Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit të ciklit të dytë Master Shkencor në “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara” ofron një kurrikul të plotë profesionale dhe akademike. Ky program studimi ndërthur fushat kryesore akademike me praktikat dhe teknologjitë aktuale. Programi i studimeve është hartuar dhe realizohet duke u bazuar në përvojën më të mirë të universiteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në praktikat më të mira të përcaktuara në kuadrin e Procesit të Bolonjës. Studentët përveç anës profesionale, kanë mundësi të specializohen më tej në planifikimin dhe projektimin e të ardhmes së tyre shkencore. Studentët që diplomohen në Master Shkencor, përgatiten për të vazhduar karrierën në një gamë të gjerë specialitetesh në fushën e Programimit dhe Zbatimit të Aplikacioneve, ndër të cilat më kryesoret mund të përmendim: Gjuhët e Programimit (C, C++, JAVA); Zhvillimi dhe menaxhimi i faqeve të Web-it (HTML, JavaScript, PHP, XML); Sistemet multimediale; Krijimi, Menaxhimi dhe administrimi i bazave të të dhënave; Zhvillim Software-sh; Sistemet e informacionit në menaxhim (MIS). Gjithashtu kanë mundësi shumë të mira të vazhdojnë studimet doktorale në drejtimin që ata dëshirojnë.
Qëllimi i programit
Qëllimi kryesor i këtij programi studimi është të përgatisë studentët në nivel shkencor me njohuri të reja në: programim, zbatimin e aplikacioneve, komunikimin, menaxhimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e software-ve, zhvillimin e website-ve, etj. Studentët duhet ta zgjedhin këtë drejtim studimi, pasi është një degë në zhvillim dhe ofron mundësi te mira punësimi. Kjo kurrikul gjithashtu, shërben si një shtysë për t’i drejtuar studentët drejt çertifikimeve në këtë fushë. Studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet doktorale dhe kërkimin shkencor.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Një student që përfundon studimet master në Shkenca Kompjuterike të Aplikuara, mund të punësohet kryesisht në fushën e programimit dhe databaza-ve, konkretisht në këto pozicione pune:
Gjithashtu mund të punësohet si asistent lektor pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë.
This will close in 0 seconds