/2015).
-Përmbushja e standardeve për statusin “Universitet”, në përputhje me kërkesat e nenit 18 të ligjit 80/2015, si dhe përmbushja e kritereve për dhënien e titujve “Profesor” e “Profesor i Asociuar”, në përputhje me kërkesat e nenit 60 të këtij ligji (“titujt akademikë”), si dhe akteve nënligjore..
– Konstituimi i Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik (‘Këshilli i profesorëve’), në përputhje me kërkesat e nenit 46 e 60 të ligjit 80/2015, si dhe fillimi i punës për promovimin e personelit akademik dhe dhënien e titujve “Profesor” dhe “Profesor i asociuar” – bazuar në VKM “Për standardet shtetërore dhe kriteret për fitimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore” (aktualisht draft).
–Vazhdimi i programeve të doktoraturës të riorganizuara sipas kërkesave ligjore në Fakultetin e Biznesit, gjatë vitit akademik 2021-2022 e në vijim, si dhe hapjen e programeve të reja të doktoraturës në dy fakultet të tjera: Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike, nga viti akademik 2021-2022. Me qëllim që çdo departament/njësi bazë të jetë qendër graviteti e veprimtarisë kërkimore-shkencore.
–Kategorizimi (mbi bazën e një pyetësori) i personelit akademik në përputhje me kërkesat e nenit 59 të ligjit 80/2015 në personel akadmik “me orientim mësimor” dhe “me orientim kërkimor-shkencor”, bazuar në intersat vetjake akademike të çdo anëtari të personelit akademik; krijimi i mundësive për harmonizimin e interesave për kualifikim shkencor vetjak (hierarkia akademike), me realizimin e projekteve kërkimore të institucioneve të UAMD.
-Përzgjedhja e Drejtuesit të Kërkimit në çdo njësi bazë, nga personeli akademik “me orientim kërkimor-shkencor”, bazuar në kriteret e të qenit bashkëpunues (1), ndër pedagogët me titullin më të lartë akademik (2), me përvojë në kërkimin shkencor (3) dhe mundësisht me përvojë në promovimin e personelit akademikë (4).
-Standardizimi i ‘profilit të pedagogut’ në përputhje me kërkesat e ligjit 80/2015, akteve nënligjore dhe, në zbatim të tyre, të standardeve të vlerësimit të IAL nga AKKSHI dhe vendosja si zë më vete i profilit të çdo pedagogu në faqen zyrtare të UAMD (sipas departamenteve).
– Vlerësimi me pikë/kredite e me kritere unike i veprimtarisë kërkimore-shkencore e botuese, për çdo vit akademik e për çdo pjesëtar të personelit akademik.
-Rritja e vëmendjes mbi metodologjinë (metodat e kërkimit shkencor), vendosja e një raporti të drejtë midis dijes teorike dhe dijes metodologjike; respektimi i kërkesave etike të kërkimit shkencor, në mënyrë të veçantë shmangia e plagjaturës, duke respektuar “Kodin e etikës së kërkimit shkencor” të UAMD -së.
-Për nxitjen dhe drejtimin e kërkimit shkencor në UAMD, në zbatim të kërkesave të ligjit 80/2015 (sidomos neni 8, por edhe nenhet 12, 13, 93-96 etj.), krijimi i Këshillit të Nxitjes e Menaxhimit të Kërkimit Shkencor” (KKSH), si organ këshillmor për veprimtarinë kërkimore shkencore, pranë Rektorit të universitetit. Organizimi, funksionimi, kohëzgjatja si dhe shpërblimi i anëtarëve miratohen nga Rektorati.
Objektivi 3. Stimulimi i studentëve ekselentë në projekte kërkimore shkencore do të realizohet përmes:
-Përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, e konsideruar si mundësi “e artë” për të realizuar objektivat të kërkimit shkencor (1), si kërkesë për formimin e tyre profesional dhe qytetar (2), si rrugë për të rritur shkallën e përvetësimit të programeve mësimore (3), si një mënyrë për pasurimin e CV-në e tyre që në kohën e studimeve universitare (4) dhe orientimin e tyre në tregun e punës
Objektivi 4. Bashkëpunimi me aktorë të jashtëm për hartimin e strategjive dhe plani i një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social do të ketë në fokus:
-Përputhjen sa më të madhe të temave të doktoraturave me prioritetet e zhvillimit rajonal e kombëtar (politik, ekonomik, pedagogjik, social, shëndetëor, inxhinierik etj.), si dhe aplikimi për sponsorizimin e këtyre projekteve pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) apo institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
– Zhvendosjen e qendrës së gravitetit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në njësitë bazë (departamente e qendra) si dhe renditja e UAMD – mbi bazën e vlerësimit të jashtëm periodik të veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë – në krye të hierarkisë universitare të Shqipërisë. Kjo do të thotë që çdo departament/njësi bazë të renditet në krye të listës së të ngjashmëve të vet në universitet shqiptare.
-Përcaktimin e prioriteteve të kërkimit shkencor nga departamentet/qendrat; përcaktimi i objektivave të veprimtarisë kërkimore të çdo anëtari të stafit akademik, të përshkallëzuara (vjetore e për periudhën 2020-2025), duke synuar përputhjen e objektivave të kualifikimit shkencor vetjak me objektivat kërkimore-shkencore të departamentit/fakultetit.
Objektivi 5. Financimi dhe sigurimi i aksesit të kërkuesve shkencorë në burime dhe infrastrukturën e nevojshme. UAMD duhet të luajë një rol të rëndësishëm në:
-Përcaktimin e fushave prioritare të kërkimit me interes për zhvillimin rajonal e kombëtar dhe aplikimi për sponsorizimin e tyre, në fusha që përputhem me strukturën e UAMD (çdo fakultet/departament një fushë prioritare kërkimi), të tilla si:
- Ekonomi/ shkenca ekonomike (biznes/sipërmarrje, financë-kontabilitet , turizëm, menaxhim, marketing);
- Shkenca sociale e humane (Edukim/Pedagogji, Sociologji/Probleme Sociale, Psikologji/Shërbim psikologjik, Gjuhësi, Letërsi);
III. Shkenca politike e juridike (Drejtësi, Administrimi Publik/Administratë, Shkenca Politike, Shkenca komunikimi);
- Teknologji & Informacion (Shkencave Kompjuterike, Teknologji Informacioni)
- Shkenca Mjeksore (Mjeksi – ShëndetPublik)
- Shkenca të natyrës& inxinierike (ShkencaInxhinierike, Mekanikë, Transport)
-Realizimi, nga viti akademik 2020-2021 e në vazhdim, i kërkesës që çdo departament të menaxhojë fondet bazë të kërkimit shkencor, si dhe fonde të tjera që gjenerohen nga burime të ligjshme, publike ose jopublike, kombëtare ose ndërkombëtare (në përputhje me kërkesat e ligjit 80/2015, neni 25, pika 10).
-Duke e konsideruar partneritetin si çelësin e suksesit të një universiteti, UAMD synon zgjerimin e partneritetit me çdo institucion që mund të ndihmojë në përmbushjen e misionit të tij, që nga organizgatat lokale deri te OKB, duke përfshirë partnerë strategjikë (1), partnerë institucionalë (2), partnerë sipërmarrës (3), partnerë ambasadorë të UAMD (4) etj.
-Vendosja e marrëdhënieve të partneritetit të qëndrueshëm me institucionet vendore të juridiksionit të Bashkive, sipas përkatësisë (Fakulteti i Edukimit me Shkollat e Mesme e institucione të tjera arsimore; Fakulteti i Biznesit me institucionet respektive dhe sipërmarrjet; Departamenti i Mjeksisë me institucionet shëndetësore etj.), si dhe hartimi i planeve për aktivitete të përbashkëta.
-Vendosja e partneritetit (të bazuar në marrëveshje) me institucionet arsimore, si Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR), shkollat e niveleve të ndryshme, me fokus kryesor shkollat e mesme – ku formohen studentët potencialë të UAMD-së: ‘studentë potencialë’–‘studentë aktivë’–‘studentë alumni’.
Objektivi 6. Ndërkombëtarizimi i kërkimit shkencor përmes partneriteteve në projekte dhe programe të përbashkëta me Universitete dhe Institute kërkimore ndërkombëtare do të fokusohet në:
– Nxitjen e krijimit të instituteve kërkimore-shkencore apo qendrave për kërkim shkencor, me status SME apo OJF, nga anëtarë të personelit akademik në juridiksionin e UAMD- së, duke synuar së pari në krijimin e institucioneve homologe me universitete e partnerë të tjerë ndërkombëtarë me të cilat UAMD ka apo synon të ketë marrëveshje bashkëpunimi, ka realizuar apo synon të realizojë projekte kërkimore e programe studimi të përbashkëta, si dhe me universitete me të cilat anëtarë të personelit akademiktë UAMD kanë kryer studimet, apo kanë lidhje profesionale.
-Vendosja e partneritetit të ngushtë me institucione kërkimore-shkencore, trajnuese, botuese, të shërbimeve psiko-sociale apo komunitare, si dhe me organizata mendore të shoqërisë civile (think-tank) me status NGO (OJF) etj., të krijuara e të drejtuara nga anëtarë të personelit akademik të UAMD- së, për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të përbashkëta, duke përmbysur konceptin (deri më sot dominues) nga “konflikt interesi” në “përputhje interesi”. Duke gjykuar rast pas rasti dhe në përputhje me shkallën e bashkëpunimit të derisotëm të shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tyre në juridiksionin e UAMD- së.
-Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë e UAMD-së që merret mirëfilltazi me nxitjen, koordinimin dhe realizimin e projekteve e programeve të bashkëpunimit, në nivel kombëtar e ndërkombëtar, si dhe me zbatimin e tyre në bashkëpunim me partnerët dhe strukturat e UAMD, të fokusohet në drejtime si:
- a) Rritja e kapaciteteve institucionale e njerëzore dhe krijimi i kushteve për tu përfshirë gjerësisht në programet ndërkombëtare të kërkimit shkencor, si dhe përfitimi prej tyre për të përmirësuar infrastrukturën kërkimore, e për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
- b) Angazhimi,në mënyrë të veçantë, për përfshirjen e UAMD-së, njësive të tij kryesore dhe bazë si dhe çdo pedagogu të disponueshëm, në projekte dhe programe të ndryshme, përmes të cilave krijohen përvoja akademike dhe gjenerohen të ardhura, të tilla si:
- c) Programe të shkëmbimeve afatshkurtra për pedagogët dhe studentët, me mbështetjen financiare të programit “Erasmus +”të sponsorizuar nga Komisioni Evropian;
- d) Programe, në bashkëpunim me Universitete të rajonit dhe Evropës për të siguruar mobilitetin e pedagogëve dhe sudentëve (http://erasmusplus.al/sq/?p=1268)
- e) Angazhimi për të siguruar lidhjet ndërkombëtare, sidomos me Universitetet Evropiane për të patur akses në dy shtylla të rëndësishme të programeve kuadër të BE-së: (i) Erasmus+, për rritjen e kapaciteteve për arsimin e lartë; (ii) dhe Horizon Europe për kërkimin shkencor, për të siguruar më shumë mundësi trajnimi për stafin akademik dhe administrativ, për mbështetje në pajisje dhe laboratore sipas prioritetit të nevojave që do të përcaktohen (http://erasmusplus.al/sq/?p=1268);
- f) Aplikimi për programet e Kërkimit Shkencor dhe të ciklit të tretë të studimeve pranë Marie Skłodoëska-Curie Action/Programs (MSCA), programe që garantojnë mbështetje financiare për zhvillimin e kapaciteteve të stafit akademik përkërkimin shkencor, si dhe në pasurimin e bibliotekës së UAMD me literaturëne nevojshme për pasurimin e syllabuseve (http://ec.europa.eu/research/mariecurieactions/);
- g) Ndërmarrja e një fushate për përfshirjen e pedagogëve të UAMD në programet e MSCA, si dhe regjistrimi mundësisht i çdo pedagogu në portalet e CORDIS (dhe jo vetëm) duke shprehur disponibilitetit për t’u përfshirë në projekte ndërkombëtare.
- h) ‘Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit’ dhe shqyrtimi i mundësive për krijimin dhe realizimin e programeve të përbashkëta të studimit me universitete të huaja.
- i) rritja e numrit të profesorëve dhe studiuesve të huaj nga universitetet prestigjoze të panoramës ndërkombëtare, por edhe rekrutimi i studentëve të huaj.
Në vëmendjen e Institucionit do të jetë edhe ndërkombëtarizimi i doktoraturave, kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet forcimit të dimensionit ndërkombëtar, të bashkëpunimi efektiv në nivel shkencor me Universitetet e huaja, pasi kërkimi shkencor po bëhet gjithmonë e më shumë i hapur dhe i ndarë me të gjithë.
Në nivel ballkanik – ndërtim i marrëdhenieve të bashkëpunimit me universitetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të zgjeruar mundësinë e aplikimeve ndërkufitare dhe transnacionale, përfitimin e ndërsjelltë në kuadër të procesit të aderimit në Bashkimin Europian; aplikimet në nivel rajonal të projekteve zhvillimore nën programe si IPA CBC/ INTERREG etj., për të rritur influencën dhe zgjeruar partneritetin në nivel ballkanik,
Në nivel ndërkombëtar – rrjetëzim me vende anëtare të OSCE-së, zgjerim të marrëveshjeve me universitete dhe agjenci kërkimore të huaja; eksplorim të teknikave të reja në mësimdhënie, mësimnxënie dhe transferim dijesh dhe praktikash pozitive, duke e bëre UAMD-në të jetë më i konkurueshëm,
Objektivi 7. Përmirësimi dhe shtimi i aksesit në rezultatet e kërkimit shkencor dhe veprimtarive shkencore do të realizohet përmes:
–Zgjerimit të bibliotekës së UAMD-së (të njësive kryesore të tij) me libra shkencorë; abonimi në periodikë shkencorë (hard copy, apo online), si dhe sigurimi i aksesit në të paktën 2 (dy) biblioteka online.
-Organizimi me një program të veçantë i “Java e librit në UAMD” në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Librit (17-23 prill të çdo viti), duke synuar mundësisht pjesëmarrjen e çdo pedagogu dhe studenti në të paktën një veprimtari të kësaj jave, si: promovime të librave të veçantë apo serisë së botimeve të autorëve, forume të librit, simpoziume apo sesione – shoqëruar me vlerësime kritike, çmime etj.
– Shqyrtimi i mundësive për themelimin e “UAMD Publishing House” (UAMD Press) si shtëpi botuese e librit universitar, si dhe i “Librarisë Universitare UAMD”, kjo për botimin e librave universitarë dhe për menaxhimin e shitjeve, duke synuar njëherësh plotësimin e standardeve akademike të mësimdhënies dhe gjenerimin e të ardhurave për kërkimin shkencor.
-Botimi i të paktën dy revistave shkencore (periodikë) të UAMD, të veçanta apo në partneritet me institucione që kanë revista shkencore të certifikuara si të tilla, me status akademik të pranueshëm për kualifikimin shkencor të personelit akademik dhe marrjen e titujve shkencorë (revista të regjistruara edhe në Katalogun Kombëtar të Botimeve, siç parashikon VKM “Për standardet shtetërore dhe kriteret për fitimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore).
-Organizimi perodikisht i: Konferencë shkencore ndërdisiplinore ndërkombëtare (në anglisht), bazuar në standardet akademike ndërkombëtare, me thirrje të hapura të publikuara në sajtet ndërkombëtare të konferencave jo me vonë se një vit para zhvillimit të tyre (shoqëruar me proceedings etj.); Konferenca shkencore ndërkombëtare sipas fakulteteve, bazuar në standardet akademike ndërkombëtare, me thirrje të hapura (me proceedings etj.); Konferencat seriale vjetore të Studimeve Master, bazuar në punimet e diplomave.
-Shoqërimi me lëvizje sociale, kulturore, sportive, mjedisore etj., për gjallërimin e gjithë jetës universitare, si “Lëvizje për një Shoqëri të Mirë”, “Njih Vetveten” (njohja e trashëgimisë kulturore e moralo-psikologjike të shqiptarëve si dhe i trevave e zonave me vlera të veçanta turistike), lëvizja kulturore universitare, Universiada UAMD, stafeta studentore-akademike ndër universitetet shqipfolëse, stafeta e universiteteve përgjatë rrugës “Egnatia” (Romë-Bari-Durrës-Elbasan-Strugë-Manastir-Selanik-Stamboll) etj., etj.
-Orientimi dhe përafrimi sa më i madh i veprimtarive shkencore-kulturore në UAMD, me kalendarin e ngjarjeve ndërkombëtare (sipas përcaktimit të OKB) si dhe kalendarin e ngjarjeve të veçanta (mbarë)kombëtare, kjo si për domethënien që kanë, ashtu edhe impaktin mediatik.
-Pasqyrimi i aktiviteteve në kohë reale në faqen zyrtare të UAMD dhe të organizatave e institucioneve partnere, si dhe mediatizimi i aktiviteteve dhe gjithë veprimtarisë së UAMD në të gjitha format e mundshme (media, media sociale, ëeb-e), për rritjen e impaktit, propogandimin e ofertës UAMD, si dhe për rritjen e imazhit publik të Universitetit Aleksandër Moisiu.
Objektivi 8 Financimi i projekteve kerkimore shkencore dhe i botimeve ne revista te indeksuara me faktor impakti dhe ne databazen e SCOPUS.
– Per realizimin e ketij objektivi, ne UAMD eshte miratuar rregullorja e kerkimi shkencor ne Senat ku jane percaktuar qarte menyrat e financimit te artikujve shkencore ne revista te cilat jane te indeksuara nga Clarivate Analytics ne Journal Citation Report dhe i revistave te indeksuara nga Scopus. Rregullorja e kerkimit shkencor percakton qarte gjithashtu edhe procedurat e marrjes pjese ne projekte kerkimore shkencore te financuara nga UAMD duke nisur nga thirrja per projekte deri ne implementimin e plote te projekteve dhe ne publikimin e rezultatete finale.