Njoftohen studentët e ciklit të parë të studimeve Bachelor, të programeve të studimit 2-vjeçare me karakter profesional, të ciklit të dytë Master i Shkencave dhe Master Profesional që mund të shkarkojnë online nga faqja e tyre e sistemit Pitagora vërtetimet si më poshtë:
- Vërtetim i thjeshtë
- Vërtetimin e notave
- Vërtetimin për përfundimin e studimeve për studentët e diolomuar.
Ky shërbim u mundësohet vetëm studentëve që janë të pajisur me numër matrikulli.
Në rastet kur studenti nuk është i pajisur në sistem me numrin e matrikullit, shkarkimi nuk realizohet dhe studenti orientohet me anë të një mesazhi nga sistemi që duhet t`i drejtohet sekretarisë mësimore.
